Connect with Us

Rama takon gazetaren e BBC/ “Nder të punosh krah për krah me njerëz të mëdhenj”

Politikë

Rama takon gazetaren e BBC/ “Nder të punosh krah për krah me njerëz të mëdhenj”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka takuar gazetaren e BBC, Yalda Hakim. Përmes një postimi në Twitter ku dhe ka publikuar një foto me gazetaren, Rama shkruan se është një nder të punosh me njerëz të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri, fëmijët, gratë dhe burrat afganë.

Pas strehimit, Rama premton se atyre do tu ofrohet një jetë dhe kjo do të arrihet falë bashkëpunimit.

“Është një nder të punosh krah për krah me gazetaren e BB Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri, fëmijët, gratë dhe burrat nga Afganistani dhe t’i bëjmë ata të ndihen sin ë shtëpinë e tyre në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Ilir Meta rri në dy karrige, ja fundi i tij!/ Çfarë nuk më pëlqen tek Edi Rama

Pasi strehimit të tyre ne duhet tu ofrojmë atyre një jetë dhe do ta bëjmë të gjithë së bashku . Për ata, për ne, për fëmijët tanë”, shkruan Rama në postimin e tij në Twitter./ CNA.al

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Yuri Kim, sërish në zyrën e Bashës/ Zbulohen zyrtarët e lartë amerikan në krah të saj

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, do të shkojë sërish në zyrën e kreut të PD-së në detyrë Lulzim Basha.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 15.00 dhe Kim do të jetë e shoqëruar nga disa zyrtarë të Kongresit Amerikan, si Robert Karem, senator Mc Connell. Paul Grove, Mike Levine, Alex Marc Farlane dhe Tobei Arai.

LEXO EDHE:  Rrëzimi i Ramës/ Paralajmërimi i fortë i Shehit

LEXO EDHE:  Tërmeti tragjik mbledh Komitetin Kombëtar i Rindërtimit/ Pjesë e takimit me Ramën edhe Elvis Naçi me Arbër Hajdarin



Nuk dihet tema e bisedës, por së fundmi është lakuar masivisht se Lulzim Basha e përjashtoi ish-kryeministritn Sali Berisha nga grupi parlamentar, në këmbim të mbylljes së hetimeve ndaj tij për çështjen e lobimeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga vrasja e nënkomisarit te larja e hesapeve/ Autorët në arrest shtëpie, por endeshin të lirë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Fatjon Palushi njëri nga autorët e plagosjes së dyfishtë ditën e djeshme në zonën e Parkut të Autobuzave në Tiranë ishte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” në momentin e ngjarjes.

Sipas ABC News, ai ishte arrestuar në operacionin e qershorit të Komisariatit nr. 2 për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ku u prangosën në total 12 të rinj të zonës së ish-Parkut të Autobusëve.  Palushi ishte pjesë e grupit që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Në këtë rast Palushi u la në ‘arrest shtëpie’.

Fatjon Palushi

Por ky nuk është rast i parë kur personat e lënë nga gjykata nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” enden të lirë duke u përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.



Në 4 qershor Mexhit Picari vrau me armë zjarri ish-dhëndrin e tij Kudrejt Saliaj në Tiranë. Autori shoqërohej nga e bija e cila dyshohet se i dha të atin armën me të cilën kreu krimin. Në atë kohë Dhurata Saliaj ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi ishte arrestuar nga policia për dhunë në familje. Ajo ishte në proces divorci me viktimën i cili e kishte kallëzuar të shoqen e akuzonte për dhunë në familje, shkruan ABC News.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 Prillit/ Lulzim Basha më popullor se Edi Rama

LEXO EDHE:  Vasili: Rama ka një gjë të mirë...

Në qershor të këtij viti 26-vjeçari Fridman Xhaferraj u masakrua me sende të forta në kokë dhe më pas u hodh në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Në atë kohë i riu duhet të ishte në arrest shtëpie. Policia kishte shkuar në shtëpinë e 26-vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, “arrest në shtëpi”, por nuk e ka gjetur. I vëllai i viktimës u tha efektivëve se 26-vjeçari është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë. Xhaferraj dyshohet se u vra për larje hesapesh nga Lulzim Spahija dhe një tjetër person, me të cilët njihej më parë.

Fridman Xhaferraj

Në 28 shtator 21-vjeçari Aldi Rama vrau me armë zjarri nënkomisarin e policisë së Lezhës Saimir Hoxha teksa ky i fundit ndodhej në krye të detyrës. Hoxha e ndaloi Ramën për verifikim në zonën e Kune Vain në Lezhë ndërsa ky i fundit e qëlloi me dy plumba njëri prej të cilëve e kapi në pjesën e zemrës duke i marrë jetën. Rama ndodhej në arrest shtëpie prej muajt nëntor të vitit të kaluar pasi ishte ndaluar me lëndë narkotike.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Patronazhistëve t’u vini anash”/ Ahmetaj prek në plagë Opozitën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë pretendimet e Lulzim Bashës dhe deputetëve të tij, në lidhje me akuzat për rënie ekonomike.

“Çfarë thotë Fondi Monetar në thelb? Se Shqipëria ka rritur ekonominë pas dy goditjeve tërmeti dhe pas pandemisë. Ju flisni për varfërinë. Ok, varfëria është relative por varfëria është zbutur. Ka më pak varfëri.

Bëni diskutime për çmimet. Hajde i diskutojmë. Këtu i kam. Po do dilni bllof.

FMN tregon se mirëmenaxhimi ka sjellë besueshmëri dhe hapësirë per të mbrojtur Shqipërinë nga goditjet”, është shprehur Ahmetaj.



Më tej ai është ndalur tek patronazhistës aq shumë të lakuar nga Opozita.

LEXO EDHE:  Tërmeti tragjik mbledh Komitetin Kombëtar i Rindërtimit/ Pjesë e takimit me Ramën edhe Elvis Naçi me Arbër Hajdarin

LEXO EDHE:  Kryebashkiakët e korruptuar/ Rama, gati për t’i dorëzuar në SPAK

Kërcënuat patronazhistët. T’ju vini anash. Se ata na sollën në pushtet. Zemrat e tyre të zjarrta.

Edhe një koment për ju që gjoja silleni si ekonomistë. Lexoni gjë apo jo. Shikoni zemrat e zjarrta që ju sollën këtu apo kafshët e pyllit?

Imagjino të ishim në një moment në vitin 2013. Pikë e zezë. Dhe flisni për 10 milion euro. Hyni shikoni shifrat. Keni bërë 1.1 miliard lekë dëm dhe tani flisni për 10 milion euro. Nuk dini prandaj flisni kështu”, është shprehur më tej Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE