Connect with Us

Kishte dalë për peshkim/ Mbytet në Prespë 45 vjeçari

Kronika

Kishte dalë për peshkim/ Mbytet në Prespë 45 vjeçari

Publikuar

-

cna lajme kronike

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia është njoftuar se është zhdukur në liqenin e Prespës, shtetasi S. V., 45 vjeç,.

Ky i fundit, sipas Policisë kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, por si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

LEXO EDHE:  Kultivimi i kanabisit në Shqipëri, në rritje për të dytin vit radhazi

Ndërkohë është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

U shpall në kërkim për falsifikimin dokumentesh/ Arrestohet ish-drejtori i kadastrës së Vlorës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pas disa orësh i shpallur në kërkim, policia e Vlorës ka vënë në pranga ish-drejtorin e ASHK, Klodjan Troci, i cili është akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Troci ka punuar për një periudhe gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e Pronave në Qarkun e Vlorës.



Ndërkohë, dy javë më parë ai dha dorëheqjen nga posti i tij duke u zëvendësuar nga Bardhyl Gjika, i cili aktualisht ndodhet në burg, si i përfshirë në një skenë mashtrimi bashkë me një nga specialistët e kadastrës.

LEXO EDHE:  Protesta e Opozitës/ Ja, çfarë u thotë Ministria e Brendshme pjesëmarrësve

LEXO EDHE:  Plotësohet kuota në doganën e Kapshticës/ Policia apel qytetarëve që duan të hyjnë në Greqi

Në burg janë lënë drejtori i administrimit të tokave Bardhyl Gjika dhe Spiro Duni. Ndërsa për specialistin Kreshnik Mino, gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video e vrasjes së kryekamarierit në Elbasan/ Erjon Llapshi e kërcënoi me thikë e më pas e qëlloi

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Debati mes kryekamarierit Gazment Kurmaku dhe klientit 33 vjeçar Erjon Llapshi, para se ky i fundit ta qëllonte me grusht në kokë duke e lënë në vdekje klinike, ka ndodhur në 1 minutë e 11 sekonda.

Në videon e siguruar nga ABC, shfaqen dy persona të ulur në një tavolinë prej 4 personash. Ky që shihni është Erjon Llapushi, përballë shoku i tij.

Pak sekonda pasi dy të rinjtë janë ulur në tavolinë, në lokalin e një kompleksi në Labinot, në dalje të Elbasanit, u shkon kryekamarieri, Gazment Kurmaku. Ky i fundit u kërkon të lëvizin nga kjo tavolinë, pasi është e rezervuar për 4 persona. Ai u thotë të dalin në një tjetër ambient ku mund të qëndronin vetëm 2 persona.

Por kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer 33 vjeçarit. Pas 27 sekondash, Erjon Llapushi çohet dhe i vendos dorën në qafë kryekamarierit dhe pas sekonda më vonë merr nga tavolina thikën. Ai refuzon të lëvizë prej tavolinës.

Në këtë moment, kryekamarieri Gazment Kurmaku largohet por debati ka vijuar me ofendime në distancë.

Pikërisht në këtë moment, Erjon Llapushi nga Pogradeci çohet nga tavolina dhe e qëllon atë me grusht në kokë.

50 vjeçari ra duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

LEXO EDHE:  Protesta e Opozitës/ Ja, çfarë u thotë Ministria e Brendshme pjesëmarrësve

LEXO EDHE:  Tragjike/ 58-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në banesë

Ngjarja ka ndodhur në 2 tetor në sy të klientëve që ndodheshin në tavolinat e tjera.



Fillimisht Kurmakut iu dha ndihma e parë në Spitalin e Elbasanit. Më pas u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Për 5 ditë ai qëndroi në vdekje klinike dhe më datë 7 ndërroi jetë.

Erjon Llapushi vijon të jetë në kërkim nga policia. Gjykata e Elbasanit ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” në mungesë për vrasjen e 50 vjeçarit.

Në kërkim është shpallur edhe shoku i tij, me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.

Burimet pranë grupit hetimor pohojnë për ABC se kamera në pjesën e jashtme të resortit ka fiksuar momentin kur dy të rinjtë largohen prej andej menjëherë pas ngjarjes.

Erjon Llapushi hipën në pjesën e pasme të mjetit që e drejtonte shoku i tij.

33 vjeçari është një emër i njohur për autoritetet shqiptare. Ai ka qenë i arrestuar për vepra të ndryshme penale, si tentativë vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe trafik emigrantësh të paligjshëm.

Llapushi është dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda me 2 vite burg për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim, dënim të cilin e kishte shlyer./abcnews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i 38-vjeçarit në Peqin/ Zbardhen detaje të reja nga atentati

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 38-vjeçarit Alban Semaku, i cili u gjet i pajetë ditën e sotme në Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.

Sipas asaj që raporton Abc News, bëhet e ditur se 38-vjeçari është qëlluar me pistoletë. Ndërkohë në trupin e tij janë gjetur katër predha të kalibrit 9 mm, një në kokë dhe tre në shpinë.

Gjithashtu dyshohet që 38-vjeçari të jetë rrëmbyer në qytetin e Lushnjes dhe më pas është transportuar drejt fshatrave të qytetit të Peqinit, ku edhe u qëllua me katër plumba.



Ndërkohë Alban Semaku nuk ka qenë një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2006, ai është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës e kishte dënuar për një vrasje të ndodhur në atë qytet.

LEXO EDHE:  Tragjike/ 58-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në banesë

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ “Patentën në xhep, policia më gjobiti se nuk e kisha!”, gabimi i policisë penalizon dyfish qytetarin

Po ashtu, në vitin 2015, gjashtë muaj pasi ka dalë nga burgu, Semaku u arrestua sërish, pasi ka kanosur me armë zjarri për motive banale një pronar servisi.

Për këtë vepër penale ai është dënuar me 6 vite burg dhe mësohet se ka dalë nga qelia në 6 maj të këtij viti. Ndër të tjera, 38-vjeçari njihej edhe si ish-anëtar i bandës së Lushnjes, e kryesuar nga Aldo Bare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE