Connect with Us

Shpërthejnë kapsolla dhe fizhekzjarre / Tmerrohen banorët, telefonojnë policinë

Kronika

Shpërthejnë kapsolla dhe fizhekzjarre / Tmerrohen banorët, telefonojnë policinë

Publikuar

-

cna lajme kronike

Me datë 05.09.2021, rreth orës 06:56, në sallën operative të DVP Tiranë ka telefonuar shtetasi K. B., i cili deklaron se rreth orës 03:00, ka dëgjuar një zhurmë në sheshpushimin e pallatit në rrugën “Njazi Meka”

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zhurma ka ardhur si pasojë e plasjes së një kapsolle me lëndë piroteknike e konfirmuar dhe nga eksperti anti-eksploziv, pa shkaktuar asnjë dëm material.

LEXO EDHE:  Prishje e qetësisë publike/ Ndëshkohen dy administratorë lokalesh në Tiranë

Vijojnë veprimet e metejshme për sqarimin e plotë të ngjarjes./CNA.al

cna lajme kronike

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Artan Hoxha bën paralajmërimin e frikshëm/ Zinxhiri i vrasjeve sapo ka nisur 

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Fierin disa ditë më parë, ku u ekzekutua 16 plumba biznesmeni, Demir Backa.

Në studion e AbcNews, Artan Hoxha tha se dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë.

Gjithashtu Artan Hoxha bëri edhe një paralajmërim të frikshëm, ndërsa deklaroi se kjo ngjarje ka prishur shumë ekuilibra, dhe se zinxhiri i vrasjeve sapo ka nisur.



Backallinjtë janë të njohur si lagje, kanë biznese, dy hotele në Vlorë, në Sarandë, Himarë, sipërfaqe me mijëra hektarë tokë, numër të madh bagëtish. Janë ekonomikisht të fuqishëm, marrëdhënie vëllzërore shumë të konsoliduar.

Autorët që kanë kryer krimin janë marrë me pagesë. Autorë që thjesht kryejnë punë dhe marrin pagesën. Kjo ngjarje nuk mbyllet me kaq. Sapo ka nisur një zinxhir vrasjesh në Fier dhe atyre që janë përfshirë në këtë. Fieri ka grupe e fise të strukturuara e të organizuara, të fuqishme financiarisht. Lidhje të forta me agjencitë e zbatimit të ligjit, kanë qendrën në Fier, por tentakualt i kanë në të gjithë territorin. Kjo ngjarje ka prishur shumë ekuilibra.”-tha Artan Hoxha.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunimi barbar i biznesmenit/ Artan Hoxha tregon detajet shokuese

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë të tjera detaje në lidhje me dhunimin e biznesmenit Namik Çangu, i cili mbrëmjen e të shtunës ra pre e grabijes me armë dhe u torturua në banesën e tij në Nikël të Krujës.

Nga studio e AbcNews, Artan Hoxha tha se autorët e kanë ditur mirë me kë kishin të bëjnë, kush ishte Çangu dhe çfarë përfaqëson ai.

E gjithë banesa me kamera sigurie. E kanë ditur edhe autorët. Kanë guxuar të përdorin uniformat e policisë dhe si kjo ka shumë ngjarje. Autorët e kanë ditur mirë me kë kishin të bëjnë, kush ishte Çangu, çfarë përfaqëson ai.

Çangu tha se nëse nuk e zgjidh policia do ta zgjidh unë. Të dhënat e familarëve përputhen. Sa është shuma e parave edhe ai vetë thotë se nuk e di me saktësi sa kishte. Nga e dinin që ai mbante shuma të mëdha parash?

Ata e dinin që kohët e fundit ai kishte bërë ndonjë aktivitet dhe në banesë ka para. Përse do ndodhte tani?



LEXO EDHE:  Gati projekti për 49 kulla/ Ja ku do të ndërtohen

LEXO EDHE:  Drejtonte mjetin në gjendje të dehur/ Policia vë në pranga shoferin

Grbitësit e kanë piketuar mirë, kanë patur info të saktë, e kanë studiuar, e njihnin sistemin e sigurisë, janë futur në zonë.  Hyrja në zonë, ku ai ka dhe të afërm të tjerë, duket një ngjarje më e guximshme se vetë grabitja. Sa persona kanë qenë e nxjerrin kamerat e sigurisë.

Çangu tha se ishin me dialekt nga zona e Kurbinit ose Kruja. Ai ka bërë përleshje ndaj e kanë goditur. Dukej sikur ishte bërë një kasaphane.”-tha Artan Hoxha./CNA.al

U dhunua barbarisht nga ‘maskat’/ Përkeqësohet gjendja e biznesmenit Çangu

LEXO TE PLOTE

Kronika

Thellohet skandali i dhunës në Polici/ Rrëfehet 28 vjeçari: “Më morën telefonin dhe me goditën në kokë”

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

28-vjeçari Amarildo Hoxha ka reaguar sërish në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij nga Policia.

Ky reagim i tij vjen menjëherë pas një deklarate të policisë, në cilën thuhej se në fakt ky person vetëm ishte shoqëruar nga ana e tyre, si pasojë e mosdhënies së mjetit të identifikimit dhe fyerjeve e kanosjeve ndaj efektivëve.



28-vjeçari shprehet se kërkon drejtësi, për shkak se policia pasi i ka marrë telefonin dhe më pas ka nisur ta godasë nga koka.
Nga ana tjetër, policia më herët është shprehur se është dërguar një grup pune në Komisariatin e Policisë Lushnjë, me qëllim verifikimin e rastit dhe nisjen e hetimit disiplinor në rast se konstatohet tejkalim i kompetencave të punonjësve të Policisë në kryerjen e detyrës.

Rreth orës 04:40 të mëngjesit të datës 24.10.2021, kanë ndaluar mjetin me targa AA 935 CR ( me drejtues të identifikuar më pas si shtetasi A. H., 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat), i cili ka refuzuar të japë dokumentet e identifikimit, duke fyer dhe kanosur për jetën efektivët e Policisë.
Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin forcërisht të shtetasit A. H., në Komisariatin e Policisë Lushnjë. Duke qenë se edhe shërbimet e Policisë edhe shtetasi i shoqëruar kanë patur pretendimet respektive, është njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e cila ka vënë në dispozicion një oficer të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, për të kryer veprimet.
Nga ana e oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë janë administruar kallëzimet e punonjësve të Policisë, kallëzimi i shtetasit A. H., këqyrja dhe vendimi i ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasin A. H. Në përfundim të veprimeve procedurale, oficeri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka komunikuar me Sallën e Komandimit pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë, për të komunikuar veprimet hetimore dhe hetimin e këtij personi në gjendje të lirë.
Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për të dërguar një grup pune në Komisariatin e Policisë Lushnjë, me qëllim verifikimin e rastit dhe nisjen e hetimit disiplinor në rast se konstatohet tejkalim i kompetencave të punonjësve të Policisë në kryerjen e detyrës”, thuhej në deklaratën e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE