Connect with Us

Shtëpia e Bardhë premton të evakuojë amerikanët nga Afganistani

Bota

Shtëpia e Bardhë premton të evakuojë amerikanët nga Afganistani

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të dielën një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara do të gjejnë një mënyrë për të nxjerrë nga Afganistani amerikanët e mbetur atje, nëse ata duan të largohen. Por një ligjvënës i lartë republikan për çështjet me jashtë tha se kryengritësit talebanë po bëhen pengesë për futjen e amerikanëve në aeroportin e Kabulit.

Shefi i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë Ron Klain tha për rrjetin televiziv CNN se zyrtarët amerikanë besojnë se rreth 100 amerikanë ndodhen ende në Afganistan që nga tërheqja përfundimtare e ushtrisë amerikane rreth një javë më parë. Më 30 gusht SHBA i dha fund luftës gati 20 vjeçare kundër terroristëve të al-Kaidës dhe talebanëve.

“Ne do të gjejmë mënyra për t’i nxjerrë ata nëse duan të largohen me gjasë përmes rifillimit të fluturimeve për në Katar”, tha zoti Klain. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’i vazhdojnë përpjekjet për të ndihmuar ata afganë që bashkëpunuan me trupat amerikane.

Por një ligjvënës kryesor i opozitës, Michael McCaul, republikani kryesor në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha për rrjetin televiziv Fox News se bazuar në njoftimet e agjencive amerikane të zbulimit numri i amerikanëve që vazhdojnë të jenë në Afganistan llogaritet në disa qindra. Sipas tij, që nga momenti që SHBA përfundoi misionin asnjë qytetar amerikan nuk është evakuuar nga Afganistani.

Michael McCaul
Michael McCaul

“Talibanët po parashtrojnë kërkesa dhe nuk po lejojnë fluturimin e aeroplanëve”, tha zoti McCaul.

Ai tha se talebanët “po kërkojnë në këmbim”, njohjen e plotë të qeverisë së tyre nga ana e Uashingtonit.

LEXO EDHE:  SHBA ka ndihmuar Shqipërinë për integrimin në BE”/ Berisha: Administrata e Trump, një mbështetje e madhe për vendin

“Ky nuk është një grup taleban i ri dhe i përmirësuar”, tha zoti McCaul, duke e krahasuar me sjelljen e tyre në 2001 kur SHBA-ja e rrëzoi nga pushteti grupin në fjalë, duke vënë në shënjestër terroristët e al-Kaidës të strehuar nga talebanët, përgjegjës për planifikimin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA ku si pasojë u vranë rreth 3,000 njerëz.

Ai tha se disa përkthyes afganë, të cilët ndihmuan trupat amerikane gjatë luftës, dhe po kërkojnë të largohen nga vendi, janë kthyer mbrapsht në aeroportin e Kabulit e janë detyruar të kthehen në shtëpi, për të parë se si ekzekutohen nga talebanët anëtarët e familjeve të tyre, disa me prerje kohe, përpara se vetë ata të pësojnë të njëjtin fat. Por zoti Mccaul nuk dha ndonjë shifër se për sa vetë bëhej fjalë.

“Unë kam thënë gjithmonë se Presidenti Joe Biden i ka duart e lyera me gjak”, tha zoti McCaul.

Pasi SHBA tërhoqi trupat e saj të fundit nga Afganistani javën e kaluar, Presidenti Biden mbrojti me forcë tërheqjen që siguroi nxjerrën nga ai vend të 98% të amerikanëve duke e cilësuar si “sukses të jashtëzakonshëm”.

Presidenti Biden ka thënë shpesh se ai ka qenë dhe është kundër një “lufte pafund” në Afganistan.

Sondazhet kombëtare në Shtetet e Bashkuara tregojnë se amerikanët e mbështesin vendimin e zotit Biden për t’u larguar nga Afganistani, por jo përfundimin kaotik të operacioneve atje. Në ditët kur prania e trupave amerikane po reduktohej, një sulm i përgjakshëm shkaktoi vdekjen e 13 ushtararëve amerikanë. Përgjegjësinë për sulmin e mori ISIS-K, degë e organizatës terroriste e vetëquajtur Shteti Islamik që operon në Afganistan./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme të Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ish -sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviq, është ndaluar të premten (15 tetor), njoftoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS).

Sipas informacioneve jozyrtare banesa e saj është duke u bastisur dhe ajo po merret në pyetje, raporton RTS.

Ende nuk është deklaruar policia dhe ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e ndalimit të saj.

Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviq – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviq përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

Vuçiq padit vetveten

Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të këtij viti 2021, kur u raportua se Hërkaloviq ishte një nga të personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk i konfirmuan dhe as i mohuan këto pretendime, dhe Dijana Hërkaloviq nuk ka folur asnjëherë për këtë.

Në mesin e vitit 2020, tabloidet pro-qeveritare filluan të shkruajnë për lidhjet e supozuara të Hërkaloviç me një klan kriminal në Serbi. Por, policia dhe prokuria nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë.



Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar Veljko Bellivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë. Bellivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një kidnapim dhe një dhunim seksual. Bellivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.

LEXO EDHE:  Parashikimi i ekspertit amerikan/ 100 mijë vetë mund të humbin jetën nga koronavirusi në SHBA

LEXO EDHE:  Google Pay do të lejojë përdoruesit të dërgojnë para nga një shtet në tjetrin

Diana Hërkaloviq u mor në pyetje për këtë rast dhe mediat raportuan se ajo u pyet për lidhjet e saj me Bellivukun.

Sidoqoftë, avokati i saj Nenad Tasiq i tha portalit Insider se policia i bëri pyetje në lidhje me rrethanat e rrezikimit të sigurisë së presidentit, Aleksandar Vuçiq dhe familjes së tij, dhe se ajo mohoi se kishte ndonjë njohuri për këtë.

Gjithashtu, avokati deklaroi se Hërkaloviq u pyet për njohjen e saj me Slavisha Kokez, ish -presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë. Kokeza u mor në pyetje nga policia për lidhjen e supozuar me grupin e Bellivukut, të cilën ai e mohoi.

Pas arrestimit të Bellivukut, presidenti i Serbisë e quajti atë dhe bashkëpunëtorët e tij një “degë” të klanit kriminal malazez dhe vuri në dukje se në Serbi ishin krijuar dy grupe kriminale.

Gazetarë hulumtuesë në Serbi kanë raportuar se Bellivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar [Bellivukut] më shumë shërbime.

Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare.

Presidenti i Serbisë si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vullin i mohuan këto pretendime.

Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Bellivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë./Rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Moti i keq ‘gjunjëzon’ Greqinë Veriore/ Përmbytet aeroporti i Athinës, mbyllen shkollat

Publikuar

-

Nga

Greqia Veriore është përfshirë nga nga moti i keq, duke shkaktuar përmbytje të shumta.

Në Selanik dhe Kalkidiki trafiku është ndërprerë plotësisht ndërsa ujërat kanë përmbytur shumë zona.

Rruga nacionale Selanik-Kavala në lartësinë e Retinës është gjithashtu e mbyllur.



Në të njëjtën kohë, lumi Anthemountas është tejmbushur, duke çuar në përmbytjen e aeroportit të Pereas, ndërsa ka bllokime të trafikut.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në SHBA/ Frrok Çupi: Presidenti Trump është fenomen botëror

LEXO EDHE:  Kuvendi e shkarkoi nga detyra/ Meta dekreton shpalljen e katër ligjeve

Gjithashtu dhe shkollat pothuajse ​​në te gjithë Greqinë Veriore u mbyllen sot.

Deri më tani nga moti i keq në vendin fqinj ka humbur jetën një i moshuar makina e të cilit u rrëmbye nga uji.  Ndërkohë që Korfuzi ka shpallur edhe gjendjen e emergjencës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulmi me thikë/ Ndërron jetë deputeti Konservator

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti Britanik David Amess ka ndërruar jetë pasi është goditur disa herë me thikë gjatë disa takimeve që po kryente në Leigh.

Deputeti konservator 69 vjeçar, ishte duke mbajtur një fjalim në kishën metodiste Belfairs, në Eastëood Road North para se të sulmohej.



Agresori kishte fshehur thikën, kishte hyrë në ndërtesë dhe qëlloi deputetin disa herë më thikë.

LEXO EDHE:  Padia ndaj Blinken/ Agim Nesho: Berisha është i fituar, arriti të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar

LEXO EDHE:  Moska akuzon CNN-in për shkelje ligjore

Pjesëmarrësit në takime dhe stafi i tij ishin dëshmitarë të goditjes me thikë dhe thirrën shpejt policinë e cila shkoi menjëhërë në vendin e ngjarjes. Mësohet se policia arrestoi të dyshuarin në vendngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE