Connect with Us

Kapet duke transportuar 68 emigrantë/ Arrestohet 40 vjeçari

Aktualitet

Kapet duke transportuar 68 emigrantë/ Arrestohet 40 vjeçari

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Korçës ka arrestuar një 40-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 68 emigrantë të paligjshëm.

Shtetasi E.K 40 vjeç, po transportont eme kamionin e tij të tipit Benz pasagjerët ku është ndaluar nga policia kufitare.

Ai ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë me qëllim shmangien e kontrollit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edlir Koko, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar me mjetin tip kamion të markës “Benz”, 68 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 150 euro secilit iu ishte premtuar kalimi i tyre drejt vendeve të BE-së. Në momentin e ndalimit, drejtuesi i mjetit E. K., ka tentuar të korruptojë me një kartëmonedhë 1000 lekë, punonjësit e policisë me qëllim shmangien e kontrollit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shkrumbohet nga flakët makina në autostradën Tiranë-Durrës/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë raportohen vetëm dëme materiale.



“Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka mar flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Meksikë/Arrestohet lideri famëkeq i kartelit Zeta

LEXO EDHE:  Klemend Balili drejt prangave/ Zbulohet mesazhi që Rama i ka çuar Xhafajt

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Finalizohet “Open Ballkan”/ Zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Publikuar

-

Nga

Finalizohet nisma “Open Balkan”. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim, që është publikuar e detajuar në Fletoren Zyrtare.

Memorandumi parashikon forcimin e marrëdhënieve mes 3 shteteve, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve dhe lëvizjes  së  mallrave,  me qëllim   eliminimin   e pengesave në tregtinë e ndërsjellë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, 3 shtetet do të reduktojnë kontrollet, formalitetet dhe numrin e dokumenteve të  kërkuara, duke nxitur reduktim të kostove dhe shpejtësi në procedurën e zhdoganimit.

Memorandumi do të mbetet në fuqi për një kohë të pacaktuar, ndërsa që në paragrafin e parë theksohet se 3 nismëtarët, do të mbajnë të hapur ftestën për homologët e tyre të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, që të bëhen pjesë të Open Balkan,  për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të rajonit.

LEXO EDHE:  SPAK hetim 3 mld eurove të vjedhura nga politikanët, gjurmim 1.5 mld dollarëve të fshehura jashtë vendit

LEXO EDHE:  Akuza për korrupsion/Krimet e Rënda çojnë në gjyq dosjen për kancelaren e Gjykatës së Apelit Durrës

Objektivat e Memorandumit



a) rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve.

b) thjeshtimi i procedurave në lidhje   me importet,  eksportet  dhe  lëvizjen  e  mallrave.

c) shkëmbimi i të dhënave ndërmjet autoriteteve të doganave dhe autoriteteve të tjera.

d) promovimi, nëpërmjet zgjerimit të tregtisë së ndërsjellë, i zhvillimit harmoni të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet palëve.

e) eliminimi gradualisht i pengesave në tregtinë e mallrave.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Misteri i tragjedisë së familjes ruse/ Grupi hetimor ngre dyshimet për vrasje

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Shkaku i tragjedisë së familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej tyre, në një hotel në Qerret të Kavajës, mbetet ende një mister.

Policia fillimisht dyshoi për një helmim, por nga ekzaminimet doli se ata nuk kanë konsumuar gjë në Shqipëri pas kthimit nga Ohri. Ndërsa nga verifikimet e bëra në zonën e saunës rezulton të mos jenë gjetur elementë që mund të sillnin asfiksinë.

Sipas raportimeve, kjo gjë ka shtuar dyshimet tek grupi hetimor se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje, por mbetet ende herët për të dalë në një përfundim të saktë për mënyrën e kryerjes së saj.

LEXO EDHE:  Përplasi me makinë 74 vjeçarin/ Arrestohet i riu në Shkodër

LEXO EDHE:  Kundërshtuan me dhunë Policinë/ Arrestohen tre persona në Kamëz



Familja ruse ka hyrë që të dielën në territorin shqiptar, nënëprmjet një agjencie turistike të administruar nga një shtetase ukrainese.

Gjatë ditës së djeshme ata kanë qenë në Ohër, ku kanë konsumuar drekën dhe në kthim mësohet se kanë ndaluar disa minuta në Librazhd për nevojat personale.

Kujtojmë se viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE