Connect with Us

Nga Hasan Bello/ Pse e eleminoi Sigurimi i Shtetit shkrimtarin Bilal Xhaferri?

Opinione

Nga Hasan Bello/ Pse e eleminoi Sigurimi i Shtetit shkrimtarin Bilal Xhaferri?

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Bilal Xhaferri është nga të pakët figura, publicistika e të cilit, për regjimin komunist u kthye në një makth. Arratisja e tij në 1969 drejt Greqisë për t`u vendosur më pas në SHBA, ndiqej me kujdes nga agjentët dhe diplomatët e kohës. Kjo jo vetëm për shkak të talentit, por edhe të artikujve kritik që ai do të botoi në gazetën “Dielli” dhe 39 numrat e revistës “Krahu i shqiponjës”, në gjuhën shqipe dhe angleze.

Në qershor të 1978 në një shkrim të Bilal Xhaferit në gazetën “Dielli”, ndër të tjera thuhet se: “Shqiptarët në Shqipëri janë të shtypur prandaj “Vatra” në radhë të parë duhet të bëjë detyrën dhe të luftojë për vëllezërit e shtypur në Shqipëri dhe për më tepër që janë të robëruar nga të huajt”. Më poshtë vazhdon: “Të organizojmë e dalim përpara me demonstrata masive për të treguar padrejtësitë që na bëhen, të organizojmë përfaqësira për të bërë protesta të vazhdueshme pranë atyre që kanë në dorë fatet e botës”. “Vatra”, – përfundon ai, – këtë duhet ta bëjë më mirë se kushdo tjetër”. Ky dhe të tjerë artikuj lidhur me masat shtypëse brenda vendit dhe politikën e jashtme krejtësisht të gabuar të shtetit shqiptar, bëri që për drejtuesit e kohës Bilal Xhaferri të konsiderohej një zë i fuqishëm, i pakompromentueshëm dhe tejmase problematik. Prandaj drejtuesit e shtetit komunist dhe Sigurimit të Shtetit morën të gjitha masat, fillimisht për ta izoluar nga pjesa tjetër e shoqatave, organizatave dhe partive politike të emigracionit politik shqiptar. Kjo konstatohet dhe nga angazhimi që, sipas dokumetacionit, Sigurimi i Shtetit mori në kuvendin e organizatës patriotike të shqiptarëve të SHBA-së, “Vatra”, i cili do të mbahej në shtator të 1985. Sipas planit operativ, Bilal Xhaferri duhej të pengohej me të gjitha format për tu zgjedhur si editor i gazetës “Dielli”.

LEXO EDHE:  Nga Hasan Bello/ Enver Hoxha, besnik deri në fund i klanit serbo-malazez

Por megjith makinacionet dhe intrigat e tyre, Bilal Xhaferri nuk heshti. Ai vijoi të shkruante dhe fliste kundër regjimit. Për këtë arsye, më 14 tetor 1986, ai vdiq në Çikago, në rrethana misterioze pas një operacioni në tru. Në raportin e spitalit shkruhej se Bilali ishte gjendur i vdekur, të gjitha aparatet që e kontrollonin dhe e mbanin gjallë ishin të hequra. Ndërsa plaga e operacionit i kullonte gjak. A ishte Bilali në gjendje të kryente këto veprime? Apo të gjitha këto ndodhën me “ndihmën” e dikujt?

***

“Dhe rrugëve të atdheut

Si kukuvajka nën hënë,

Leh dhe ulërin “Gazi” 69”

B.Xhaferri

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Reforma në Drejtësi/ Basha me dashje apo nga paaftësia po i shërben Ramës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nga Sherefedin Shehu

Edhe këtë radhë z. Basha nuk guxoi që t’i paraprijë procesit të ndryshimeve të kërkura për reformën në drejtësi dhe të rregullonte atë që mun të rregullohej apo edhe të përfitonte diçka prej tij. Propozimi i njëanshem i projektligjit për ndryshimet Kushtetuese nga z. Rama nuk është hedhje dorashke nga ana e tij por një urdhër i heshtur “Hajde voto dhe mos e zgjat”. Këtë besoj se e pranojnë që të gjithë për arsyet e mëposhtëme:

PD kurrë nuk e ka kundërshtuar në parim reformën në drejtësi por përkundarzi e ka nxitur dhe mbështetur atë.

Z. Basha dështoi që në fillim të reformës në drejtësi kur e vonoi procesin dhe nuk ofroi një model që ti jepte kredibilitet PD-së dhe të mundësonte reformim të vërtetë të sistemit të drejtësisë.

Z. Basha asnjëherë nuk ka demonstruar vizion dhe aftësi për t’ju paraprirë zhvillimeve politike dhe reformave të rëndësishme të vendit siç ka ndodhur me reformën teritoriale, ndryshimet Kushtetuese të vitit të kaluar dhe në raste të tjera.

PD është pro-Amerikane dhe pro-Europiane dhe të dy partnerët nuk mund të pranojnë vonesat apo veprime që cënojnë ritmin dhe vazhdimësinë e një reforme kaq të rëndësishme për të cilën janë investuar drejtpërsëdrejti.



Z. Basha u struk dhe nuk arriti t’i paraprijë procesit me një ofertë që të rriste kredibilitetin e reformës dhe të ishte e pranueshme nga partnerët Euro-Amerikanë.

LEXO EDHE:  Nga Hasan Bello/ Enver Hoxha, besnik deri në fund i klanit serbo-malazez

LEXO EDHE:  Zai Fundo, intelektuali që e konsideronte Stalinin vrasës që në vitin 1938

Ndryshe nga z. Rama, z. Basha nuk është i aftë dhe i besueshëm nga aleatët Euro-Amerikanë dhe nuk ka mundur të krijojë raporte partneriteti me ta.

Ky do të ishte një rast i mirë që reforma në drejtësi të çlirohej nga kontrolli i dukshëm që z. Rama ka mbi të nëpërmjet emërimit në strukturat menaxhuese të Vetting-ut të fëmijëve, nipërve, mbesave, kunetërve, kushërinjve dhe kategorive të tjera të të afërmve të eksponentëve të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe Partisë Socialiste. Ky do të ishte një rast edhe për të korigjuar gabimet e rënda që u bënë në hartimin dhe miratimin e paketës ekzistuese ligjore të reformës në drejtësi. Z. Basha që në fillim i dhuroi kontrollin e reformës z. Rama me propozimin e tij për zëvendësimin e vendimmarrjes nga Opreacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) në rastet kur nuk arrihej konsensusi në zgjedhjen e anëtarëve të strukturave të procesit të Vetting-ut me votimin me raunde të zgjedhjes së tyre ku në raundin e fundit votohet me 50%+1.

Për arsyet e renditura më sipër, z. Basha do ta miratojë “si Çeçoja” propozimin e z. Rama. Edhe po të supozojmë se nuk ka pazare midis z. Basha dhe z. Rama, mungesa e propozimt paraprak alternativ nga ana e PD-së e bën propozimin e z. Rama koherent me pritshmëritë e partnerëve Euro-Amerkanë dhe për rrjedhojë do të mbështetet edhe prej tyre.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Mero Baze bën avokatinë e Bashës/ Berisha nuk e heq dot me Kuvend Kombëtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sali Berisha po përpiqet t’u lexojë demokratëve që marrin pjesë ne “foltoren” e tij, një statut te Partisë Demokratike, që nuk ekziston. Nuk besoj se ai nuk di ta lexojë statutin e PD, edhe pse nuk i eshte dashur kurrë gjithë jeten. Por tani meqë është në një farë halli, me siguri e ka lexuar.

Duke shfrytëzuar mosbesimin e kultivuar në PD tek statuti i PD, që nuk është respektuar kurrë, ai po shpik nje “ungjill sipas Saliut”. Qëllimi është që ai te mos e përfundojë kurrë ketë aksion, duke kërkuar në rrugë ligjore objektivin e tij. Ai po kërkon të largojë Lulzim Bashën përmes një lëvizje të rrugës, me qellim që pastaj të krijojë mitin e “mbretit” qe nuk guxon t’i prekë njeri pronën private, që quhet PD.

Përse Berisha po shpik një “statut” që nuk ekziston.

Hidhini një sy të shpejtë statutit aktual të PD. E di që nuk e ka lexuar njeri, se është gjeja me përçmuar në atë seli, por meqë Berisha po i referohet në foltoren e tij, duhet shpjeguar që po gënjen demokratet.

Statuti ne piken 2 të nenit 43 qartëson që vendimin për mbledhjen e Kuvendi Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar, ose Kryesia e PD me propozim të kryetarit. Po ashtu u jepet mundësia ¼ të delegatëve të Kuvendit të mbledhin firma për ta thirrur atë.

Fjalia e dytë që përcakton mbledhjen nga firmat e ¼ të delegateve të Kuvendit, vjen pas fjalisë së pare dhe i nënshtrohet kushtit që kërkesa i shkon Këshillit Kombëtar, ose Kryesise, dhe ata vendosin për atë. Mbledhja  e firmave për të thirrur Kuvendin nuk është automatike dhe nuk behet pa qartësuar shkakun.

Ne piken 3 te nenit 43, germa ç, thuhet se Kuvendi Kombëtar ka kompetencë shkarkimin e kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Pra që Kuvendi Kombëtar të mblidhet për të shkarkuar Lulzim Bashën, duhet që të ketë një mocion mosbesimi të miratuar nga me shumë se gjysma e anëtarëve te Këshillit Kombëtar. Pa këtë mocion, Kuvendi nuk mund  të mblidhet dot me rend dite shkarkimin e Lulzim Bashës. Këto nene jane shumë të qarta në statut.

Sali Berisha deri tani nuk ka formuluar ndonjë mocion për shkarkimin e Lulzim Bashes, nuk po ndjek asnjë procedurë që të bën të besosh se ai do të ndjekë ndonjë rrugë statutore për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe mbi të gjitha, nuk do t’i referohet statutit aktual për këtë operacion, por fabulës së tij, nga e cila shpreson se Lulzim Basha duhet zbuar, dhe jo duhet shkarkuar.

Problemi i dyte i dyshimtë i Sali Berishes në këtë lëvizje është gënjeshtra e tij se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet për të ndryshuar statutin, të cilin e shikon si pengesë.

Që  Kuvendi të mblidhet për të ndryshuar statutin duhet që të jenë përgatitur ndryshimet e statutit dhe të kenë kaluar me parë në procedurë.

Procedura për ndryshimet statutore përcaktohet nga neni 60 i statutit. Ky nen shkruan si më poshtë:



“Neni 60: Ky Statut mund të rishikohet nga Kuvendi i Partisë me shumicën e të gjithë të anëtarëve të tij sipas propozimeve të Kryesisë së Partisë, së një të katërtës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Për përgatitjen e ndryshimeve në Statut ngrihet dhe funksion Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili është përgjegjës edhe për interpretimin e dispozitave të Statutit.

LEXO EDHE:  Zai Fundo, intelektuali që e konsideronte Stalinin vrasës që në vitin 1938

LEXO EDHE:  Zai Fundo, intelektuali që e konsideronte Stalinin vrasës që në vitin 1938

Komisioni i Përhershëm i Statutit përbëhet nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anëtarë ndihmës, dhe caktohet nga Kryesia e Partisë”.

Pra që kjo procedure të nisë, duhet që së pari Komisioni i përhershëm i Statutit prej 7 vetësh (ec e gjeje kush janë këta) të bëjë interpretimin e Statutit dhe te certifikojë propozimet për ndryshime në statut. Vetëm pasi ky të ketë çertifikuar ndryshimet, ato mund t’i kalojnë  Kuvendit për ndryshim.

Formulari i shpërndarë nga Sali Berisha, që postohet herë pas here në rrjetet sociale, është nje formular i bardhë, në të cilin njerëzit ftohen të firmosin duke shënuar emrin e tyre dhe duke hedhur firmë, por nuk ka bashkëngjitur tij, asnjë mocion mosbesimi apo ndonjë propozim për ndryshim statutor.

Ajo është një copë letër, që mund ta përdorësh dhe për të krijuar parti tjetër, apo shoqatë, por kurrë nuk mund të jetë një dokument i vlefshëm për të thirrur nje Kuvend Kombëtar qe të ndryshojë Statutin dhe që pastaj të rrëzojë Lulzim Bashën.

Sali Berisha është i qartë për këtë, por gënjen mbështetësit në foltore, pasi thjesht nuk do të bëjë publik mungesën e planit që ka në këtë lëvizje haxhiqamiliste.

Sot ishte dhe më i qartë se kurrë ne paqartësinë e tij. Duke e ditur se demokratët jane të bindur që me atë kryetar partie nuk vijnë kurrë ne pushtet, hodhi tezen se do ta ndajë kryetarin e partisë nga kandidati për kryeministër, meqë e di qe nuk behet dot vetë. Sa herë është në konflikt me SHBA e bën këtë. Por tani është në konflikt te përjetshëm dhe të panegociueshëm.

E bëri dhe me 2001, duke hap fjale se kryeministër në rast fitoreje do të ishte Ridvan Bodja. Pastaj Fatos Nano sa herë tallej në Parlament me historinë e PD, i referohej “regjimit te Ridvan Bodes”, që e kishte arrestuar, pasi me Berishën kishte bërë paqe.

Halli i Sali Berishës për të mos treguar se çfarë do bëjë, natyrisht që është i madh. Nëse nxjerr kandidat, i përçahet foltorja dhe shkojnë me Lulin. Nëse nuk thotë që do të jem vet kryetar, nuk i vijnë gjithë ata të çmendur në sallë.

Nëse thotë do të jem kandidati për kryeministër nuk i shkon më njeri pas, se e dinë që janë të vdekur. Duke u përpjekur të notojë mes gjithë këtyre shkëmbinjve nënujor që i dalin në rrugën që ka nisur për të përdorur PD kundër SHBA, ai po behet qesharak, duke u përpjekur të shpikë një Statut të ri të PD, të shpikë kandidatë të panjohur për kryeministër, të shpikë fraksione brenda PD, madje të shpikë dhe një Amerike tjetër që e do, e cila udhëhiqet nga Kokalari apo Miraka, kundër kësaj Amerikës zyrtare që e ka shpallur në “Listën e Zeze” të saj, qe udhëhiqet nga Biden apo Blinken.

Në telashe të mëdha është, por telashi më i madh që nuk e kishte parashikuar, është pikërisht nevoja që t’i gënjejë demokratët se po zbaton Statutin e partisë dhe rregullat e PD që i ka harruar dhe vetë. Ata të shkretët kanë një jetë që nuk kanë dëgjuar kurrë për këto gjera. Statuti dhe rregullat e demokracisë së brendshme kanë qenë një ushqim i ndaluar prej Berishës, prej vitit 1991.

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Foltoret” si garancia e vetme për demokratizimin e PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Gjergji Koja*

Prej 16 shtatorit kur ish-Kryeministri Sali Berisha nisi “katarsisin” në Partinë Demokratike nën emërtimin “Foltoret” e gjithë vëmendja është spostuar në zhvillimet brenda partisë më të madhe opozitare.

Disa e trajtojnë si një lëvizje të ndërmarrë nga Berisha për interesa të ngushta, disa të tjerë si një ndëshkim ndaj “tradhëtisë” së Lulzim Bashës me vendimin për përjashtimin e ish-Kryeministrit nga Grupi Parlamentar, apo si një tentativë për rikthimin e liderit historik në krye të PD.

Në fakt kush e njeh Partinë Demokratike dhe zhvillimet brenda saj, kjo është hera e parë në historinë e kësaj partie, kur Berisha ndodhet në rolin e politikanit të përzënë apo të larguar dhe që i duhet të fitojë një terren, që më shumë për fajin e Bashës, se sa meritën e tij, po e rimerr në bazën e demokratëve.

Përtej çdo deklarate, përplasjeje, akuze, apo aksioni politik qoftë edhe për largimin e Bashës nga kreu i PD, Berisha, ndoshta pa dashjen e tij, po i bën kësaj partie atë që duhej të kishte ndodhur të paktën dy dekada më parë, demokratizimin, rënien e mitit se Kryetari është i pakritikueshëm apo se ai mund të mbajë një zyrë në selinë e partisë meqë ka një vulë në xhep.

Për herë të parë, Berisha ka pohuar publikisht në turin e Foltoreve, se në PD duhet të ketë fraksione, që do të thotë pakica nuk do të jetë më e përjashtuar, sikundër ka ndodhur rëndom në 30 vjet. Fraksioni është përfaqësim i mendimit ndryshe në Forumet drejtuese, bazuar në mbështetjen që ka në anëtarësinë e partisë, gjë që konsiderohej dhe ndoshta vijon të konsiderohet si tabu në rradhët e demokratëve. Dhe premtimi i dytë publik i Berishës janë primaret, pra përballja e kandidatëve direkt me ata anëtarët, që mbajnë edhe peshën kryesore të fushatave, dhe që deri më sot janë trajtuar thjesht si një ushtri, që ka për detyrë të pranojë çdo emër që i shkon nga Kryetari, qoftë si kandidat për deputet, qoftë si kandidat për Kryebashkiak.

Rreth 20 vjet më parë, idenë e fraksioneve në PD e hodhi ish-Kryeministri Aleksandër Meksi, që në një platformë të prezantuar në atë kohë prej tij, përfshiheshin zgjedhjet sipas “parimit 1 anëtar, 1 votë”, institucionalizimi i mendimit ndryshe, përfaqësimi i pakicës në forume dhe vendimmarrje, etj. Nga propozimet e prezantuara nga Meksi në Kuvendin e 7 Kombëtar të PD, në dhjetor 2001, vetëm njëri nisi të zbatohej, zgjedhja përmes parimit “1 anëtar, 1 votë”, por edhe ky u aplikua i deformuar, në vitin 2013 dhe më pas në 2017 dhe 2021.

Madje aq i deformuar u aplikua, sa sot vështirë të thuash se sa anëtarë aktivë, me të drejtë vote ka Partia Demokratike, pasi listat e anëtarësisë i ka në dispozicion vetëm Kryetari në detyrë, që herë i shton dhe herë i pakëson me një të rënë të lapsit.

Në 2013, kur edhe u aplikua për herë të parë, procesi u deformua në çdo hallkë të tij, nga ndërhyrjet, preferencat, mbyllja e syve ndaj njërit kandidat dhe vendosja në lupë e çdo lëvizjeje të kandidatit tjetër. Një garë e paravendosur, ndërsa parimi i aplikuar shërbeu thjesht e vetëm për t´i hedhur hi një procesi të brendshëm zgjedhor.



Ndoshta ky është momenti që shpjegon edhe faktin pse zhvillimet e mëvonshme në PD në vend që të demokratizonin partinë, e ngurtësuan atë, vijoi e njëjta procedurë dhe mentalitet me largime e përjashtime, ku kryetari shmangte vendimmarrjen në forume dhe instaloi frymën e faktit të kryer.

Askush nuk e pengoi Lulzim Bashën nga 2013 e këtej që të demokratizonte Partinë Demokratike, që të pranonte mendimin ndryshe, që të krijonte një fytyrë dhe imazh të ri në partinë që e mori si “dhuratë”.

Në fakt e gjithë metoda që ai aplikoi, ndoshta edhe me miratimin në heshtje nga Berisha, ishte një kopje e asaj që kishte aplikuar më parë Edi Rama në Partinë Socialiste. As më pak e as më shumë, Basha zgjodhi Elisat, Saimirët, Erjonët e Partisë Demokratike, në petkun e figurave të reja, që do të zëvendësonin “armiqtë” e brendshëm të Kryetarit.

LEXO EDHE:  Nga Hasan Bello/ Pse u “divorcua” Fan Noli nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1931?

LEXO EDHE:  Nga Hasan Bello/ Enver Hoxha, besnik deri në fund i klanit serbo-malazez

Ndoshta eci me konceptin e një KOP-i të ri, ashtu sikundër vetë, u kuoptua në kupolën e Partisë Demokratike në periudhën 2004- 2005, duke marrë si të mirëqënë se kjo ishte rruga e duhur, edhe pse si atëherë edhe më pas, asnjë nga të kuoptuarit nuk iu nënshtrua një votimi real për strukturat drejtuese.

Teza e dytë e artikuluar nga Berisha, ajo mbi primaret, u tentua të aplikohej nga Basha për zgjedhjen e kandidatëve për deputet, por u zgjodh modeli më i shëmtuar i mundshëm. Të aplikosh një model me votë përjashtuese dhe të mos lejosh kandidatët të përballen mes tyre, si një mënyrë për të shmangur përballjet, do të thotë se ke frikë nga debati. Basha ndoshta tentoi të ruante unitetin e partisë me formulën e zgjedhur, por dukej se kishte harruar faktin se drejtonte një parti ndoshta jo tërësisht të djathtë, por më afër qendrës së djathtë. Uniteti është tipar i së majtës, ndërsa të djathtët janë njerëzit e lirë, gjë që nuk u kuptua asnjëherë.

Çfarë e keqe do ti vinte PD sikundër kandidatët për deputet në x qark, sa do të ishte numri, do të përballeshin mes tyre me ide, programe, platforma, apo qoftë edhe me akuza? Asnjë e keqe. Shikoni garën e brendshme që zhvillohet në SHBA në rradhët e demokratëve apo republikanëve, për të zgjedhur kandidatët respektivë për postin Presidencial. Dalin në përballje shtet më shtet, përpara tyre qëndrojnë anëtarët e konventave, akuzojnë, shahen dhe tallin njëri-tjetrin, sepse kjo është demokracia, ky është modeli që ai anëtari ndjehet se ka një peshë dhe nuk është thjesht një ushtar që është i detyruar të zbatojë urdhërin e kapterit, që urdhërohet nga një kapter i një rangu më të lartë.  Dhe ky modeli i aplikuar në SHBA, ka një të mirë të madhe, pasi nxjerr nga gara të shantazhueshmit, ata që nuk mbajnë dot presionin.

Nëse në PD do të ekzistonin fraksionet, vetëm në këto vitet e fundit do të shmangej krijimi i të paktën 3 partive nga deputetë apo ish-drejtues të Partisë Demokratike, që kur i binden Kryetarit janë figura të shquara, ndërsa kur e kundërshtojnë, janë të shitur e të blerë, armiq e tradhëtarë.

Asnjë e keqe nuk do ti vinte PD si formacion politik nëse do të kishte debate, përplasje idesh, mendimesh, rryma nga më ekstremet te ato të moderuarat. A po, e keqja nëse mund të cilësohet e tillë, do të kishte të bënte vetëm me faktin se ajo vula e partisë, nuk do të mund të tregohej si një çekiç që mund të ndëshkojë këdo me përjashtim, vetëm se nuk pranon idenë e dikujt që rastësisht ose jo ndodhet i ulur në karrigen e  Kryetarit, që partinë e trajton si një pronë të trashëguar dhe njerëzit si dele të vathës ku ai është bariu.

Dhe për t´iu kthyer Foltoreve, edhe sikur vetë Berisha të marrë drejtimin e PD, pas Kuvendit Kombëtar të Jashtëzakonshëm, ai do e ketë shumë të vështirë që të kontrollojë tashmë çdo qelizë të partisë, sikundër ka ndodhur deri pak muaj më parë, pavarësisht emrit të Kryetarit. Me apo pa dëshirë, ai zgjoi makinerinë e bazës së PD, dhe vështirë se do arrijë ti përgjumë sërisht. Dhe sot apo nesër, do e ketë të vështirë që t’i imponohet anëtarësisë së partisë të zgjedhë emrin që ai dëshiron për të drejtuar PD./BOLDNEWS

LEXO TE PLOTE