Connect with Us

Po riparonte çatinë/ Bie 60 vjeçari, humb jetën në spital

Kronika

Po riparonte çatinë/ Bie 60 vjeçari, humb jetën në spital

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 60 vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Elbasan. Mësohet se 60 vjeçari ka rënë nga lartësia teksa po riparonte çatinë.

Ai është transportuar në spital ku dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Më datë 05.09.2021, rreth orës 14:50, shtetasi D.L., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan, i cili duke riparuar çatinë e banesës së tij ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia e Elbasanit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shkrumbohet nga flakët makina në autostradën Tiranë-Durrës/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë raportohen vetëm dëme materiale.



“Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka mar flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Aksident me vdekje në Kosovë/ Humb jetën një 10-vjeçar

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës/ Ndërron jetë shoferi, kaos në trafik

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Misteri i tragjedisë së familjes ruse/ Grupi hetimor ngre dyshimet për vrasje

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Shkaku i tragjedisë së familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej tyre, në një hotel në Qerret të Kavajës, mbetet ende një mister.

Policia fillimisht dyshoi për një helmim, por nga ekzaminimet doli se ata nuk kanë konsumuar gjë në Shqipëri pas kthimit nga Ohri. Ndërsa nga verifikimet e bëra në zonën e saunës rezulton të mos jenë gjetur elementë që mund të sillnin asfiksinë.

Sipas raportimeve, kjo gjë ka shtuar dyshimet tek grupi hetimor se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje, por mbetet ende herët për të dalë në një përfundim të saktë për mënyrën e kryerjes së saj.

LEXO EDHE:  Video/ Përplasen shtatë makina në autostradën Tiranë-Durrës

LEXO EDHE:  Aksident tragjik/ Makina përplas për vdekje këmbësorin



Familja ruse ka hyrë që të dielën në territorin shqiptar, nënëprmjet një agjencie turistike të administruar nga një shtetase ukrainese.

Gjatë ditës së djeshme ata kanë qenë në Ohër, ku kanë konsumuar drekën dhe në kthim mësohet se kanë ndaluar disa minuta në Librazhd për nevojat personale.

Kujtojmë se viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas motorin/ Dy të plagosur në Elbasan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Elbasan, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas asaj që raportohet, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku një makinë ka përplasur një motorr.



Sipas burimeve, të plagosurit janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar më tej shkaqet e rrethanave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE