Connect with Us

Zgjedhjet gjermane/ Ja cilët mund të jenë koalicionet e mundshme qeveritare

Blog

Zgjedhjet gjermane/ Ja cilët mund të jenë koalicionet e mundshme qeveritare

Publikuar

-

cna lajme blog

“The Economist”

Miqtë e saj do ta“vrisnin”, po ta dinë se ajo po mendon të votojë në zgjedhjet e 26 shtatorit për Demokratët e Lirë (FDP), thotë Marijana, një konsulente 39-vjeçare e PR për artet figurative. Mbështetëse gjatë gjithë jetës e Socialdemokratëve (SPD) me prirje të majtë, ajo e kishte shpërfillur gjithmonë FDP si një parti të vogël liberale, një forcë  politike që u përket disa të pasurve.

Por zgjedhjet gjermane të fundit të këtij muaji po i detyrojnë votuesit të mendojnë për zgjedhje të çuditshme.

Marijana ka frikë se SPD mund të bashkohet në një koalicion me Die Linke të së majtës ekstreme, për të cilën ajo mendon se është e papërgatitur të qeverisë, si dhe me të Gjelbrit në një koalicion të krahut të majtë.

Nga këtu buron edhe ideja e saj për t’ia huazuar votën e saj FDP, për të rritur shanset e një koalicioni SPD-Gjelbrit-FDP. (Gjermanët do të hedhin 2 vota:një për deputetin e zonës dhe tjetrën për partinë në një sistem proporcional).

Nëse fushata zgjedhore në Gjermani nuk ka qenë e mbushur me shumë ide të reja, luhatja e sondazheve është shndërruar në një sport të preferuar javët e fundit. Tre parti të ndryshme kanë udhëhequr sondazhet gjatë 4 muajve të fundit. Pasi prej kohësh ka qenë poshtë në sondazhe, SPD është rritur ndjeshëm kohët e fundit.

Modeli ynë zgjedhor, parashikon se për herë të parë në shumë kohë shanset e SPD për të qenë në krye të një koalicioni qeverisës janë rreth 2/3. Por një numër i madh votuesish të pavendosur,shtojnë ndjeshëm pasigurinë. Megjithatë, për shkak të sistemin zgjedhor gjerman, gara e 26 shtatorit është vetëm gjysma e historisë.

Negociatat mbi ngritjen e një koalicioni qeveritar, që pasojnë ditën e zgjedhjeve do të jenë po aq të rëndësishme, dhe dy herë më komplekse, sesa votimi në fundin e këtij muaji. Një rekord prej 27 për qind e gjermanëve, i ndanë votat e tyre midis dy partive në zgjedhjet e fundit parlamentare të viti 2017.

Votime të tilla “strategjike” ndodhin shpesh për të ndihmuar në ngritjen e një partie më të vogël, siç është FDP,mbi pragun prej 5 për qind për të hyrë në Bundestag, apo për të rritur shanset e saj për të luajtur rolin e “Kingmaker” në bisedimet mbi koalicionin e ardhshëm qeveritar.

Këtë vit skenarët e shumtë e bëjnë shumë më të ndërlikuar llogaritjen e koalicioneve të reja. Kjo pjesërisht shpjegohet nga rënia e Lagerkampf, ose “lufta brenda kampit”. Dikur ka pasur një periudhë kur Demokristianët e qendrës së djathtë (CDU), dhe aleati i tyre bavarez, Unioni Kristiansocial (CSU) dhe FDP krijuan një “kamp konservator” të gjerë, dhe midis SDP dhe të Gjelbërve“progresistë”.

Shumë gjermanë votuan në përputhje me rrethanat, edhe nëse rezultati ishte një “koalicion i madh” i CDU/CSU dhe SPD. Por partitë e mëdha kanë rënë ndjeshëm në peshën e tyre elektorale, dhe në skenë kanë dalë parti të reja.

Disa prej tyre, si Alternativa për Gjermaninë e së djathtës ekstreme, janë të padëshirueshme në çdo lloj koalicioni.

Në kushte kur partitë e vjetra janë të paafta për të fituar vetë shumicën, do të detyrohen që të ndryshojnë qasje.

LEXO EDHE:  A është diskutuar shtyrja e zgjedhjeve në PS?!/Ja çfarë thotë ministrja e Ramës

Nëse në 3 debatet e para televizive midis CDU/CSU, SPD dhe kandidatëve të Gjelbër më 29 gusht munguan përplasjet e ashpra, kjo ndodhi pjesërisht sepse të paktën 2 nga 3 partitë ka të ngjarë të detyrohen të bashkëqeverisin prapë. Modeli zgjedhor i “The Economist”, thotë se ka një shans prej 60 për qind, që asnjë qeveri dypartiake të mos jetë e mundur të krijohet pas ditës së zgjedhjeve.

Dhe për shkak se vazhdimi i “koalicionit të madh”CDU/CSU-SPD duket i pamundur, Gjermania duket se ka shumë të ngjarë që të drejtohet për herë të parë që nga vitet 1950 nga një koalicion trepartiak. Vetë marrëveshjet para-zgjedhore ndikojnë në taktikat e fushatës elektorale.

Debati më i ashpër deri më tani ndodhi kur Armin Lashet, kandidati i CDU/CSU për kancelarin e ardhshëm, sulmoi Olaf Sholcin, rivalin e tij të SPD, duke i thënë se dështoi të përjashtonte tërësisht mundësinë e krijimit të një koalicioni të krahut të majtë.

Dy ditë më vonë të njëjtën akuzë e përsëriti edhe Angela Merkel, kancelarja në largim e CDU/CSU.

Gjithsesi është vështirësisht e imagjinueshme që zoti Sholc, ministri aktual i Financave me pikëpamje të moderuara, të ftojë në qeveri Die Linke, parti e ekstremit të majtë që kërkon një afrim më të madh të Gjermanisë me Rusinë si dhe shpërbërjen e NATO-s.

Por partitë janë gati të refuzojnë koalicionet e mundshme para-zgjedhore nga frika e zvogëlimit të fuqisë së tyre pas-zgjedhore, dhe e nxitjes së një efekti domino të përjashtimeve nga partia. Në fund, Gjermania mund të qeveriset nga2 koalicione të besueshme:një koalicion i drejtuar nga SPD, apo një qeveri më konservatore e CDU/CSU, të Gjelbrit dhe FDP.

Nëse është kështu, kjo do të shkaktojë një mori negociatash, gjatë të cilave CDU/CSUdhe FDP do të përpiqen të joshin të Gjelbrit, të cilët ndërkohë do të punojnë me SPD për të tërhequr nga ana e tyre FDP. Në këto negociata në loj ëdo të jenë postet ministrore, politikat qeveritare, madje edhe emri i presidentit të ardhshëm të Gjermanisë, që do të zgjidhet në shkurtin e vitit të ardhshëm.

Disa thonë se mund të duhen 6 muaj për të krijuar një qeveri të re.

“Është pak a shumë si seriali “Game of Thrones”. Askush nuk di asgjë!”-thotë Konstantin Vurtman nga Universiteti i Dyseldorfit. Ky konfuzion mund të ketë efektin paradoksal të imponimit të një zgjedhje më të thjeshtë tek votuesit gjermanë .

Në kushtet kur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve është i pamundur të parashikohet, opsioni më i zgjuar mund të jetë thjesht forcimi i pozicionit të partisë së preferuar dhe shpresimi për më të mirën. Marijana po shkon në atë drejtim. Tani që SPD ka një shans real për të drejtuar qeverinë, ajo me siguri që do t’ia japë partisë të dyja votat e saj. Kjo gjë mund të mos jetë një lëvizje aq e zgjuar sa ndarja e votës, por të paktën miqësitë e saj do të mbeten të paprekura./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Katakombet e Parisit/ Banesa e fundit për miliona parizianë

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Për shekuj me radhë, Parisi ka qenë një nga qendrat kryesore të Evropës, dhe dhjetëra miliona turistë e vizitojnë atë çdo vit. Shumë vizitorë bien në dashuri me qytetin, dhe zgjedhin ta bëjnë atë vendbanimin e tyre të përhershëm, një vendim që shkaktoi një problem mjaft shqetësues përgjatë shekujve XVII-XVIII.

Kjo pasi nga mesi i viteve 1700, popullsia po rritej me një ritëm kaq të shpejtë, saqë varrezat e qytetit nuk kishin më vende për varret e reja. Varret ishin aq të tejmbushura, sa nisën të zbuloheshin edhe mbetjet njerëzore. Kjo shkaktoi një problem serioz të shëndetit publik, pasi banorët nisën të ankoheshin për erën e keqe që vinte nga varrezat.

Në këto kushte në vitin 1763, Mbreti Luigji XV dekretoi ndalimin e të gjitha varrimeve brenda Parisit. Ndërkohë një dekadë më vonë u vendos që të gjitha varrezat brenda kufijve të qytetit të zhvendoseshin në guroret gëlqerore në periferinë e tij. Këto tunele ishin gërmuar shekuj më parë për të ndërtuar Parisin.

Kockat nisën të zhvendosen në katakombe

Përgatitja për t’i përshtatur tunelet për destinacionin e tyre të ri filloi që në vitet 1770. Plani ishte përdorimi i ish-gurores Tomb-Izua nën pllajën Montruzh, për shkak të qasjes së lehtë në to. Gurorja ishte funksionale deri gjatë shekullit XV-të, pas së cilit u braktis.

Nevoja për vende të reja varrimi u ngrit me urgjencë, pasi u shemb bodrumi i një ndërtese pranë varrezave “Les Innocents” (Të Pafajshmit), duke ekspozuar eshtrat e parizianëve të vdekur. Katakombet u përfunduan me shpejtësi, dhe duke nisur që nga viti 1786, gjatë natës nisë të transportohen vagonë ​të mbuluar me mbetjet e mijëra njerëzve të varrosur në “Les Innocents”.

Ajo fazë zgjati plot 2 vjet. Mbetjet e të vdekurve u transportuan gjithashtu nga Notrë-Dam-des-Blank-Manto, Varrezat e Madelenës, Shën Etieni dhe Varrezat Erranki. Në total, midis 6-7 milion mbetje njerëzore u transportuan në Katakombet, më të vjetrat prej të cilave datojnë që në epokën Merovingiane, ose rreth 1.200 vjet më parë. Duke filluar që gjatë Revolucionit Francez, ata që vdiqën në Paris u varrosën pikërisht në Katakombe. Kjo praktikë vazhdoi deri në vitin 1860.

Rindërtimi i katakombeve

Në vitin 1809, Katakombet e Parisit u hapën për publikun vetëm nëpërmjet prenotimeve paraprake. Një vit më vonë, Luis dë Turi, drejtor i Shërbimit të Inspektimit të Minierave

LEXO EDHE:  Video/ Shqiptari i vë flakën kampit në Gjermani

LEXO EDHE:  Basha nuk njeh zgjedhjet e 25 prillit/ Duma: Ja kur do ketë një qëndrim zyrtar

në Paris, urdhëroi që të bëhen disa rinovime për t’i kthyer Katakombet në një mauzoleum.

Rikonstruksioni përfshinte grumbullimin e kafkave dhe kockave të femurit, si dhe shtimin e dekorimeve që gjenden zakonisht në varreza. Dë Turi shfrytëzoi për këtë rast kuriozitetin e sëmurë të publikut ndaj këtij vendi.



Ai shtoi aty disa tabela dhe harqe, të cilat mbanin mbishkrime paralajmëruese ogurzeza. Po ashtu ai urdhëroi vendosjen e pllakave të ndryshme prej guri, të cilat përmbanin komente në lidhje me eshtrat e të ndjerit.

Për të garantuar sigurinë e vizitorëve, ai urdhëroi që Katakombet të visheshin me mure, duke u ndarë nga pjesa tjetër e rrjetit të tuneleve me një sipërfaqe prej 800 hektarësh. Ndryshimet përfundimtare të bëra ishin në fakt shtesa të Katakombeve. E para ishte një dhomë kushtuar mineraleve të ndryshme të gjetura në nëntokën e Parisit, ndërsa dhoma e dytë tregonte deformime skeletore të zbuluara gjatë ndërtimit dhe rinovimit. Katakombet u hapën zyrtarisht për publikun në vitin 1874, pasi përfunduan të gjitha projektet rinovuese.

Vendi, një sit turistik tërheqës edhe në ditët e sotme

Një nga aspektet më interesante të Katakombeve është përdorimi i tyre nga anëtarët e Rezistencës Franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata i përdorën shpesh tunelet nën qytetin e Parisit, ku dhe vendosën aty selinë qendrore, nga ku koloneli Rol-Tangi udhëhoqi kryengritjen për çlirimin e kryeqytetit nga nazistët në qershor 1944.

Aktualisht, Katakombet janë ndër atraksionet turistike më të njohura në Paris, dhe vizitohen  mesatarisht nga më shumë se 500.000 vizitorë në vit. Shumë turistë shprehen të magjepsur nga ndërtimi i tij, ndërsa të tjerët tërhiqen nga historia e tij unike.

Këtu përfshihet edhe fakti se dikur atje poshtë ka pasur edhe kishte një kinema funksionale.

Ndërkohë ka shumë njerëz që i vizitojnë Katakombet, pasi janë të pasionuar pas dukurive paranormale, të tërhequr nga legjendat e shumta që kanë lindur gjatë shekujve mbi këtë vend shumë të veçantë. Njëra prej tyre flet për zëra të ndryshëm, që i joshin turistët të futen gjithnjë e më thellë në Katakombe derisa të humbasin rrugën.

https://www.thevintagenews.com/2021/10/14/catacombs-of-paris/

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

E vërteta e tmerrshme/ Deportimi i hebrenjve para 80 vitesh

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Më 18 tetor 1941 treni i parë me hebrenjtë që po deportoheshin u largua nga stacioni Grunevald i kryeqytetit të Rajhut, Berlin. Presidenti Steinmeier shprehet, se kurrë nuk duhet të ketë vend antisemitizmi në Gjermani.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në ceremoninë përkujtimore, 80 vjet pas fillimit të deportimeve të hebrenjve berlinezë më 18 tetor 1941, paralajmëroi nga forcimi i antisemitizmit në Gjermani. Qytetaret dhe qytetarët hebrenj ende “janë të ekspozuar gjithnjë e më shpesh und gjithnjë e më shumë ndaj gjuhës së urrejtjes antisemitiste dhe sulmeve antisemitiste”, u shpreh Steinemier në platformën 17 në stacionin Grunevald nga filloi edhe deportimi i hebrenjve. “Kurrë më antisemitizmi nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë”, tha Steinmeier. Kurrë më qëndrimet antisemitiste dhe vepra të tilla nuk duhet të mbesin pa kundërshtime dhe reagime publike.

Presidenti gjerman, Steinmeier theksoi se, dokumentet e Konferencës së Wannsee, ku dy javë pas fillimit të deportimit të hebrenjve nga Berlini, u vendos vrasja e hebrenjve europianë, të lenë fjalë ende edhe sot. Këto dosje dhe shumë dokumente të tjera të bëjnë të ditur sot, se sa shumë vetë kishin dijeni për shfarosjen e hebrenjve. “Krimi ndodhi para syve të të gjithëve, përjashtimi dhe deportimi ndodhi në mes të përditshmërisë gjermane, kjo është e vërteta e tmerrshme”, tha Steinmeier. “Shumë bashkëpunuan, shumë e ekzekutuan krimin në mënyrë burokratike, shumë përfituan prej tij.”

Monument i përkujtimit të deportimit të hebrenjve nga stacioni Grunevald i Berlinit,

Plani tinzar

Në vitin 1941  vjetësh Gjermania naziste nisi deportimin e hebrenjve në geto, kampe pune dhe ato të shfarosjes. Fillimisht flitej vetëm për “zhvendosjen” e hebrenjve në drejtim të Lindjes. Por me shtimin e transporteve dhe shtimin e numrit të hebrenjve të deportuar nuk ishte më e mundur mbajtja sekret e deportimeve. Jo rrallë kolonat me hebrenj që shkonin në stacion duhet të kalonin mes për mes qytetit, para syve të popullsisë berlineze. “Trenat e posaçëm” me hebrenjtë e Berlinit u nisën nga tetori1941 deri në prill 1945 shpeshherë me një ritëm javor, por pjesërisht edhe ditor.  Nga tetori 1941 deri në prill 1942 hebrenjtë dërgoheshin në geto në Lodxh, Minsk, Riga apo geton e Varshavës. Disa nga transportet shpesh përfundonin me eliminimin masiv të hebrenjve sapo mbërrinin në destinacion, si për shembull vrasja e 1035 hebrenjve, që lanë më 27 nëntor 1041 stacionin Grunevald dhe u ekzekutuan sapo mbërritën në Riga. Kurse në fund të vitit 1942 trenat kishin si destinacion vetëm kampet e shfarosjes, Aushvic apo Terezin.

LEXO EDHE:  Basha nuk njeh zgjedhjet e 25 prillit/ Duma: Ja kur do ketë një qëndrim zyrtar

LEXO EDHE:  Gjermani/ Më shumë pushtet federatës në luftën kundër Coronës



Stacioni famëkeq më i njohur i Berlinit është Platforma 17 në Grunevald, dikur një stacion mallrash, i cili u zgjodh nga nazistët, sepse duke qenë larg qendrës, nuk tërhiqte vëmendjen e opinionit, nga ana tjetër si stacion mallrash ai i kishte lidhjet

Frank-Walter Steinmeier

Transporti i parë u krye më 18 tetor 1941 nga stacioni Grunevald me 1013 vetë.  Vetëm nga ky  stacion u deportuan 50.000 hebrenj. Por ky nuk ishte stacioni i vetëm. Edhe platforma 2 në stacionin Anhalter apo platforma 69 në stacionin e mallrave Moabit kanë historitë e tyre të tmerrit për të rrëfyer. Shumica e hebrenjve u deportuan në vazhdim nga stacioni Moabit, 30.000 hebrenj u dërguan nga aty në Aushvic, Treblinka apo Sobibor. Kurse nga stacioni Anhalter niseshin të ashtuquajturit “transportet e vegjël të të moshuarve”, të cilët dërgonin në të ashtuquajturën geto e pleqve në Bohemi. Por zgjimi i tmerrshëm për shumë hebrenj vinte sapo zbrisnin nga trenat, shkruan në një artikull radio rbb24.

Pllakë përkujtimore e viktimave të nazizmit të deportuara nga stacioni Grunevald, Berlin

Ky ishte një plan mjaft tinzar, shkruan në një artikull gazeta gjermane “Welt”, sepse iu la komunitetit hebraik të kryeqytetit të Rajhut, që të  organizonte deportimin e hebrenjve nga Berlini. “Futja në trena pasagjerësh të vjetër por të rregullt e të pastër sipas një sistemi të ngritur nga komuna, nuk u bë me probleme dhe pa ndonjë padrejtësi”, ka kujtuar Hildegard Henschel, bashkëshortja e kreut të fundit të komuniteti hebraik, sipas një artikulli të gazetës “Welt” (17.10.2021). Më 1 tetor 1941 administrata e qytetit kishte bërë të ditur, se do të fillonin së shpejti “zhvendosjet” e hebrenjve të Berlinit në drejtim të Lindjes. Sinagoga në Levetscovshtrase u kthye në stacion pritës. Këtu duhej të mblidheshin më 15 tetor ata që duhet të deportoheshin, pas letrave që kishin marrë ndonjë letër të Gestapos. Komuniteti përpiqej të bënte më të mirën, ka thënë Hildegard Henschel. “Ushqime, ilaçe, artikuj sanitarë, çarçafë, veshje, këpucë, gjithçka u mbodh tek Levetcovshtrase”.

Por të gjitha këto nuk e lehtësuan fatin e atyre që do të deportoheshin. Shumë vetë e kërkuan shpëtimin në vetëvrasje. “Brenda një dite në mes të tetorit 1941, 280 vetë vranë veten, sepse kishin marrë urdhrin për deportim apo prisnin që t’u vinte ky urdhër”, shkruan “Welt”./DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Covid-19, një seri aksidentesh apo një komplot i planifikuar?

Publikuar

-

Nga

Origjina e Covid/ Lindi nga natyra apo njeriu?

Nga Peter Skurkiss “American Thinker”

Që nga momenti i shfaqjes së koronavirusit në Vuhan të Kinës në fillimin e vitit 2020, SHBA ka pësuar dëme të mëdha. Ne kemi kaluar nga përdorimi i gjithëkohshëm i maskave të fytyrës tek mbyllja e ekonomisë, deri tek nisja e shpërndarjes me shpejtësi të vaksinave të paprovuara, dhe së fundmi deri tek miratimi i ligjeve për vaksinimin e detyrueshëm të popullatës.

Dhe me gjithë këtë proces torturues, liritë që dikur në SHBA merreshin si të mirëqena, tashmë janë kufizuar në mënyrë të qëndrueshme. Madje ne kemi qenë dëshmitarë të vjedhjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, nëpërmjet zgjerimit të pazakontë të votimit përmes postës, kohëzgjatjes së kohës së votimit dhe përmbysjes së ligjeve zgjedhore në rang shtetesh nga një numër guvernatorësh dhe prokurorësh të përgjithshëm.

Preteksti për këtë ishte mbajtja nën kontroll e përhapjes së virusit të Vuhani, dhe ishte ai që bëri të mundur manipulimin e zgjedhjeve në shkallë të gjerë.

Duke kthyer kokën pas dhe duke riparë atë që ka ndodhur, ngrihet vetvetiu një pyetje:A është e gjithë kjo rrëmuja e Covid-19rezultat i një serie aksidentesh të rastësishme, dhe vendimesh të këqija nga ana e institucioneve shëndetësore? Apo është një mashtrim, i cili ishte planifikuar paraprakisht?

Kjo e fundit na çon në territorin e teorisë së komplotit. Dhe këto të fundit janë një përzierje. Shumica janë plotësisht të çmendura dhe pa shumë baza. Gjithsesi, disa të tjera kanë në fakt një bazë dhe logjikë të shëndoshë.

Sot, ajo që etiketohet shpesh si një teori konspirative, nuk është asgjë më shumë se diçka, të cilën klasa sunduese e konsideron si të pakëndshme për ta diskutuar.

Nëpërmjet përdorimit të pasurisë dhe ndikimit që ka, elita drejtuese i nxit agjencitë qeveritare dhe mediat e saj të përqeshin dhe përçmojnë çdo lloj debati që i nxjerre ata në pozitë të keqe.

Ky është realiteti në të cilin jetojmë. Kini parasysh një fakt:Një numër teorish konspirative po qarkullojnë le të themi që nga vitet 1960. Secila prej tyre është demaskuar shumë herë nga burimet zyrtare të qeverisë dhe mediat pranë establishmentit.

Në rregull. Por duke pasur parasysh atë që duhet tani mbi luftën e fshehtë të zhvilluar kundër ish-presidentit Donald Trump nga elementë të caktuar në qeverinë federale, madje edhe nga disa zyrtarë në administratën e tij, dhe mediat e establishmentit, a duhet hedhur poshtë ideja e ndonjë komploti?

LEXO EDHE:  Rezultatet e zgjedhjeve vendore ne Kosove

LEXO EDHE:  Gjermani/ Më shumë pushtet federatës në luftën kundër Coronës

Për t’ua bërë të qartë këtë, ja ku keni një shembull të qartë. E mbani mend “konservatorin e drejtpërdrejtë” Bill Barr? Ai tha se pas një  hetimi “të plotë”, Departamenti i Drejtësisë i drejtuar prej tij arriti në përfundimin se Xhefri Epshtein kreu vetëvrasje në qelinë e tij të sigurisë së lartënë ishullin Rikers në vitin 2019.



Media e pranoi atë si versionin “zyrtar”, dhe tani për ta hedhur poshtë këtë teori ju etiketon juve si teoricienë konspirativë. Unë ju pyes, a ka vend për të dyshuar në këtë rast?

Duke u kthyer pas në kohë, ish-presidenti Frenklin Delano Ruzvelt tha në një rast:“Nëse ndodh diçka në politikë, mund të vini bast se ajo është planifikuar të ndodhë ashtu”.

Dhe Ruzvelt ishte një njeri me shumë përvojë në këtë drejtim. Ai u zgjodh 4 herë si president i SHBA-së. Kush mund të jetë pas një komploti të Covid-19? Duke luajtur rolin e Avokatit të Djallit, unë sugjeroj se fajtorë janë globalistët apo nëse doni mafia e Davosit dhe pjesëtarët e saj.

Dhe çfarë dëshiron kjo elitë botërore? Sipas deklaratave të tyre publike, disa prej të cilave ata i kanë përsëritur vazhdimisht për dekada, ata bëjnë thirrje për një ose më shumë nga sa vijon:

1.Forcimin e organizatave ndërkombëtare.

2.Ecjen drejt qeverisë globale dhe zhdukjen e kufijve kombëtarë.

3. Krijimin e popullatave të vetëkënaqura.

4. Zvogëlimin e popullsisë botërore përmes infertilitetit dhe mjeteve të tjera.

5.Ngadalësimin e ekonomive për të parandaluar ngrohjen globale, për të cilën ata mendojnë se është një kërcënim.

6.Transferimin e pasurisë nga shtresa e mesme tek ata vetë.

7.Fuqizimin e teknokratëve.

8. Eliminimin e demokracisë përfaqësuese për të krijuar situata si Bashkimi Evropian, ku janë burokratët e Brukselit ata që diktojnë gjithçka.

Secili nga këto synime globaliste ka ecur përpara në një shkallë apo tjetrën falë pandemisë së Covid-19. Donald Trump ishte një pengesë për axhendën globaliste. Pa dyshim, reagimi i tepërt ndaj Covid-19, luajti një rol të rëndësishëm në largimin e tij nga detyra.

Pra, a është e gjitha kjo rastësi… apo gjërat ishin planifikuar të ndodhnin në këtë mënyrë? Është në dorën tuaj ta vendosni. Por para se ta bëni, duhet të kuptoni se klasa sunduese ka si motivin po ashtu edhe mjetet për ta bërë këtë. Dhe kush do t’i demaskonte ata? Mediat? Agjencitë qeveritare?

https://www.americanthinker.com/blog/2021/10/covid_a_series_of_accidents_or_a_planned_conspiracy.html

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE