LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë”/ Mesazhi i Ambasadës Amerikane me fjalët e Nënë Terezës

5 Shtator 2021, 07:44, Aktualitet CNA
“Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë”/ Mesazhi i

Ambasada Amerikane në vendin tonë ka përkujtuar Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

?Në këtë ditë,- thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane, -na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë?.

?Komuniteti global përkujton sot Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë dhe nderon Nënë Terezën, misionaren me origjinë shqiptare, murgeshën, fituesen e Çmimit Nobel për Paqe dhe shenjtoren, e cila i kushtoi jetën e saj lehtësimit të vuajtjeve dhe dhimbjeve të më fatkeqëve.

Shqipëria përkujton gjithashtu Ditën Kombëtare të Nënë Terezës në këtë rast.

Në këtë ditë, na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë. Na kujtohet fuqia e madhe e dashurisë dhe kujdesit, dhe siç ka thënë Nënë Tereza; “Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë sesa për bukë?, thuhet në mesazhin e Ambsadaës Amerikane./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga