LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditet Tropoja nga të shtënat me armë/ Zbardhen detajet e ngjarjes

4 Shtator 2021, 15:08, Kronika CNA
Tronditet Tropoja nga të shtënat me armë/ Zbardhen detajet e

Pasditen e sotme janë raportuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Çerem në Tropojë, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Mësohet se viktima është 49-vjeçari me iniciale I.G.

Dyshohet që ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas asaj që raportohet, fillimisht ka pasur një konflikt verbal mes viktimës dhe autorit të vrasjes.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ka bërë të ditur dhe identitetin e viktimës.

Ndërkohë mësohet se policia ka shpallur në kërkim autorin me iniciale A.I, banues në fshatin Çerem./CNA.al

Lajmet e fundit nga