LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Misioni i Nënë Terezës, misioni ynë”/ Basha gjen një tjetër motiv pas “luftës” dhe “betejave”

5 Shtator 2021, 07:24, Politikë CNA
“Misioni i Nënë Terezës, misioni ynë”/ Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Sipas Bashës, kjo është një ditë krenarir dhe reflektimi.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se misioni i Nënë Terezës do të kthehet në misionin e demokratëve për t?u dhënë një shpresë më të mirë për të rinjtë që largohen.

 ?Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. Mënyra më e mirë për ta nderuar Shën Terezën është shndërrimi i misionit të saj në misionin tonë, i shembullit të saj në frymëzim dhe nxitje për të bërë më shumë dhe me përulësi për ata që janë në nevojë e pa mbështetje, të braktisurit e të sëmurët, për të sjellë shpresë për një jetë më të mirë për gjithë të rinjtë dhe të rejat që si të vetmen zgjidhje shohin emigracionin, me besimin se edhe në ditët më të vështira, e mira triumfon gjithmonë mbi të keqen?, shkruan Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga