LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mposhtja e pandemisë/ Vasili iu “jep mend” ekspertëve

5 Shtator 2021, 12:18, Politikë CNA
Mposhtja e pandemisë/ Vasili iu “jep mend” ekspertëve

Nënkryetari Petrit Vasili ka treguar disa hapa se si mund të mposhtet pandemia. Sipas Vasilit Shqipëria mudn të fitojë mbi pandeminë pasi është një vend i vogël me një numër të kufizuar të hyrjeve dhe daljeve.

Nënkryetari tregon se e vetmja mundësi se si mund të fitohet ndaj pandemisë është profesionalizmi.

Ai shprehet se edhe Shqipëria  mund të dalë shumë shpejt nga pandemia nëse do të ketë një menaxhim rrënjësisht të ndryshëm.

Vasili shton se administrimi politik dhe propagandistik po i sfilit shqiptarët me pandeminë.

“Pandemia patjeter mposhtet, por vetem me profesionalizem!!

A mund te fitohet mbi Pandemine?

Pergjigja eshte: absolutisht PO!

Vendet si Shqiperia, me popullsi te vogel dhe me levizje shume me te kufizuara ne numra, krahasuar me vendet shumemilionesh, kane shanse dhe mundesi mjaft me te medha per ta fituar me shpejt dhe me deme shume me te pakta betejen me Pandemine.

Arsyeja e cfilitjes se shqiptareve me Pandemine eshte administrimi politik dhe progandistik ne vend te menaxhimit profesional dhe shkencor.

Sot e kesaj dite testimi eshte ne nivel te ulet thuajse tre here me i paket se Kosova, a mund te tolerohet kjo?

Testimi i ulet do te thote mosnjohje e situates dhe cdo mase e marre do te ishte nje veprim ne tym dhe i pashenjestruar epidemiologjikisht.

Testimi i paket reflekton nje realitet te pavertete, shifra jo reale, kurba epidemiologjike rezulton e deformuar dhe pa kuptim e per pasoje gjithshka zhvillohet ne kaos dhe me pasoja te renda.

Testimi i paket eshte thjesht burimi i nje mjerimi propagandistik qeveritar, qe demton veprimin anti Pandemi dhe ç’mobilizon qytetaret dhe i shperqendron ata duke rrezikuar jeten dhe shendetin.

Gjurmimi shume i cunguar dhe spontan, trajtimi i varfer nga pikpamja medikamentoze dhe teknologjike dhe financimi shume i ulet dhe shume larg nevojave te perditshme te Pandemise perbejne pengesa shume serioze per nje dalje re mundshme nga Pandemia

Shtete si Holanda,Danimarka dhe Anglia po shkojne bindshem drejt mbylljes se pandemise dhe kthimit ne normalitet.

Edhe Shqiperia me nje menaxhim rrenjesisht ndryshe mund ta arrije shume shpejt te dale nga Pandemia, ne te kundert situata do te zgjase shume dhe pasojat akoma me shume.

Ka disa momente kyc qe te trajtuara profesionalisht ben qe Pandemia te mposhtet dhe Shqiperia ti kthehet normalitetit qe jane:

1.Rikonceptimi ne themel i strategjise lidhur me variantin delta sepse strategjia me perzierje vaksinash te certifikuara dhe me te tjera me efekt teper te pasigurte dhe butaforia me oren policore jane handicap serioz per perbalkimin e situates.

2.Vazhdimi i testimeve masive eshte i nje dobie ekstreme ne kete situate te re te perballjes me variantin Delta.

3.Testimi, gjurmimi, izolimi dhe trajtimi jane hapa kruciale vecanerisht ne kete moment te ri duke izoluar ne menyre efektive rastet aktive dhe duke monitoruar rrepte kete kete izolim. Nenvleftesimi dhe lenia pas dore i ketyre kater hapave nga qeveria, ka çmobilizuar sistemin shendetesor dhe ka nxjerre situaten nga kontrolli.

4.Ndjekje preferenciale te rasteve te reja, por qe jane pjese e grupeve te riskuara si dhe monitorimi i rasteve te suspektuara per Covid mes ketyre grupeve.

5.Vaksinimi me vaksina te certifikuara nga EMA dhe FDA Amerikane i te gjithë personave që akoma nuk kanë kaluar COVID-in si edhe personave te vaksinuar me CoronaVac duke administruar se paku nje doze prej vaksinave te mesiperme.

6.Vendosja perdorimit te maskave cilesore mjeksore ne trasportin publik por edhe ne ambiente te mbyllura.

7.Heqjen dore menjehere nga improvizimet ne menyren e rifillimit te shkolles ne ambientet shkollore duke hartuar nje strategji te qarte, efektive dhe te monitoruar ne nje situate kur eshte vertetuar katerciperisht qe edhe femijet preken nga Covid si edhe mund ta trasmetojne ate

8.Hartimi i parashikimit strategjik per vendosjen ne kohe te masave e kufizimeve te arsyeshme, larg butaforive te meparshme te ores policore e te tjera masa absurde, duke perdorur modele kufizimesh te provuara europiane, qe kane rol pozitiv ne kufizimin dhe parandalimin e perhapjes se Covid.

19.Rritja i kapaciteteve spitalore dhe perforcimi teknologjik i spitaleve per perballimin e Covid.

10.Perdorimi i protokolleve nderkombetare te mjekimit dhe sigurimit te barnave dhe plotesuesve reanimatore te ketyre protokolleve”, shkruan Vasili në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga