Connect with Us

Një verë më pak e “çmendur”/ Si po i vuan ende pasojat e pandemisë biznesi i muzikës

Aktualitet

Një verë më pak e “çmendur”/ Si po i vuan ende pasojat e pandemisë biznesi i muzikës

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Në klubet e natës, në të gjithë botën, pistat e vallëzimit dikur të mbushura me njerëz kanë mbetur bosh për muaj të tërë. Klubet janë vende që ofrojnë kontakte të afërta: Njerëzit ndajnë pije, përqafohen, puthen dhe në përgjithësi “pushtojnë” hapësirën personale të njëri – tjetrit, deri në orët e para të mëngjesit.

Dhe ndërsa një arratisje e tillë dhe një mundësi për t’u argëtuar u mirëprit këtë vit, pas bllokimeve të zgjatura në mbarë botën, për shkak të pandemisë, situata e sezonit veror që sapo u mbyll, nuk ishte fatlume për jetën e natës.

Disa përpjekje që vitin e shkuar për të rihapur klubet dhe vendet e muzikës “live” ofruan optimizëm për këtë vit, megjithatë menaxherët e klubeve të natës në zona të ndryshme të bregdetit pohojnë për “Monitor” se viti 2021 nuk ishte aspak i ngjashëm me 2019-n.

Industria e argëtimit dhe mikpritjes ishte një nga sektorët e parë që u mbyll nga qeveria një vit më parë. Gjithashtu, është një nga të paktët që me vështirësi është rihapur nga atëherë. Edhe kur baret organizuan një rikthim të pjesshëm verën e kaluar, pothuajse të gjitha klubet e natës mbetën të mbyllura dhe atyre iu është dashur të mbijetojnë. Shumë prej tyre nuk janë rihapur më në kryeqytet. Tendenca që u vu re vitin e shkuar ishte përfshirja e muzikës në ambientet me tarracë ose oborr të restoranteve, si dhe përqendrimi më i madh në bregdet.

Numri i të infektuarve po rritet sërish Europë pasi varianti Delta, shumë infektues, përhapet në mesin e popullatës së pavaksinuar dhe pjesërisht të imunizuar, e cila është kryesisht e re, pasi ata ishin të fundit në radhë për të marrë një vaksinë.

Në të njëjtën kohë, disa vende europiane vendosën të rimëkëmbin ekonomitë e tyre të natës, duke lejuar që baret dhe klubet të rihapen për publikun, pas 16 muajsh mbyllje, gjë që i la shumë njerëz jashtë biznesit. Në Shqipëri, jeta e natës u përqendrua në bregdet dhe u kufizua me orarin e mbylljes 23:00.

Moti ndaj Stuhisë

Disa nga ndryshimet kanë ardhur nga nevoja. Një pjesë e vogël e klubeve mundën të hapin aktivitetin gjatë korrikut dhe gushtit, kur bregdeti i Jugut të Shqipërisë ka qenë më i zhvilluari. Vende si Dhërmiu, Jali dhe Saranda kanë pasur aktivitet të plotë të klubeve të natës gjatë sezonit veror.

Vija bregdetare e Adriatikut, duke nisur nga Velipoja, e duke vijuar me Shëngjinin, Gjiri i Lalëzit, Plazhin dhe Golemin kanë qenë pikat e tjera ku klubet janë hapur e kanë funksionuar. Në komunikime me klube të shumta, ata pohojnë se nga ky vit pretendonin më tepër frekuentim, por ndikimi i Covid në ekonominë e shqiptarëve, ka ndikuar padyshim.

Përfaqësues të “Yacht Club Shëngjin” pohojnë për “Monitor” se situata këtë vit ka qenë e vakët. Përveç klubeve dhe stafit të tyre, muzikantët dhe profesionistët e tjerë të argëtimit janë goditur rëndë nga pandemia. Shumica e muzikantëve punojnë të pavarur dhe shumë pak artistë me kohë të plotë kanë marrë papunësi që barazohet me çdo lloj page të jetueshme gjatë mbylljes.

Pa burime të shumta të ardhurash, disa prej tyre do të kenë probleme financiare para se të rikthehen në skenë dhe do të detyrohen të kërkojnë punë të tjera. Askush nuk është ende i sigurt se si do të ndikojë kjo në argëtimin e drejtpërdrejtë në planin afatgjatë, por pronarët e klubeve kanë gjetur mënyra për të sjellë muzikën live kudo që të munden, përfshirë edhe hotelet, të cilat këtë vit kanë organizuar net të muzikës live.

Burime nga “Hotel Adriatik Durrës” pohuan se netët live kanë qenë të preferuarat e pushuesve këtë vit, shqiptarë, por edhe të huaj. Këngëtarët kanë qenë të gatshëm të performonin në datat që u është kërkuar dhe kjo ka ndihmuar edhe situatën e biznesit të muzikës këtë vit.

LEXO EDHE:  Pandemia/ Trump kritikon eksperten e Shtëpisë së Bardhë

Xhani Demika, menaxher i “Orange Club Sarandë”, si dhe menaxher i disa nga artistëve më në zë në vend, pohon për “Monitor” se, këtë vit flitet për përgjysmim të pagesave të këngëtarëve. Sipas tij, situata e pandemisë që ka prekur rëndë sektorin, ka ndikuar te pagesat e artistëve, të cilët kanë ofruar performancat e tyre muzikore për 50% më pak se vitet e mëparshme.

Një tjetër element që ka ndryshuar, sipas z. Demika, është padyshim konsumi. Mesatarja e shpenzimit për një tavolinë në një natë ka qenë 80 mijë lekë, dukshëm më pak se vitet para pandemisë. Megjithatë, frekuentimi nuk ka qenë i ulët dhe netët në klube janë preferuar masivisht nga të rinjtë këtë vit.

Nuk është e vështirë të kuptosh se për të joshur turmën dhe për ta bërë atë që të shpenzojë mjafton t’i ofrosh muzikë ritmike. Nuk ka rëndësi nëse është muzikë e mirëfilltë apo janë thjesht këngë komerciale, mjafton që në skenë të ngjiten këngëtarë të cilët, pavarësisht cilësisë së zërit, të kenë pamje joshëse. Këtë tipar, një pjesë e mirë e këngëtareve shqiptare e plotësojnë

Ermali, menaxher i “Folie Marie Jal”, thotë se, frekuentimi këtë vit u penalizua nga ndërprerja e muzikës në orën 23:00. “Kjo fashë orari sigurisht që ndikoi duke iu shtuar krizës së mëparshme në këtë sektor. I gjithë turizmi u prek nga pandemia, por klubet ishin ndër më të goditurit. Shumë turistë të huaj erdhën në Shqipëri këtë vit dhe ata e duan muzikën, jetën e natës. Mirëpo orari 23:00 na penalizoi, shumica shkonin në Greqi, ku nuk kishte fasha orari. Kemi vënë re edhe tkurrje të shpenzimeve në klube për shkak të pandemisë këtë vit – thotë menaxheri i “Folie Marine”.

Nga biseda me burime të shumta nga klube në bregdet, të cilët nuk duan të citohen, ata pohojnë se, një prej problemeve më të mëdha për industrinë në tërësi është mungesa e qasjes së përshtatshme në fonde për të ndihmuar që klubet të mos mbyllen fare, ndërsa faturat e qirasë vazhdojnë të vijnë.

Duhet pasur parasysh se një pjesë e mirë e klubeve në bregdet janë të lidhura me një ‘mëmë’ në kryeqytet dhe në Tiranë ato kanë qenë të mbyllura. Pas sezonit veror dhe rritjes së numrit të infektimeve nga versioni Delta i koronavirusit, në Tiranë nuk shpresohet një rihapje e klubeve pas shtatorit. Duhet rikujtuar që aktiviteti i klubeve të natës në kryeqytet pas sezonit veror, konsiderohet si burimi kryesor që kishin dikur këngëtarët, krahas albumeve apo projekteve të reja.

Andi Islami, menaxher artistik, pohon për “Monitor” se në kushtet e koronavirusit, këngëtarët janë drejtuar të gjithë drejt online-t, publikimit të këngëve në YouTube apo klipeve, si mënyrë që të mbijetojnë e të mbajnë emrin në krye të klasifikimeve.

Rënia e biznesit të argëtimit gjatë verës, në fakt, nuk është një dukuri vetëm shqiptare, ajo po vihet re në shumë kryeqytete të Europës të cilat janë të famshme për diskot dhe klubet e argëtimit në sezonin veror. Goditjen më të madhe këtë vit e ka marrë Ibiza, Barcelona, Londra etj. Madje këta të fundit po i kthejnë sytë nga tregje si Azia, që ende është e “uritur”, ndërsa po i besojnë gjithnjë e më shumë edhe teknologjisë së “zgjuar”.

cna lajme ekonomi

Shifra

50% është ulur konsumi në diskot verore pas pandemisë

50% janë përgjysmuar pagesat e këngëtarëve për natë

Fenomeni

Konkurrenca ka shtuar ofertat ekstreme dhe kjo bën që klienti të mos jetë besnik i një klubi, por të rendë pas këngëtarit të preferuar

Struktura e përgjithshme e të ardhurave e klubeve të natës në bazë të konsumit/

Rreth 30% nga konsumi i birrës

Rreth 40% nga konsumi i pijeve të forta

Rreth 10% nga konsumi i pijeve joalkoolike

Rreth 20% nga konsumi i shampanjës/ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Tanket e Serbisë në veri të Kosovës/ Ngjela bën thirrje për “luftë”: Ta mbyllim një herë e mirë me këta banditë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë në Veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Serbia po dërgon tanket e saj në kufirin me Kosovën.

Më tej, Ngjela bën edhe një deklaratë të fortë, ndërsa shkruan se do ishte mirë që Serbia të ndërmarrë një hap luftarak, dhe kështu sipas tij do të merrte përgjigjen e merituar, për dhunimin e shqiptarëve për 150 vite.

Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën, në veri të saj.



LEXO EDHE:  Shoqata “PEA” letër Ministrisë së Financave/ Kërkon të falen gjobat dhe kamatë-vonesat gjatë kohës së pandemisë

LEXO EDHE:  11 mijë raste me probleme respiratore në javë/ A u tentua të mbahej i fshehur Covid-19 në Shqipëri?

Dashtë Zoti, ia merr arsyen hiçi dhe ndërmerr ndonjë hap luftarak kundër Kosovës, që ta mbyllim një herë e mirë historinë me këta banditë që kanë 150 vite që vrasin dhe dhunojnë shqiptarët.

Por jo sot.

Sot forca është nga shqiptarët. Asgjë nuk bëjnë dot serbët, veç marrëzisë që do t’i ndihmojë shqiptarët, ta mbyllin kapitullin e mizorisë serbe, duke marrë plotësisht territorin e vet shqiptar, deri në NISH.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali-Rama i “përulet” Vuçiç/ Fshin deklaratën për Kosovën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Prej disa ditësh situata në Veri të Kosovës, vijon të jetë tepër e tensionuar, pasi kryeministri Albin Kurti vendosi të zbatonte vendimin e ligjshëm, për reciprocitetin e targave.

Por, ky vendim ka sjellë zemërim të Serbisë, e cila nuk e pranon reciprocitetin, me pretendimin se ata nuk e njohin Kosovën si shtet.

Por, ajo çfarë ka ndodhur sot në Shqipëri, është një skandal i padëgjuar në 30 vite demokraci.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në një reagim në faqen e saj zyrtare, pasditen e sotme, i drejtonte thirrje Serbisë të tërhiqte forcat e armatosura nga kufiri me Kosovën.



Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës. Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilave Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.”-thuhej ndër të tjera në deklaratë. ( Lexo ketu)

LEXO EDHE:  Soreca: BE-ja ka siguruar më shumë se 230 milionë euro mbështetje financiare për Shqipërinë

Por, vetëm pak orë pas deklaratës, ka ndodhur skandali. Ministria e Jashtme ka fshirë deklaratën, për Kosovën.

Në vend që të hiqte Serbia tanket, Rama urdhëron fshirjen e deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, për Kosovën.

LEXO EDHE:  Çfarë është pandemia?

Një skandal i paparë dhe i padëgjuar më parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arben Meçe i drejtohet SPAK-ut/ Të rihapen hetimet për rrugën Durrës-Kukës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Inxhinieri Arben Meçe i është drejtuar SPAK-ut që të rihapë hetimet në lidhje me çështjen e rrugës Durrës-Kukës dhe hetimin e Lulzim Bashës ashtu sikurse “SPAKU” bëri me Fatmir Mediun.

Konkretisht, çështja e kallëzuar prej Arben Meçes në lidhje me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës  daton në vitin 2007 ku në krye të Ministrisë sëPunëve Publike të asaj kohe ishte Lulzim Basha.

Sipas asaj që shkruan In.Front, çështja është regjistruar në Prokuroprinë e Rrethit Gjygjësor Tiranë në datën 07.09.2007. Kjo prokurori pasi kishte rregjistruar ne daten 09.03.2007, procedimin nr. 893 për vepren penale të “Shpërdorimit të detyrës“ të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, paautor mbi bazën e intervistës së dhënë Arben Meçaj, i cili ka dhënë informacion për abuzime në vlera të konsiderueshme.

LEXO EDHE:  Bashkia e Tiranës, 30 vendime në kohë pandemie/ Si u shkel ligji për vetqeverisjen vendore

LEXO EDHE:  Vala e dytë e Covid-19, ja ku gaboi Evropa

Kryesisht ka qenë informacione për ndërtimin e rrugëve, ku në krye të Ministrisë së Punëve Publike në atë kohë ka qenë Lulzim Basha.



Me të drejtë Prokuroria ka vendosur bazuar në nenin 141/1 te Kushtetutes, dhe 28 dhe 74/1  të Kodit te Procedures Penale, shpalljen e moskompetencës lëndore për hetimin e proçedimit penal nr.893 dt.09.03.2007 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kalimin e akteve të këtij proçedimi penal, Prokurorisë së Pergjithshme Tiranë.

Kjo e fundit ka vendosur pushm e akuzave ndaj Llulzim Bashës për arsye se akuza ishte paraqitur jashtë afateve në gjykatë.

Përsëri Arben Meçja këmbëngul duke iu drejtuar SPAK-ut kësaj radhe për fillim e hetimeve dhe dënimin e personave përgjegjës për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës dhe megavjedhjen e shekullit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE