Connect with Us

Vrau bashkëfshatarin me armë zjarri/ Arrestohet autori i shpallur në kërkim

Aktualitet

Vrau bashkëfshatarin me armë zjarri/ Arrestohet autori i shpallur në kërkim

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pasditen e sotme Tropoja u trondit nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Çerem.

Shtetasi me inicialet A.I qëlloi për vdekje shtetasin I.G, 49 vjeç. Policia ka kapur në kohë rekord autorin e vrasjes Altin Ismajlisufi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori dyshohet se ka kryer vrasjen. A.I po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Plumb në kokë biznesmenit/ Zbardhen rrethanat e ekzekutimit

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autori dhe viktima kanë qenë banorë të të njëjtit fshat.

Sipas asaj që raportohet në media, autori i vrasjes është një punonjës i zjarrfikëses në atë zonë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Tragjedia e 4 turistëve në Qerret/ Hoxha: Jehonë në mediat ruse

Publikuar

-

Nga

“Burgu për burra është”/ Artan Hoxha paralajmëron Ilir Metën

Tragjedia  e familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej persona në hotelin në Qerret të Kavajës mbetet ende një mister.

I ftuar në “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se ngjarja ka bërë jehonë në mediat ruse.



Hoxha ka theksuar më tej se është kërkuar ndihmë për ekzaminimin, pasi këtu është bërë një hetim vetëm për ato që ato që 4 rusët kanë konsumuar, për helmime.

LEXO EDHE:  Gjendet i asfiksuar një person në Durrës

LEXO EDHE:  I bënë “pritë” Ramës/ Policia ndëshkon 13 persona

“Ngjarja ka ndodhur në një territor të NATO-s. Federata ruse thotë se po heton mbi ngjarjen. Ambasada ka thënë se ngjarja ka ndodhur të premten dhe se ka bërë jehonë në mediat ruse. Dëshirojmë që kontaktet të jenë të shpeshta. Rreth skemës së ngjarjes është kërkuar ndihma për të ekzaminuar, kemi bërë një hetim, ku ka qenë çfarë kanë ngrënë ato”, ka thënë Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Pse prishini imazhin e shtetit tonë!”/ Vdekja në Qerret dhe telefonata e dyshimtë nga gazetaret ruse

Publikuar

-

Nga

Pedagogu Ervin Karamuço deklaroi se ishte kontaktuar këtë të martë nga dy gazetare ruse, të cilat kishin kërkuar të sqarojnë diçka më shumë sa i takon vdekjes së 4 turistëve në hotelin në Qerret të Kavajës.

Karamuço tha se gazetaret kanë ngritur pikëpyetje lidhur me një lajm të pakonfirmuar në mediat shqiptare, se 60-vjeçari Sergei Burenkov kishte qenë ushtarak i lartë në vendin e tij.

LEXO EDHE:  Gjendet i asfiksuar një person në Durrës

LEXO EDHE:  Konflikt në Lezhë/ Policia parandalon një ngjarje fatale



 “Jam kontaktuar nga dy gazetare ruse që në një farë mënyre kërkonin “llogari” se ç’punë keni ju që prishini imazhin e shtetit tonë, lidhur me një vrasje që mund të jetë aksidentale. Ju thashë se detyra ime është të ndriçoj studentët e mi mbi çdo lloj krimi që ka ndodhur”, deklaroi pedagogu në studion e “Opinion” në Tv Klan./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detajet tronditëse/ Në të njëjtën SPA ku humbën jetën turistët rus, muaj më parë u gjet i pajetë dhe një polak

Publikuar

-

Nga

Spartak Koka nxjerr zbuluar Çuçin/ Gënjeu për statistikat e aksidenteve

Gazetari Spartak Koka, ka zbardhur detje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Qerret të Kavajës, ku katër turistë rus, humbën jetën në ambientet e SPA në një hotelet e qytetit.

Koka ka zbuluar se po në të njejtin hotel, pak muaj më parë, në të njëjtën spa, është gjetur I pajetë dhe një turist polak.

LEXO EDHE:  I bënë “pritë” Ramës/ Policia ndëshkon 13 persona

LEXO EDHE:  VIDEO-Enca “fryn” gjoksin në Tropojë

Por sipas Kokës, shkaku i vdekjes është përcaktuar arresti kardiak.

“Në të njëjtin hotet, në të njëjtën SPA, ka humbur jetën një shtetas polak 55 vjec.

Shkaku i vdekjes sipas ekspertizës ka qënë arresti kardiak.

Është dy tre muaj përpara. E ka konfirmuar edhe policia edhe Prokuroria e Kavjës.”, tha Koka./CNA.al



 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE