Connect with Us

Kravata e punime druri/ Dhuratat që pranuan liderët e shtetit

Kosova & Rajoni

Kravata e punime druri/ Dhuratat që pranuan liderët e shtetit

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Libra, piktura, punime artizanale dhe gjëra të tjera gjenden në listën e dhuratave që krerët e shteti kanë pranuar që nga pranimi i pozitave të tyre.

Radio Evropa e Lirë ka siguruar listat e dhuratave që presidentja, kryeministri dhe kryetari i kuvendit kanë pranuar deri më tani si dhe shpenzimet që këta liderë kanë pasur për reprezentacion.

Pranimi i dhuratave nga zyrtarët publikë rregullohet me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

Sipas këtij ligji, zyrtarët mund të pranojnë dhurata të rastit dhe dhurata protokollare. Këto të fundit duhet t’i mbesin institucionit.

Sipas dokumenteve zyrtare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që nga marrja e mandatit në mars deri në fund të korrikut 2021, ka pranuar 23 dhurata.

Në tri raste ai ka pranuar kravata.

Ato iu sollën nga Nabil Alshamsi, ambasador jorezident i Emirateve të Bashkuara Arabe, nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim si dhe nga Ismail Hakki që tani është edhe zyrtar i lartë i protokollit në kabinetin e kryeministrit.

Dy palë mansheta për këmishë, kryeministrit Kurti iu dhuruan nga një komandant i KFOR-it si dhe Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

Përveç këtyre, Kurtit iu dhuruan libra, stilolaps, pjata e gota dekoruese si dhe piktura.

Në dokumentet që Zyra e kryeministrit i ka dërguar Radio Evropës së Lirë, nuk ceket vlera monetare e këtyre dhuratave.

Sipas Zyrës së kryeministrit, shpenzimet e reprezentacionit (për dreka dhe darka zyrtare) të kabinetit të kryeministrit, Albin Kurti, prej marrjes së mandatit e deri më datën 19 korrik 2021 janë 6.781 euro.

Më poshtë gjeni listën e plotë të dhuratave të pranuara nga kryeministri:

Lista e dhuratave që ka pranuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Lista e dhuratave që ka pranuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Presidentja pranoi dhurata protokolare

Në kërkesën e njëjtë që iu parashtrua Zyrës së presidentes, Vjosa Osmani, nga kjo zyrë kanë deklaruar se presidentja ka pranuar tetë dhurata.

Këto dhurata përfshijnë: Galata Tower në qelq, anije me vela dhe një portret në pjatë, vazo, piktura, punime në argjend si dhe pullë postare me portretin e presidentes.

Zyra e Presidentes nuk ka treguar vlerën monetare të këtyre dhuratave e as se kush ia ka dhuruar ato.

Megjithatë, ata kanë bërë të ditur se të gjitha këto dhurata do të mbesin në pronësi të Presidencës.

Në anën tjetër, sipas të dhënave zyrtare, që nga marrja e mandatit e deri më 25 gusht, presidentja Vjosa Osmani ka harxhuar 2.300 euro për reprezentacion.

Zyra e Presidentes ka treguar edhe darkat zyrtare për të cilat janë bërë këto shpenzime.

Shpenzimet e bëra për reprezentacion nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Shpenzimet e bëra për reprezentacion nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetari i Kuvendit pa dhurata e pa reprezentacion

Në kërkesën për qasje në dokumente publike, Kuvendi i Kosovës ka thënë se nuk ka të deklaruar ndonjë dhuratë për kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufcën.

LEXO EDHE:  Fotot ekskluzive dhe skandali/ Ja si kërkon t’i blejë LSI gazetarët

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nga marrja e mandatit, mars 2021 dhe deri më tani, nuk ka pranuar asnjë dhuratë në vlerë mbi 50 euro që, sipas ligjit, duhet deklaruar”, thuhet në përgjigjen e kuvendit dërguar Radios Evropa e Lirë.

Sipas zyrës për media në kuvend, shpenzimet e reprezentacionit të kryetarit të kuvendit, për periudhën mars-gusht 2021 janë zero euro.

Ndërsa shpenzime të bufesë për delegacione janë 690 euro.

“Edhe pasqyra financiare e reprezentacionit të kabinetit të këshilltarëve të kryetarit është zero euro, meqë kanë hequr dorë nga reprezentacionet e tyre”, thuhet në përgjigjen nga Kuvendi i Kosovës.

Më shumë transparencë e kontroll mbi dhuratat për zyrtarët publikë

Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë është institucioni që merret me deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë si dhe dhuratat që ata mund të pranojnë.

Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, tha për Radion Evropa e Lirë se duhet transparencë më e madhe nga zyrtarët publikë lidhur me dhuratat që i pranojnë.

“I kushtojnë shumë pak vëmendje në raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Mendoj që duhet të ketë më shumë hapësirë pranimi i dhuratave që mënyrë që të kuptohet sa dhurata pranohen nga zyrtarët e lartë publikë, vlera e tyre dhe risku i korrupsionit dhe konfliktit të interesit”, tha Demhasaj.

Sipas Demhasajt, deklarimi i vlerës së saktë të secilës dhuratë është shumë e rëndësishme për të vlerësuar rrezikun për korrupsion.

Nuk ka burg për ata që nuk e deklarojnë pasurinë

“Mendoj që duhet të shikohet vlera e tyre. Një kravatë mund të jetë nga pesë euro ndoshta deri në 5.000 euro. Duhet të shihet arsyeja pse është dhënë.., duhet të ketë kontroll më të madh nga Agjencia Kundër Korrupsionit”, tha ai.

Nga Agjencia Kundër Korrupsionit thanë për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit 2020, dy institucione kanë lajmëruar se kanë pranuar dhurata, përkatësisht, Zyra e presidencës – gjashtë dhurata dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – 22 dhurata.

Në anën tjetër, në raportin e fundit të kësaj agjencie, për vitin 2019 thuhet se institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave për vitin 2019 janë: Kuvendi i Kosovës një dhuratë; Zyra e kryeministrit 24 dhurata; Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren tetë dhurata dhe Kuvendi Komunal Rahovec një dhuratë.

Sipas ligjit që rregullon pranimin e dhuratave, “personi zyrtar nuk mund të kërkojë ose të pranojë dhurata ose favore të tjera për vete, as për anëtarët e familjes, që kanë të bëjnë me ushtrimin e detyrave zyrtare dhe të cilat ndikojnë, ose mund të ndikojnë në ushtrimin e detyrave zyrtare, përveç dhuratave protokollare dhe dhuratave të rastit”./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Raporti i Progresit/ Ish-ministri “ia plas” në fytyrë BE-së: Po humbisni besueshmërinë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian, për vonesën në liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes rrjetit social Twitter, Hoxhaj deklaron se BE-ja me mungesën e liberalizimit dhe me raporte, që sipas tij, fshehin realitetin e gjendjes së çështjeve me Serbinë, po humbet besueshmërinë dhe pozitën e saj në Ballkanin Perëndimor.

LEXO EDHE:  Janë bërë të mërzitshme: 5 dhuratat që NUK duhet të bëni këtë fundvit

LEXO EDHE:  Përplasjet e para mes Kurtit dhe Vuçiçit



“BE-ja me mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe me raporte që fshehin realitetin e gjendjes së çështjeve të Serbisë, po humbet besueshmërinë dhe pozitën e saj në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Hoxhaj në Twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet numri i rasteve të reja me Covid në Kosovë/ Regjistrohet një viktimë

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19, krahasuar me ditët e fundit. Sot Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 17 raste të reja me Covid.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit një qytetar ka humbur jetën si pasojë e virusit. Sot janë shëruar 86 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.

19 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.



LEXO EDHE:  “Më vjen keq për Bashën”/ Rama: Një lider pa karakter, po hesht për protestën

LEXO EDHE:  Janë bërë të mërzitshme: 5 dhuratat që NUK duhet të bëni këtë fundvit

Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes

Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.

Në total numri i rasteve aktive është 562”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rikthimi i ekstremizmit të djathtë

Publikuar

-

Nga

Para një viti u ndalua partia ekstremiste “Agimi i Artë” dhe drejtues të saj u dënuan me shumë vite heqje lirie. Por tani e djathta ekstreme në Greqi po forcohet sërish.

Pamjet nga një shkollë profesionale në Stavropuli pranë Selanikut ishin shokuese. Në fillim shikoheshin të rinjtë me maska me shufra hekuri, thika dhe gurë që sulmojnë të rinj të tjerë, që kishin shpërndarë para shkollës fletushka kundër politikës arsimore të qeverisë konservatore. Në fund të maskuarit pozuan para oborrit të shkollës me krahun ngritur për përshëndetjen e Hitlerit. Ky sulm në shkollë u zhvillua më 27 shtator. Ishte aksioni i parë i pasuesve potencialë të partisë neonaziste, “Agimi i Artë”, pas ndalimit të saj para një viti. Prej asaj kohe zhvillohen herë pas here aksione me sfond ekstremist të djathtë në Greqi. Në Evosmos, po një periferi e Selankut në 1 tetor u zhvillua një paradë neonaziste, ku si pasojë pati trazira.

Shkolla si vend rekrutimi

Zhvillimet në Stavropouli nuk janë rrufe në qiell të hapur, thotë Konstantions Tsiselikis, dekan i Universitetit Makedonia në Selanik për DW. Profesori për të drejtën ndërkombëtare, migracionin dhe të drejtat e njeriut shikon tek përshëndetja e nazistëve në oborrin e shkollës një goditje të rëndë kundër karakterit demokratik të arsimit. “Për fat të keq në shumë shkolla ka grupe ekstremiste të djathta”, thotë Tsiselikis. “Ata janë të shpërndarë ntë gjithë vendin, sidomos në zonat pa zhvillim ekonomik, ku grupet neonaziste e kanë të lehtë të rekrutojnë adoleshentët. Akoma më keq është kur mësuesit vetë e tolerojnë këtë rekrutim ose madje e nxisin. Ky është një fenomen që ka nevojë për vëmendje të madhe.”

Pas trazirave të ekstremistëve të djathtë në Selanik

Para 10 vitesh zona përreth Athinës ishte bastioni i “Agimit të Artë”. Trupat huligane të partisë “Agimi i Artë” sulmonin përditë migrantët në lagjet punëtore të Pireut. Në vitin 2018 Selaniku u kthye në bastion të ekstremistëve të djathtë, edhe në kuadër të protestave nacionaliste kundër një zgjidhjeje të konfliktit me Maqedoninë e Veriut dhe arritjes së Marrëveshjes së Prespës.

Frika nga pasiguria



Tsiselikis e ndjek me shqetësim aktivizimin e ekstremistëve të djathtë në shkolla. “Nxënësit mund të jenë për shkak të moshës së tyre më fleksibël dhe të hapur për ideologji të ndryshme politike. Por duhet të kërkojmë më thellë arsyet, pse nacionalsocializimi për disa të rinj merret si një zgjidhje ndër të tjerat.” Sipas Tsiselikis, e djathta ekstreme nxit frikën për pasiguritë e çdo lloji dhe kjo pasiguri është një nga burimet, nga i cili  ekstremistët e djathtë marrin fuqinë e tyre.

LEXO EDHE:  DW: Albin Kurti fitoi zgjedhjet në Kosovë

LEXO EDHE:  Fotot ekskluzive dhe skandali/ Ja si kërkon t’i blejë LSI gazetarët

Pas “Agimit të Artë”

Pas ndalimit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” dhe dënimit të disa drejtuesve të saj me shumë vite burg vitin e kaluar, e djathta ekstreme po forcohet sërish në shoqërinë greke. Profesor Tsiselikis madje është i mendimit, se dënimi i grupeve kriminele përreth kryetarit të aprtisë, Nikolaos Mihaloliakos hapi rrugën për grupime edhe më ekstremiste si “Trupat e Shenjta” apo “Propatria”. “E djathta ekstreme pësoi një goditje të rëndë me dënimin e drejtuesve të “Agimit të Artë”, por kjo goditje kishte të bënte me legalizimin e mëparshëm të saj në hapësirën publike.” Tani që neonazistët nuk janë më në parlament, grupimet më të vogla janë radikalizuar më shumë. Sipas Tsiselikis “Agimi i Artë” do ta ketë të vështirë të mbijetojë pas këtyre ndryshimeve, “por formacione të tjera kërkojnë një pozicion më të fortë në hapësirën pblike, madje me qëllimin që të krijojnë një parti të re”.

Prof. Konstantinos Tsiselikis

Aktualisht partia qeverisëse “Nea Demokratia” përpiqet të gjejë balancën e vështirë mes një të djathte të moderuar dhe disa mbështetës të majtë të qendrës të qeverisë së Mitsotakis. Nga ana tjetër kryeministri i bën lëshime të djathtëve ekstremë. Në riformësimin e kabinetit qeveritar në shtator, Mitsotakis emëroi si ministër të Shëndetësisë ekstremistin e djathtë të dikurshëm, Thanos Plevris, ai është ministri i tretë i kësaj qeverie me sfond ekstremist të djathtë. Të gjithë këta ministra e kishin filluar karrierën politike tek partia ekstremiste e djathtë, LAOS.

Protestë e kundërshtarëve të vaksinimit, Athinë, 30 gusht 2021

Tsiselikis konstaton, se në kontekstin e luftimit të pandemisë, e djathta ekstreme militante po shfrytëzon padijen dhe frikën e njerëzve nga vaksina për të krijuar një pseudo-rezistencë kundër masave të qeverisë. “Reagimi ndaj masave kundër Coronës apo detyrimi për vaksinim apo kufizimet në jetën shoqërore e ekonomike për të pavaksinuarit po marrin dimensionin e një lëvizjeje rezistence me profil të fortë politik.” Ekstremistët e djathtë po ia dalin që reagimin qytetar t’ia mveshin grupimit të vet dhe ta paraqesin atë si një pjesë të ideologjisë së tyre ekstremiste./DW

LEXO TE PLOTE