Connect with Us

MSH bën bilancin/ Mbeten të larta infektimet, humbin jetën dhe 3 pacientë

Shëndeti

MSH bën bilancin/ Mbeten të larta infektimet, humbin jetën dhe 3 pacientë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 4228 testime, kanë rezultuar pozitivë 896  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 3 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:224 raste në Tiranë, 83 raste në Shkodër, 82 raste në Vlorë, 72 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 49 raste në Kavajë, 42 raste në Lushnje, 32 raste në Lezhë, 27 raste në Elbasan, 21 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Sarandë, 17 raste në Kurbin, 15 raste Malësi e Madhe, 12 raste në Bulqizë, 11 raste në Mat, 10 raste në Kamëz, Himarë, 6 raste Vau i Dejës, Memaliaj, Pogradec, Berat, 5 raste në Peqin, Gramsh, 4 raste në Fushë-Arrëz, Dimal, Kuçovë, Skrapar, Cërrik, 3 raste në Kukës, Has, Dibër, Patos, Divjakë, Mallakastër, Korçë, Devoll, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Klos, Konispol, Libohovë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Janë 12,003 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një qytetar 67 nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 518 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,479 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  "Kurba po ngjit një kodër"/ Manastirliu: Nëse nuk do ishin marrë masat, mund të kishim qindra viktima

Statistika (05 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       896
Të shëruar në 24 orë      518
Të shtruar në spitale       132
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 4,228

Testime totale            1,076,983
Raste pozitive             150,997
Raste të shëruara       136,479
Raste Aktive                 12,003
Humbje jete                   2,515

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4375
Shkodër          1999
Durrës             1025
Vlorë               896
Fier                  860
Lezhë              778
Elbasan           605
Berat               421
Korçë               307
Gjirokastër      299
Kukës              232
Dibër                206

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Konfirmohen 495 raste të reja me Covid/ Numri i viktimave nuk njeh ulje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3732 testime, kanë rezultuar pozitivë 495  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 9 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.

Janë 6,562 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 606 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  “Kurba po ngjit një kodër”/ Manastirliu: Nëse nuk do ishin marrë masat, mund të kishim qindra viktima

LEXO EDHE:  Tërmeti në Meksikë/ Rritet numri i viktimave, 248 persona humbën jetën



Statistika (14 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 495
Të shëruar në 24 orë 606
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3732

Testime totale 1,250,052
Raste pozitive 176,667
Raste të shëruara 167,308
Raste Aktive 6,562
Humbje jete 2,797

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3002
Durrës 782
Fier 666
Shkodër 517
Vlorë 257
Elbasan 281
Lezhë 226
Berat 210
Gjirokastër 207
Kukës 154
Korçë 152
Dibër 108

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Tre kriteret nga të cilat varet efektiviteti i vaksinës anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Si të shpjegojmë shpejtësinë e rrufesë me të cilën përhapet varianti Delta?

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe

Ashtu si çdo ilaç tjetër, asnjë vaksinë nuk është 100% efektive. Efektiviteti i vaksinës varet nga:

1.mosha e personit të vaksinuar;

2.gjendja shëndetësore e personit të vaksinuar (p.sh .: shtatzënia, gjendja e sistemit të tyre imunitar);

3.shkalla e lidhjes midis shtameve të virusit që qarkullojnë dhe atyre që përmbahen në vaksinë.

Që nga lindja, trupi i njeriut mbrohet çdo ditë kundër mijëra mikrobeve që gjenden në ujë, ajër, ushqim dhe në objekte. Me evolucionin, trupi i njeriut ka zhvilluar një sistem mbrojtës të quajtur “sistemi imunitar” për të mbrojtur veten kundër këtyre mikrobeve. Roli i sistemit imunitar është të zbulojë ndërhyrës që hyjnë në trup, siç janë mikrobet, dhe t’i vrasë ata.

Vaksinat bëhen nga sasi të vogla të mikrobeve që shkaktojnë sëmundje të caktuara. Këto mikrobe janë trajtuar për të hequr fuqinë për të transmetuar sëmundje. Sidoqoftë, ata janë ende në gjendje të nxisin sistemin imunitar për të mësuar se si të mbrohet kundër tyre. Mikrobet e trajtuara në vaksina mund të jenë:



1.baktere ose viruse të plota, të vdekura ose të dobësuara;

LEXO EDHE:  Infektimet vijojnë të mbeten të ulëta/ Shënohet vetëm një humbje jete

LEXO EDHE:  Aksidentet në punë/ ISHP publikon shifrat e frikshme

2.pjesë të baktereve ose viruseve të vdekur ose të dobësuar.

Vaksinimi mbetet një nga sukseset më të mëdha të mjekësisë. Shtë një nga ndërhyrjet më efektive shëndetësore. Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se imunizimi parandalon më shumë se 2 milion vdekje në mbarë botën çdo vit.

Falë vaksinimit, lia është çrrënjosur nga planeti. Poliomieliti është zhdukur ne disa vende dhe disa sëmundje, të tilla si difteria, tetanozi dhe rubeola, tani janë shumë të rralla. Shkaku kryesor i meningjitit bakterial tek fëmijët, bakteret Haemophilus influenzae të tipit b, tani është shumë më e rrallë. Përveç kësaj, hepatiti B praktikisht është zhdukur tek fëmijët më të vegjël sepse ata janë vaksinuar në moshë të re.

Vaksinat janë shumë të sigurta. Ato prodhohen sipas standardeve shumë të rrepta të sigurisë. Sidoqoftë, si shumë ilaçe, vaksinat ndonjëherë mund të shkaktojnë efekte anësore.

Më shpesh, efektet anësore të vaksinave janë të lehta dhe të përkohshme. Kjo mund të jetë, për shembull, një ethe e lehtë ose butësi ku është injektuar vaksina. Këto efekte janë reagimi normal i trupit ndaj vaksinës.

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Marrja e përditshme e aspirinës mund të shkaktojë dëme serioze

Publikuar

-

Nga

Njerëzit që nuk vuajnë nga zemra, nuk duhet të marrin aspirinë përditë. Kështu thuhet në udhëzimet paraprake të një grupi me peshë ekspertësh amerikanë. Nëse udhëzimet marrin formë përfundimtare, ato do të ndryshojnë plotësisht rekomandimet e dhëna në vitin 2016 që sugjeronin përdorimin e aspirinës me dozë të vogël për të parandaluar goditjet në zemër dhe në tru.

Personat që nuk vuajnë nga zemra nuk duhet të marrin një dozë të ulët të përditshme aspirine, 81- 100 miligramë, për të parandaluar goditje të mundshme në zemër, thuhet në udhëzimet paraprake të qarkulluara nga një organizatë me peshë në fushën e shëndetësisë.

Grupi Amerikan i Punës për Shërbimet Parandaluese është një entitet i pavarur ekspertësh, që analizon punën kërkimore dhe literaturën mjekësore, për të dhënë rekomandime periodike, për masat që duhen marrë për mbrojtjen e shëndetit të publikut. Grupi i punës thotë tashmë se rreziku i hemorragjisë tek personat mbi 60 vjeç është më i madh se mbrojtja që mund të ofrojë aspirina.

“Sipas të dhënave më të fundit, ne tashmë rekomandojmë që personat 60 vjeç e lart të mos fillojnë të marrin aspirinë, pasi dëmi është më i madh se përfitimi”, thotë Dr. John Wong, përfaqësues i grupit të punës.

Nga ana tjetër, rekomandimi i ri thotë që personat në të 40-at ndoshta mund ta marrin aspirinën me dozë të vogël nëse nuk rrezikohen nga hemorragjitë e brendshme. Gjithashtu, rekomandimi thotë se për personat nga 40-59 vjeç që janë të rrezikuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare, përfitimet nga përdorimi i aspirinës janë të vogla. Grupi i punës rekomandon që aspirina duhet marrë pas konsultimeve me mjekun.

LEXO EDHE:  Manstirliu zbulon shifrat/ Sa qytetarë janë riinfektuar me Covid

LEXO EDHE:  Infektimet vijojnë të mbeten të ulëta/ Shënohet vetëm një humbje jete



“Është një zhvillim tepër domethënës, në veçanti për përdorimin e aspirinës nga pacientët e moshuar që nuk kanë patur ndonjëherë probleme zemre, por që duan t’i parandalojnë. Është një segment i madh i popullsisë që e merr aspirinën për këtë arsye”, thotë Dr. Lauren Block, nga Instituti Feinstein për Kërkime Mjekësore.

Një shishe aspirine me dozë të vogël e blerë në Bruklin, Nju Jork

Rekomandimet e reja mund të ndikojnë tek miliona njerëz në mbarë botën. Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, me rreth 659 mijë vdekje në vit sipas CDC-së (Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve). Goditjet në tru janë shkaku i pestë i vdekjeve, me rreth 150 mijë në vit.

“Po u kërkojmë pacientëve që janë të shqetësuar për mundësinë e një ataku kardiak që të bisedojnë për këtë çështje me doktorin e tyre. Është e rëndësishme ta dinë se aspirina mund të shkaktojë dëme serioze dhe se ky rrezik rritet me kalimin e moshës”, thotë Dr. John Wong, përfaqësues i grupit të punës.

Aspirina njihet më shumë si ilaç për dhimbjet, por gjithashtu shërben si hollues gjaku që mund të zvogëlojë mundësinë e trompozave. Prej vitesh, mjekët kanë rekomanduar marrjen e përditshme të aspirinës në doza të vogla për personat që kanë patur tashmë goditje në zemër apo në tru. Udhëzimet e reja nuk ndryshojnë rekomandimin për këtë kategori pacientësh. Megjithatë, studimet më të fundit theksojnë rrezikun e hemorragjisë, si nëpërmjet ulçerave, apo në sistemin e tretjes, të cilat mund të jenë me pasoja fatale./voa

LEXO TE PLOTE