LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blitzkriegu brutal/ Si u pushtua Polonia në vitin 1939  

5 Shtator 2021, 10:11, Blog CNA
Blitzkriegu brutal/ Si u pushtua Polonia në vitin 1939  

Larg vijës të frontit, banorët e qytetit Przemisl në Poloninë Juglindore, mund ta kenë menduar veten të shpëtuar nga pushtimi gjerman i vendit të tyre në shtatorin e vitit 1939. Por supozime të tilla rezultuan të ishin naive. Kur pushtuesit mbërritën edhe aty më 15 shtator, ata treguan shumë shpejt ?fytyrën? e re që kishte lufta.

Në fillim ata u abuzuan dhe u poshtëruan nga ushtarët gjermanë. Pastaj ushtarët shoqërua një turmë burrash hebrenj drejt një varreze aty pranë, duke i dhunuar gjatë gjithë rrugës.

Kur mbërritën tek varrezat, hebrenjtë panë një kamion të mbuluar të Vehrmahtit. Sapo u hap mbulesa ata panë brenda një mitraloz të rëndë. Të shtënat e pareshtura i masakruan të ndaluarit. Pastaj ushtarët u larguan, dhe procesi filloi nga e para. Gjatë 3 ditëve, do të vriteshin rreth 600 hebrenj të atij qyteti.

Sigurisht, veprimet kundër hebrenjve të Evropës, si ato në Przemisl, ishin të zakonshme gjatë asaj lufte.

Por lexuesit mund të habiten kur mësojnë se viktima atë vit 1939 nuk ishin vetëm hebrenjtë polakë, dhe se autorët e krimeve nuk ishin vetëm gjermanët. Edhe forcat sovjetike, kontribuan në atë klimë vrastare. Antisemitizmi ishte padyshim nxitës i disa prej mizorive që kryen gjermanët.

Për shumë ushtarë gjermanë, Polonia përfaqësonte ekspozimin e tyre të parë ndaj popullsisë hebraike,e cila dukej se ishte e përafërt me stereotipin e dehumanizuar të propaganduar nga propaganda naziste. Përgjigja e tyre ishte brutale. Në Konskie, trupat gjermane qëlluan mbi një turmë hebrenjsh që ishin mbledhur për të hapur varre, duke vrarë 22 prej tyre.

Shembuj të tillë janë të panumërt. Por në vitin 1939,në rrezik ishin të gjithë polakët, qofshin hebrenj apo jo. Ekzekutimet e robërve të luftës nuk ishin një dukuri e rrallë. Në Çiepielov 300 të burgosur polakë u pushkatuan me mitraloz, pasi një rezistencë e shkurtër e tyre ndaloi përparimin e Regjimentit të 15-të gjerman të Këmbësorisë të Motorizuar.

Por në mënyrë të pashmangshme, ishin civilët ata që ranë më shumë pre e masakrave. Në një rast, 12 ?partizanë? u ekzekutuan në shenjë hakmarrje për vrasjen e një oficeri gjerman. Më i riu ishte vetëm 10 vjeç. Në Viszanov, 17 gra dhe fëmijë u vranë kur granatat u hodhën në një bodrum, pavarësisht lutjeve të viktimave për mëshirë.

Në fakt për krimet mjaftonte çdo lloj preteksti. Në një nga rastet më tronditëse, 72 polakë u masakruan nga gjermanët në Kajetanovice pas vrasjes së 2 kuajve. Dëshmitë e kohës, kritikonin mungesën e përvojës së ushtarëve gjermanë, ?nervozizmi dhe ankthi? i të cilëve kishte sjellë aq shumë masakra dhe shkatërrime të panevojshme.

Edhe pse Blitzkrieg-u nuk ishte ende një doktrinë ushtarake gjermane, fushata në Poloni shpesh u karakterizua nga përparime të shpejta që shkatërruan me shpejtësi një mbrojtje polake më statike, duke bërë që shumë trupa të liheshin pas vijës së fronit, dhe aty rezistenca e vazhdueshme mund të interpretohej lehtësisht si vepër e banditëve dhe e trupave paramilitare.

Trajtimi brutal i të burgosurve ka edhe një shpjegim farmakologjik. Pervitin, një formë tabletash metamfetamine, përmirësonte energjinë, vigjilencën dhe vetëbesimin e individit, ishte gjithnjë e më popullore në mesin e ushtarëve gjermanë në atë kohë.

Por shpjegime të tilla mund të na rrëfejnë vetëm një pjesë të historisë. Krahasimi me fushatën për pushtimin e Francës vitin e ardhshëm është shumë domethënës. Atje, trupat gjermane  kishin më shumë përvojë, Pervitin ishte  gjerësisht i disponueshëm dhe Blitzkrieg-u u përdor pa dyshim me një efekt më të madh.

Në46 ditët e fushatës franceze pati rreth 25 masakra të robërve të luftës dhe civilëve. Ndërkohë në 36 ditët e fushatës së shtatorit 1939 në Poloni, pati më shumë se 600 masakra të kryera vetëm nga gjermanët; mesatarisht mbi 16 në ditë.

Të dhëna janë të shumta gjenden në letrat dhe ditarët e ushtarëve gjermanë, shumë prej të cilëve i përshkruan polakët si ?të pa civilizuar?, ?të pistë?, ?një kope?; me pak fjalë gati jo njerëzorë. Qëndrime të tilla, ndonëse të katalizuara dhe radikalizuara nga propaganda naziste, nuk ishin asgjë e re.

Por lufta i dha dritën jeshile shprehjes së tyre të dhunshme. Dhe nëse armiku perceptohej në këtë mënyrë, ishte e lehtë heqja dorë nga morali dhe sjelljet konvencionale. Siç shkroi një ushtar:?Polakët sillen në një mënyrë çnjerëzore. E kush mund të na fajësojë për përdorimin e metodave më të ashpra ndaj tyre??.

Ndërsa gjermanët e importuan luftën racore në Poloninë Perëndimore, sovjetikët e zbatuan luftën e klasave në lindje të vendit. Kremlini e shiti si një ?çlirim? pushtimin e tij të Polonisë Lindore më 17 shtator në përputhje me Paktin Nazisto-Sovjetik.

Mbi gjysmë milioni trupa luftarake dhe gati 5.000 tanke, u përballën me armatosjen e lehtë të trupave polake të mbrojtjes së kufirit. Polakët që ranë nën kontrollin sovjetik, nuk kishin dyshime mbi synimet revolucionare të Ushtrisë së Kuqe.

Vrasja e 22,000 oficerëve polakë, tregoi se sovjetikët synonin revolucionin social. Milicitë komuniste lokale u bindën shpejt, duke sulmuar pronarët e tokave dhe zyrtarët e zonës. Viktimat u morën në shtëpitë e tyre dhe u rrahën për vdekje.

Një zyrtar i gjykatës u lidh nga këmbët pas një karroce, e cila më pas eci nëpër rrugët me kalldrëm derisa ai vdiq. Fushata ushtarake e shtatorit 1939, na kujton se nuk ishin vetëm gjermanët ata që vepruan sipas një botëkuptimi revolucionar; nuk ishte vetëm ushtria e Hitlerit, ajo që synoi të çonte përpara qëllimet e saj ideologjike. Në këtë aspekt, Ushtria e Kuqe e Stalinit i kishte duart po aq të njollosura me gjak sa ajo e Vermahtit nazist./Bota.al

Lajmet e fundit nga