Connect with Us

Sherr me thika në Shkodër/ Plagoset një person, pranga 25 vjeçarit

Kronika

Sherr me thika në Shkodër/ Plagoset një person, pranga 25 vjeçarit

Publikuar

-

cna lajme kronike

Një 25 vjeçar me inicialet Q.M, është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një person pas njën konflikti të castit.

Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Polciisë Shkodër bënë ndalimin e shtetasit  Q.M., 25 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.

Ndalimi i tij u bë për veprën penale  “Plagosje e lehtë me dashje”,  pasi mbrëmjen e djeshme pas një konflikti të    çastit në lagjen “Iliria”, Shkodër, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Ç.V,  i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Ardi Veliu, shoqërues i Fredi Alizotit ?/ Policia e Shtetit “fundos” Salianjin

Gjthashtu, u bë ndalimi edhe i shtetasit të dëmtuar  Ç.V., 28 vjeç, banues në lagjen “Breg Lumi”, Laprakë, Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Moskallëzimi i krimit”, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” dhe “Vjedhje”.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ka qenë I shpallur në kërkim policor për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja”,  sepse ka bërë kallzim ish-bashkëjetuesja e tij se për rreth dy javë e ka përndjekur dhe kanosur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës  Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Thellohet skandali i dhunës në Polici/ Rrëfehet 28 vjeçari: “Më morën telefonin dhe me goditën në kokë”

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

28-vjeçari Amarildo Hoxha ka reaguar sërish në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij nga Policia.

Ky reagim i tij vjen menjëherë pas një deklarate të policisë, në cilën thuhej se në fakt ky person vetëm ishte shoqëruar nga ana e tyre, si pasojë e mosdhënies së mjetit të identifikimit dhe fyerjeve e kanosjeve ndaj efektivëve.



28-vjeçari shprehet se kërkon drejtësi, për shkak se policia pasi i ka marrë telefonin dhe më pas ka nisur ta godasë nga koka.
Nga ana tjetër, policia më herët është shprehur se është dërguar një grup pune në Komisariatin e Policisë Lushnjë, me qëllim verifikimin e rastit dhe nisjen e hetimit disiplinor në rast se konstatohet tejkalim i kompetencave të punonjësve të Policisë në kryerjen e detyrës.

Rreth orës 04:40 të mëngjesit të datës 24.10.2021, kanë ndaluar mjetin me targa AA 935 CR ( me drejtues të identifikuar më pas si shtetasi A. H., 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat), i cili ka refuzuar të japë dokumentet e identifikimit, duke fyer dhe kanosur për jetën efektivët e Policisë.
Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin forcërisht të shtetasit A. H., në Komisariatin e Policisë Lushnjë. Duke qenë se edhe shërbimet e Policisë edhe shtetasi i shoqëruar kanë patur pretendimet respektive, është njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e cila ka vënë në dispozicion një oficer të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, për të kryer veprimet.
Nga ana e oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë janë administruar kallëzimet e punonjësve të Policisë, kallëzimi i shtetasit A. H., këqyrja dhe vendimi i ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasin A. H. Në përfundim të veprimeve procedurale, oficeri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka komunikuar me Sallën e Komandimit pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë, për të komunikuar veprimet hetimore dhe hetimin e këtij personi në gjendje të lirë.
Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për të dërguar një grup pune në Komisariatin e Policisë Lushnjë, me qëllim verifikimin e rastit dhe nisjen e hetimit disiplinor në rast se konstatohet tejkalim i kompetencave të punonjësve të Policisë në kryerjen e detyrës”, thuhej në deklaratën e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U dhunua barbarisht nga ‘maskat’/ Përkeqësohet gjendja e biznesmenit Çangu

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, kronike, biznesmeni

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e biznesmenit Namik Çangu, i cili mbrëmjen e të shtunës ra pre e grabijes me armë dhe u torturua në banesën e tij në Nikël të Krujës.

Bëhet me dije se për shkak të goditjeve në kokë, Namik Çangu ka paraqitur probleme shëndetësore dhe konkretisht gjatë natës ka pasur hemorragji.



Nga ana tjetër, mëngjesin e sotëm policia ka shkuar për ta rimarrë në pyetje, por bzinesmeni nuk ka mundur.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit/ ISP shpreh shqetësimin në Kuvend

LEXO EDHE:  Vetingu në Polici drejt përfundimit/ Së shpejti seancat dëgjimore, gati 245 dosjet e para 

Ndërkohë janë shoqëruar në komisariat personat me precedent në fushën e vjedhjeve në zonë dhe po punon me kamerat e sigurisë, për të zbuluar autorët, ku nga hetimet paraprake dyshohet për 4 të implikuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi mafioz në Fier/ Dyshohet për vrasës me pagesë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i takon ekzekutimit mafioz të  biznesmenit Demir Backa në Fier.

Aktualisht burime bëjnë me dije se janë lërë të lirë 23 persona të cilët u shoqëruan për të dhënë deklaratën e tyre në polici. Hetimet paraprake flasin për 3 të implikuar në ngjarje, të cilët kanë ndjekur itinerarin e Backës, nga mëngjesi e deri në momentin e ekzekutimit të tij.

Në kërkim vijojnë të jenë 2 persona, si të dyshuar për ngjarjen, por nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre, ato nuk janë gjetur. Nga analizat paraprake dhe dëshmitë, dyshohet se këta dy persona mund të jenë paguar për vrasjen e biznesmenit.

Në ngjarjen kriminale  dyshohet se kanë marrë pjesë qitës profesionistë nga qyteti i Vlorës, pasi është faktuar se autorët kanë ardhur në Fier nga Vlora dhe janë kthyer sërish në Vlorë.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit/ ISP shpreh shqetësimin në Kuvend

LEXO EDHE:  Policia aksion “blic”/ Sekuestrohen 60 kg kanabis çokollatë, në pranga 4 persona



Në media u aludua se vrajsa e Backës lidhej me një ngjarje konfliktuale të tij, me një emër të njohur për drejtësinë shqiptare, i cili më parë ka qenë edhe subjekt i OFL-së.

Pas breshërisë së plumbave Backa fillimisht u dërgua i plagosur në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Automjeti i përdorur nga autorët më pas u gjet i djegur nga policia dhe brenda tij u sekuestruan armët e krimit, një kallashnikov dhe një pistoletë. Vijojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Fierit dhe zbulimin e përsonave që janë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale./CNA.al

LEXO TE PLOTE