Connect with Us

Si janë të organizuar talebanët?

Bota

Si janë të organizuar talebanët?

Publikuar

-

Pas dy dekada luftërash pothuajse të vazhdueshme dhe shkatërrimesh, talebanët tashmë po përballen me nevojën për të kuptuar se si të qeverisin kombin e pazhvilluar dhe të varfëruar që sapo kanë rimarrë. Por një pasqyrë e parashikimeve se si mund të rrjedhin ngjarjet, mund të krijohet duke i hedhur një vështrim më të ngushtë udhëheqjes dhe strukturës organizative të grupit si dhe qeverisë paralele në hije që ata krijuan për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme. Rikrijimi i këshillit drejtues të talebanëve pas 11 shtatorit Ardhja e talebanëve në krye të vendit gjatë javëve e fundit, ishte po aq e shpejte sa edhe rënia e tyre nga ndërhyrja e forcave të koalicionit ndërkombëtar në vitin 2001. Ndërhyrja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara shkatërroi komandën organizative të talebanëve dhe shporri udhëheqjen e tyre. Luftëtarët e talebanëve u përzjenë me popullsinë ose u zhvendosën me refugjatët në Pakistanin fqinj. Sipas një libri të shkruar nga një anëtar i lartë i talebanëve, Abdul Hai Mutmain, në vitin 2016, vetëm në maj 2002 udhëheqësi i tyre suprem, mullah Muhammad Omar, ishte në gjendje të mblidhte disa ndihmës të lartë dhe të krijonte një këshill udhëheqës për të drejtuar rezistencën kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Anëtarët e atij këshilli ishin Mullah Akhtar Muhammad Usmani, Mullah Abdul Lateef Mansur, Mullah Akhtar Muhammad Mansur, Mullah Dadullah Khund, Mullah Jalaluddin Haqqani, Mullah Abdul Kabeer, Mullah Hamdullah Nani, Mullah Muhamman Hhamham Hass Ameer Khan Mutaqi. Mullah Abdul Ghani Baradar dhe Mullah Obaidullah Akhund u emëruan emirët (titull i lartë) e parë dhe të dytë të tij. Këshilli udhëheqës shërben më tepër si një kabinet qeveritar që drejton të gjitha çështjet e grupit duke iu nënshtruar miratimit nga udhëheqësi suprem. Në shkurt të vitit 2007 Obaidullah Akhund u arrestua nga agjencitë e inteligjencës pakistaneze dhe u pasua nga Akhtar Muhammad Mansur si zëvendës i Mullah Baradarit. Zbulimi pakistanez e arrestoi Baradarin tre vjet më vonë, dhe Mansur e pasoi atë si nënkryetar suprem dhe kreu i këshillit udhëheqës. Pasi talebanët njoftuan vdekjen e Mullah Omarit në 2015, Mansur u bë udhëheqësi suprem i talebanëve dhe emëroi dy zëvendës - Shaikh Hibatullah Akhundzada, emiri aktual i talebanëve dhe Mullah Sirajuddin Haqqani - kreu i rrjetit Haqqani. Pas vrasjes së Mansurit nga një sulm amerikan me dron në maj 2016 në Pakistan, Shaikh Akhundzada e pasoi atë dhe emëroi Mullah Yaqoob Omari, djalin e emirit themelues të tij, Mullah Umar - të shërbejë si zëvendës përkrah Haqqanit. Kur Baradari u lirua nga një burg pakistanez në 2018, Akhundzada e bëri atë një zëvendës të tretë përgjegjës për çështjet politike. Kjo strukturë udhëheqëse mbetet në vend, me Shaikh Hibatullah Akhundzada që shërben si udhëheqës suprem, i ndihmuar nga tre zëvendës - Mulawi Yaqoob Umari, Shaikh Sirajuddin Haqqani dhe Mulawi Abdul Ghani Baradar. Burokracia talebane Muhammad Ahsas, një zyrtar i talebanëve në dijeni të ketyre çështjeve, i tha Zërit të Amerikës se talebanët i kanë ndarë 34 provincat e Afganistanit në dy degë administrative, në jug dhe juglindje. Jugu përfshin 14 provinca dhe bie nën autoritetin e Umarit. Juglindja përfshin 20 provincat e mbetura dhe administrohet nga Haqqani. Çdo krahinë është e ndarë në tetë zona, të cilat nga ana e tyre janë të ndara në rrethe të ngjashme me ato që tashmë ekzistojnë. Mutmain shkruan në librin e tij se talebanët caktuan në vitin 2005 guvernatorët provincial. Guvernatori i caktuar nga talebanët për Kunarin, Haji Usman Turabi, njoftoi në një tubim të madh publik muajin e kaluar se këto komisione tani ishin përgjegjëse për drejtimin e krahinës. Qytetarëve iu tha se duhet të kontaktojnë komisionin përkatës për të kërkuar çdo shërbim që mund të kenë nevojë. Sipas Mutmainit, tre komisionet e para talebane ishin ushtarakë, ekonomike dhe kulturore, të krijuara në 2004. Studiuesi afgan Fazelminallah Qazizai thotë se komisioni më i madh dhe më domethënës i talebanëve është komisioni ushtarak. Nënkryetari i talebanëve, Mullah Yaqoob Umari, kryeson atë komision me tre zëvendës - Maulawi Sadar Ibrahim, Maulawi Abul Kayum Zakir dhe Qari Fasihuddin. Që të tre janë komandantë të lartë ushtarakë. Fasihuddin është komandanti i lartë për nëntë provincat veriore dhe është i përkatësisë etnike taxhike. Qazizai thotë se komisioni tjetër më i rëndësishëm është ai ekonomik, i cili ashtu si komisioni ushtarak, merret me kontrabandën e drogës, një burim i rëndësishëm i të ardhurave për talebanët. Komisioni i zbulimit është më i vogël, por gjithashtu konsiderohet i rëndësishëm. Ky komision merret me teknologjinë e dronëve dhe armatimeve të tjera moderne. Sipas zotit Ahsas, komisionit të medias dhe kulturës i mungon buxheti i madh që ka komisioni i zbulimit ose struktura e madhe organizative që ka komisioni ushtarak, por gjithashtu konsiderohet jetik. Komisioni politik, ndërkohë, është aktualisht më i rendësishmi, për shkak të ndërveprimit të tij të përditshëm me mediat ndërkombëtare. Komisioni operon nën drejtimin e Baradarit dhe ka disa udhëheqës të lartë duke përfshirë Mohammad Abbas Stanekzai, Suhail Shaheen dhe Shaikh Shahabuddin Dalawar.

Pas dy dekada luftërash pothuajse të vazhdueshme dhe shkatërrimesh, talebanët tashmë po përballen me nevojën për të kuptuar se si të qeverisin kombin e pazhvilluar dhe të varfëruar që sapo kanë rimarrë. Por një pasqyrë e parashikimeve se si mund të rrjedhin ngjarjet, mund të krijohet duke i hedhur një vështrim më të ngushtë udhëheqjes dhe strukturës organizative të grupit si dhe qeverisë paralele në hije që ata krijuan për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme.

Rikrijimi i këshillit drejtues të talebanëve pas 11 shtatorit

Ardhja e talebanëve në krye të vendit gjatë javëve e fundit, ishte po aq e shpejte sa edhe rënia e tyre nga ndërhyrja e forcave të koalicionit ndërkombëtar në vitin 2001. Ndërhyrja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara shkatërroi komandën organizative të talebanëve dhe shporri udhëheqjen e tyre.

Luftëtarët e talebanëve u përzjenë me popullsinë ose u zhvendosën me refugjatët në Pakistanin fqinj. Sipas një libri të shkruar nga një anëtar i lartë i talebanëve, Abdul Hai Mutmain, në vitin 2016, vetëm në maj 2002 udhëheqësi i tyre suprem, mullah Muhammad Omar, ishte në gjendje të mblidhte disa ndihmës të lartë dhe të krijonte një këshill udhëheqës për të drejtuar rezistencën kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Anëtarët e atij këshilli ishin Mullah Akhtar Muhammad Usmani, Mullah Abdul Lateef Mansur, Mullah Akhtar Muhammad Mansur, Mullah Dadullah Khund, Mullah Jalaluddin Haqqani, Mullah Abdul Kabeer, Mullah Hamdullah Nani, Mullah Muhamman Hhamham Hass Ameer Khan Mutaqi.

Mullah Abdul Ghani Baradar dhe Mullah Obaidullah Akhund u emëruan emirët (titull i lartë) e parë dhe të dytë të tij. Këshilli udhëheqës shërben më tepër si një kabinet qeveritar që drejton të gjitha çështjet e grupit duke iu nënshtruar miratimit nga udhëheqësi suprem.

Në shkurt të vitit 2007 Obaidullah Akhund u arrestua nga agjencitë e inteligjencës pakistaneze dhe u pasua nga Akhtar Muhammad Mansur si zëvendës i Mullah Baradarit. Zbulimi pakistanez e arrestoi Baradarin tre vjet më vonë, dhe Mansur e pasoi atë si nënkryetar suprem dhe kreu i këshillit udhëheqës.

Pasi talebanët njoftuan vdekjen e Mullah Omarit në 2015, Mansur u bë udhëheqësi suprem i talebanëve dhe emëroi dy zëvendës – Shaikh Hibatullah Akhundzada, emiri aktual i talebanëve dhe Mullah Sirajuddin Haqqani – kreu i rrjetit Haqqani.

Pas vrasjes së Mansurit nga një sulm amerikan me dron në maj 2016 në Pakistan, Shaikh Akhundzada e pasoi atë dhe emëroi Mullah Yaqoob Omari, djalin e emirit themelues të tij, Mullah Umar – të shërbejë si zëvendës përkrah Haqqanit.

LEXO EDHE:  SHBA paralajmëron rikthimin në Afganistan

Kur Baradari u lirua nga një burg pakistanez në 2018, Akhundzada e bëri atë një zëvendës të tretë përgjegjës për çështjet politike. Kjo strukturë udhëheqëse mbetet në vend, me Shaikh Hibatullah Akhundzada që shërben si udhëheqës suprem, i ndihmuar nga tre zëvendës – Mulawi Yaqoob Umari, Shaikh Sirajuddin Haqqani dhe Mulawi Abdul Ghani Baradar.

Burokracia talebane

Muhammad Ahsas, një zyrtar i talebanëve në dijeni të ketyre çështjeve, i tha Zërit të Amerikës se talebanët i kanë ndarë 34 provincat e Afganistanit në dy degë administrative, në jug dhe juglindje. Jugu përfshin 14 provinca dhe bie nën autoritetin e Umarit.

Juglindja përfshin 20 provincat e mbetura dhe administrohet nga Haqqani. Çdo krahinë është e ndarë në tetë zona, të cilat nga ana e tyre janë të ndara në rrethe të ngjashme me ato që tashmë ekzistojnë. Mutmain shkruan në librin e tij se talebanët caktuan në vitin 2005 guvernatorët provincial.

Guvernatori i caktuar nga talebanët për Kunarin, Haji Usman Turabi, njoftoi në një tubim të madh publik muajin e kaluar se këto komisione tani ishin përgjegjëse për drejtimin e krahinës. Qytetarëve iu tha se duhet të kontaktojnë komisionin përkatës për të kërkuar çdo shërbim që mund të kenë nevojë.

Sipas Mutmainit, tre komisionet e para talebane ishin ushtarakë, ekonomike dhe kulturore, të krijuara në 2004. Studiuesi afgan Fazelminallah Qazizai thotë se komisioni më i madh dhe më domethënës i talebanëve është komisioni ushtarak. Nënkryetari i talebanëve, Mullah Yaqoob Umari, kryeson atë komision me tre zëvendës – Maulawi Sadar Ibrahim, Maulawi Abul Kayum Zakir dhe Qari Fasihuddin. Që të tre janë komandantë të lartë ushtarakë. Fasihuddin është komandanti i lartë për nëntë provincat veriore dhe është i përkatësisë etnike taxhike.

Qazizai thotë se komisioni tjetër më i rëndësishëm është ai ekonomik, i cili ashtu si komisioni ushtarak, merret me kontrabandën e drogës, një burim i rëndësishëm i të ardhurave për talebanët. Komisioni i zbulimit është më i vogël, por gjithashtu konsiderohet i rëndësishëm. Ky komision merret me teknologjinë e dronëve dhe armatimeve të tjera moderne.

Sipas zotit Ahsas, komisionit të medias dhe kulturës i mungon buxheti i madh që ka komisioni i zbulimit ose struktura e madhe organizative që ka komisioni ushtarak, por gjithashtu konsiderohet jetik.

Komisioni politik, ndërkohë, është aktualisht më i rendësishmi, për shkak të ndërveprimit të tij të përditshëm me mediat ndërkombëtare. Komisioni operon nën drejtimin e Baradarit dhe ka disa udhëheqës të lartë duke përfshirë Mohammad Abbas Stanekzai, Suhail Shaheen dhe Shaikh Shahabuddin Dalawar./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme të Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ish -sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviq, është ndaluar të premten (15 tetor), njoftoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS).

Sipas informacioneve jozyrtare banesa e saj është duke u bastisur dhe ajo po merret në pyetje, raporton RTS.

Ende nuk është deklaruar policia dhe ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e ndalimit të saj.

Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviq – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviq përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

Vuçiq padit vetveten

Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të këtij viti 2021, kur u raportua se Hërkaloviq ishte një nga të personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk i konfirmuan dhe as i mohuan këto pretendime, dhe Dijana Hërkaloviq nuk ka folur asnjëherë për këtë.

Në mesin e vitit 2020, tabloidet pro-qeveritare filluan të shkruajnë për lidhjet e supozuara të Hërkaloviç me një klan kriminal në Serbi. Por, policia dhe prokuria nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë.



Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar Veljko Bellivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë. Bellivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një kidnapim dhe një dhunim seksual. Bellivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.

LEXO EDHE:  SHBA paralajmëron rikthimin në Afganistan

LEXO EDHE:  Punonjësit afganë të bazave ushtarake, në pritje të vizave amerikane

Diana Hërkaloviq u mor në pyetje për këtë rast dhe mediat raportuan se ajo u pyet për lidhjet e saj me Bellivukun.

Sidoqoftë, avokati i saj Nenad Tasiq i tha portalit Insider se policia i bëri pyetje në lidhje me rrethanat e rrezikimit të sigurisë së presidentit, Aleksandar Vuçiq dhe familjes së tij, dhe se ajo mohoi se kishte ndonjë njohuri për këtë.

Gjithashtu, avokati deklaroi se Hërkaloviq u pyet për njohjen e saj me Slavisha Kokez, ish -presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë. Kokeza u mor në pyetje nga policia për lidhjen e supozuar me grupin e Bellivukut, të cilën ai e mohoi.

Pas arrestimit të Bellivukut, presidenti i Serbisë e quajti atë dhe bashkëpunëtorët e tij një “degë” të klanit kriminal malazez dhe vuri në dukje se në Serbi ishin krijuar dy grupe kriminale.

Gazetarë hulumtuesë në Serbi kanë raportuar se Bellivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar [Bellivukut] më shumë shërbime.

Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare.

Presidenti i Serbisë si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vullin i mohuan këto pretendime.

Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Bellivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë./Rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Moti i keq ‘gjunjëzon’ Greqinë Veriore/ Përmbytet aeroporti i Athinës, mbyllen shkollat

Publikuar

-

Nga

Greqia Veriore është përfshirë nga nga moti i keq, duke shkaktuar përmbytje të shumta.

Në Selanik dhe Kalkidiki trafiku është ndërprerë plotësisht ndërsa ujërat kanë përmbytur shumë zona.

Rruga nacionale Selanik-Kavala në lartësinë e Retinës është gjithashtu e mbyllur.



Në të njëjtën kohë, lumi Anthemountas është tejmbushur, duke çuar në përmbytjen e aeroportit të Pereas, ndërsa ka bllokime të trafikut.

LEXO EDHE:  SHBA paralajmëron rikthimin në Afganistan

LEXO EDHE:  Sulmet terroriste në Afganistan/ SHBA në "alarm”

Gjithashtu dhe shkollat pothuajse ​​në te gjithë Greqinë Veriore u mbyllen sot.

Deri më tani nga moti i keq në vendin fqinj ka humbur jetën një i moshuar makina e të cilit u rrëmbye nga uji.  Ndërkohë që Korfuzi ka shpallur edhe gjendjen e emergjencës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulmi me thikë/ Ndërron jetë deputeti Konservator

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti Britanik David Amess ka ndërruar jetë pasi është goditur disa herë me thikë gjatë disa takimeve që po kryente në Leigh.

Deputeti konservator 69 vjeçar, ishte duke mbajtur një fjalim në kishën metodiste Belfairs, në Eastëood Road North para se të sulmohej.



Agresori kishte fshehur thikën, kishte hyrë në ndërtesë dhe qëlloi deputetin disa herë më thikë.

LEXO EDHE:  Bombë në makinë/ Vritet gazetari i Radios Europa e Lirë në Afganistan

LEXO EDHE:  BE për qëndrim pragmatik ndaj talebanëve

Pjesëmarrësit në takime dhe stafi i tij ishin dëshmitarë të goditjes me thikë dhe thirrën shpejt policinë e cila shkoi menjëhërë në vendin e ngjarjes. Mësohet se policia arrestoi të dyshuarin në vendngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE