Connect with Us

“Berisha ka shkarkuar Bashën që me 30 korrik”/ Gazetari zbulon prapaskenat

Politikë

“Berisha ka shkarkuar Bashën që me 30 korrik”/ Gazetari zbulon prapaskenat

Publikuar

-

cna lajme politike

Gazetari Adriatik Doçi, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, në lidhje me çështjen e Berisha dhe mos reagimin e kreut të PD-së Lulzim Basha.

Sipas të njëjtit, Berisha e ka shkarkuar Bashën që me 30 korrik.

Kur pritej që në shtator Basha të largonte Berishën pas ‘bombardimit’ amerikan, ka ndodhur e kundërta, Berisha ka shkarkuar Bashën. Që kur Yuri Kim, në 30 korrik, i kërkoi Bashës në formë ultimative, ndarjen e PD-së nga Berisha, Basha nuk është më kryetar i PD-së, madje as formalisht”, shkruan Doçi në rrjete sociale.

Për skeptikët dhe dyshuesit, ai ka shtruar edhe shtatë pyetje, që sipas tij vërtetojnë tezën që Berisha ka shkarkuar Bashën.

Nuk e besoni që Berisha e ka shkarkuar Bashën?!

Atëherë do ju përgjigjem me 7 kundërpyetje retorike.

-Kush iu përgjigj me kushtrim luftarak dhe thirrje për revolucion ofertës së Ramës ndaj Bashës për të nisur një kapitull të ri bashkëpunimi mes maxhorancës dhe opozitës?!

-Kush po i kërkon Ilir Metës në emër të PD-së të sabotojë qeverinë III të shpallur nga Rama, për të provokuar një krizë të re politike?

-Kush e urdhëroi kreu i ri të grupit të deputetëve të PD-së, Alfred Rushaj, të lëshonte urdhrin për të mos komentuar më në mënyrë kategorike çështjen e raportit të Berishës me PD-në?

-Kush e kërcënoi Bledi Kasmin të zhdukte nga ‘RD’-ja propozimin e Jonila Godoles për distancim nga Berisha; kush e urdhëroi të bënte autokritikë dhe të shpallte Berishën ‘burrë shteti’?

-Kush e kërcënoi Lulzim Bashën t’i jepte fund debatit për ndarje nga Berisha, pasi nëse dikush duhet të largohet, i pari është vetë Basha, me shtatë humbje radhazi si kryetar në letra i partisë?!

-Në zyrën e kujt mblidhet kupa e re e PD-së për strategjinë politike?

-Kush po e përgatit skenarin e djegies së mandateve në bllok të deputetëve të PD-së nëse KQZ si heq mandatin Berishës, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit?

Lulzim Basha nuk ka qenë asnjë ditë kryetar real i PD-së. Por, pas 30 korrikut, nuk është më as formal”, ka shkruar më tej ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Venecia le Metën e Bashën me gisht në gojë

Publikuar

-

Nga

Ligjin për Policinë e Shtetit/ Gjykata Kushtetuese rrëzon përgjimet pa lejen e Prokurorisë

Është zbuluar draft-opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit 2019.

Ishte Gjykata Kushtetuese ajo qe e dërgoi çështjen në “Venecia” pas padisë së Shoqatës së Bashkive, që në atë kohë drejtohej nga Voltana Ademi.

 

 

Në draft-opinion theksohet se rruga e ndjekur për zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë e duhura dhe brenda kuadrit kushtetues.

Pjesë nga draft-opinioni i “Venecias”

Opinioni në përgjigje të kërkesës së GJ. Kushtetuese në kuadër të gjykimit më kërkues Shoqatën e Bashkive (V.Ademi)

Në përmbledhje draft opinioni mban këto qëndrime:



– Gjykata Kushtetuese (GJK) nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

– E drejta e partive të marrin pjesë në zgjedhje nuk është detyrim; bojkoti nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të justifikojë cenimin e periodicitetit të zgjedhjeve; bojkoti nuk mund të kthehet në leve të partive për të bllokuar zgjedhjet;

LEXO EDHE:  “Dalja vetëm e rrezikshme”/ Agron Duka propozon koalicionin opozitar me dy lista për zgjedhjet

LEXO EDHE:  Kufiri detar/ Basha: Ramën po e shantazhojnë, është takuar me Habilajt në Greqi

– e drejta e qytetarëve për të votuar nuk mund cenohet as me justifikimin e pluralizmit

– sipas op. 2019 – Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore;  në këto raste gjykata kushtetuese mund të konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese;

– vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet.

Pra dhe njëherë K.Venecias konfirmon se rruga e ndjekur për 30 Qershorin ishte e duhura!

Presidenti Ilir Meta dhe aleati i tij Lulzim Basha ngelen publikisht dhe zyrtarisht me gisht ne goje.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashës i ikin aleatët/ Duka paralajmëron ndarjen

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Now” me Erla Mëhillin.

Ai është pyetur se nëse ndryshon lidershipi i Partisë Demokratike, a do të ketë ndryshim të marredhënive me PD.

Duka ka deklaruar se që pas zgjedhjeve nuk kane bërë asnjë takim dhe veprojmë krejtësisht të pavarur, kanë votën e tyre, dhe veprojmë siç duam vetë.

‘Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnjë lloj bashkrendimi, ose bashkëpunimi me PD, sepse edhe ata duke pasur probelemet e veta brenda vetes nuk e shohin të arsyeshme të vijojnë bashkëpunimin e me aleatët sic e kemi pas. Kështu që të ne i ndërmarrim veprimet individuale sipas asaj që mendojmë. Për ata dy seanca që kemi bërë ne kemi votuar sic e kemi mendu vetë. Kemi mbajt qëndrime sic kemi mendu vetë. Nuk kemi pas asnjë lloj bashkërendimi”, tha Duka.

Erla Mehilli ne Now: Zoti Duka kur te vije momenti per te votuar ndryshimet kushtetuese per zgjatjen e Vettingut te gjyqtareve dhe prokuroreve ju si do te votoni? Do votoni si PD apo keni qendrimin tuaj?

Agron Duka: Jo, kam qendrimin tim personal.



Mehilli: Mos ju perjashtojne dhe ju PD?

Duka: Une skam lidhje me PD fare.
PD dhe opozita jane ne momentet me te veshtira te vetat. Keto konflikte kane lind kot? A ka fat Rama apo e ka bere vete? Se di.
Me bo sikur, sic thote Oerdi, nuk them. Oerdi eshte nje nga njerezit me me prespektive ne politike, jo me ne PD. Nuk kam asnje lloj interesi qe e them, e kam pas koleg dhe ne elektorat. Eshte shume i afte ne profesion. Oerdi thote bejme sikur. Po ju sikur po beni. Pse shkoni aty ne mbledhje? Mos shkoni hic. Ju jeni me kundershtare te njeri tjetrit, ju jeni ndare si parti. Ju nuk ekzistoni me. Ju o do iki njeri o do iki tjetri. Ju prisni kos tju perjashtoje Basha vete. Vete thoni qe PD nuk eshte Basha vete i jepni mundesi Bashes tju perjashtoje. Per mua, sa me shpejt te jete e mundur, ky problem te sqarohet, keto foltore te mbarojne, te beni ato veprimet qe keni ndermend te beni dhe te fitoje ai qe ka ndermend te fitoje ne menyre qe te davaritet problemi dhe te kete nje opozite shqiperia. Jo per mua, as per PAA por per shqiptaret

LEXO EDHE:  Kërcënohet protestuesi/ Berisha-Ramës: Guxo preki një qime floku

LEXO EDHE:  Skandali me lobimet ruse/ Basha thirret në prokurori

Erla Mehilli: Nese do kete ndryshim ne lidershipin e PD do kete ndryshim ne marredhenien tuaj me PD?

Duka: Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnje lloj bashkrendimi ose bashkepunimi me PD. Sepse dhe ata duke pasur problemet e veta nuk gjejne as kohen te bashkepunojne me aleatet sic kane pasur me pare. Ne ndermarrim veprime spontane ose individuale sipas atyre qe ne mendojme. Ne keto dy seanca qe kemi bere kemi votuar sic kemi menduar vete, kemi mbajtur qendrime sic kemi menduar vete, nuk kemi patur asnje lloj bashkrendimi. Kur keta skane bashkrendim njeri me tjetrin si do kene me ne?

Ja psh, u mor vendimi nga PD, sdi kush quhet PD, nga Basha qe nuk do votohet por do grisen letrat ne nuk na u tha gje por ne sekond te fundit na u tha ne kemi vendos me gris letrat. Ne do ishim kundra nese do na kishin pyetur.
Vendimi per vettingun do jete personal si ta gjykoj.

Ky është rasti i dytë që vjen si qëndrim nga Duka pas reagimit që ka bërë dhe LSI, që s’ka më takime dhe as kontakte me PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza energjetike/ Malaj: Problem keqqeverisja, Rama po krijon panik

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2 Business, e cilësoi të tepërt panikun e krijuar nga kryeministri në lidhje me krizën energjetike.

Sipas Malajt, Shqipëria ka pasur gjithmonë goditje nga krizat e jashtme dhe kjo dhe si pasojë e keqqeverisjes që shkruhet në çdo raport ndërkombëtar.



Përgjegjësinë kombëtare tani e imponon situata në të cilën ndodhemi. Jemi në një zhvillim ku paqartësitë janë rritur. Ajo që është më e rëndësishme është që paniku më i madh është paniku që do të krijojnë qeveritar. Goditje të jashtme ekonomike Shqipëria ka pasur gjithmonë. Ajo që ndodh në Shqipëri nuk është se preket vetëm nga një krizë e jashtme. Ajo që ndodh në Shqipëri është fatkeqësisht një mbivendosje e krizës së goditjes së jashtme me krizën e mungesës së kredibilitetit dhe me krizën e keqqeverisjes së vendit. Ishte i tepërt paniku i krijuar nga kryeministri për të marrë një vendim për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme”, u shpreh Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE