Connect with Us

“Të luftojmë nga rrugët dhe sheshet deri në institucione”/ Tritan Shehu thirrje për protesta

Politikë

“Të luftojmë nga rrugët dhe sheshet deri në institucione”/ Tritan Shehu thirrje për protesta

Publikuar

-

cna lajme politike

Deputeti i PD, Tritan Shehu e quan kabinetin ‘Rama 3”, një Qeveri pupacësh.

Sipas Shehut, edhe Gadafi do e kishte zili një qeveri të tillë.

Qeveria Rama: Qeveri e “pupacëve” në funksion të autokratit.

Një qeveri kjo, tipike për vendet me autokratikë, që dhe Gaddafi dikur do t’ja kishte zili.

Një qeveri pa personalitete, pa vlera politike, pa vlera profesionale. Në fakt asgjë, veteë ai. Një qeveri e autokratit kjo dhe vetem për atë, jo për Shqipërinë!  Nje model i pa ndryshueshëm ky i autokratëve”, shkruan Shehu në rrjete sociale.

Më tej Shehu bën thirrje për protesta, pasi ai nënvizon se nuk ka rrugë tjetër ndryshimi.

Sipas Shehut ky simptom është i qartë, për regjimet, me të cilat duhet përballur kudo, në Kuvend, në institucionet ndërkombëtare, tek partnerët dhe pa dyshim mbi të gjitha në rrugët e sheshet e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Paketa e bujqësisë apo e qeverisë

Kjo është rruga e ndryshimit, se autokratët nuk e pranojnë dialogun, e perceptojnë në mënyrë të deformuar opozitën, demokracinë vetë, nuk respektojnë as marrëveshjet.

Dhe ne e kemi provuar këtë jo pak, nuk duhen patur iluzione!

Ata vetëm duhet të detyrohen, t’u imponohet respektimi i vlerave e rregullave demokratike.

Dhe këtë duhet e mund ta bëjnë njerëzit, forca e tyre, me të cilët duhet dialoguar e biseduar pa fund direkt, apo dhe nëpërmjet atij Kuvendi, ku ne do të bëjmë pjesë si të deleguarit e tyre, bashkëluftuar!

Rrugë tjetër nuk ka për të rivendosur demokracinë, shpëtuar Shqipërinë nga katastrofa, nga degdisja për në hapësirat Lindore të autokratëve.

E kemi bërë këtë me sukses disa herë, qe prej 1991, pra mund ta bëjmë përsëri e përsëri të fitojmë!”, shkruan Shehu./CNA.al

 

cna lajme politike

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Kulmi i krizë energjitike, vitin tjetër”/ Rama vijon me teori, asnjë masë në praktikë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në media, duke tentuar të jsutifikojë rritjen e çmimit të energjisë.

Të njëjtat deklarata që i kemi dëgjuar që ditën kur paralajmëroi krizën energjitikë, ka thënë edhe sot.

Ai ka vijuar me teorinë se çmimet në treg nuk i vendos Qeveria, por se kjo e fundit do të ngrejë një digë përballë furtunës.

Çmimet në treg nuk i vendos Shqipëria por kërkesë-oferta. Ne nuk krahasojmë Shqipërinë me fuqinë Japoninë, por pikërisht për këtë fakt kjo bëhet më e vështirë për ta përballuar jo vetëm nga qytetarët por edhe nga ne sepse Qeveria duhet të mbrojë konsumatorët.

Ne jemi këtu që të ngrejmë një digë kundër furtunës.



LEXO EDHE:  Papa Françesku thirrje liderëve botërorë/ Vaksina të shkojë së pari tek popujt në nevojë

LEXO EDHE:  Paketa e bujqësisë apo e qeverisë

Siç nuk kemi lënë njerëzit në rrugë kur ra tërmeti dhe doli armiku i padukshëm do e bëjmë edhe tani”, është shprehur ai.

Sipas tij, ekspertët parashikojnë që kulmi i krizës do jetë deri vitin tjetër, nuk parashikojnë as nëse do ulen çmimet.

Rritja e cmimit reflekton tregun. Ne nuk jemi në komunizëm ti vendosim ne çmimet.

Rrogat nuk rriten se dua unë. Nuk rriten menjëherë. Duhet të ecim me më shumë durim.

Thamë që rroga minimale do bëhet 320 mijë lek për të arritur deri në 400 mijë lekë”, ka thënë më tej ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mustafa Nano: Një gjykatë e mirë do fliste në favor të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish kryeministri Sali Berisha do të thërrasë Kuvendin Kombëtar të PD, pas mbledhjej së firmavë të anëtarësisë.

Deri më tani raportohet se Berisha ka siguruar 1800 nga 1500 firma që i duhen për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Ndërkohë ai ka deklaruar se do të mbledhë dyfishin e tyre.

Gazetari Mustafa Nano, ndërsa ka komentuar këtë situatë ka thënë se ndonëse  Berisha i ka firmat për Kuvendin Kombëtar, ai vetë nuk e di nëse do ishte gjëja e duhur.

Berisha i ka aq firma sa i duhen për të mbledhur Kuvendin Kombëtar. Por ai vetë nuk e di nëse mbledhja e Kuvendit Kombëtar do të ishte gjëja e duhur që do ti garantonte suksesin, sepse Basha ka premtuar se nuk ka për tu mbledhur Kuvendi Kombëtar për të diskutuar lidhur me ndonjë linjë anti amerikane në PD, kjo gjë ka marrë fund.

Në fund mbetet një ballafaqim në rrugë i të dyja palëve dhe do të ishte për të ardhur keq që një problem i rëndësishëm i PD të zgjidhej në rrugë, me ndërhyrjen e policisë apo me ndërhyrjen e gjykatave.



LEXO EDHE:  “Të luftojmë për paqe”/ Macron thirrje të fortë 70 liderëve botërorë

LEXO EDHE:  Thirrja e fortë e Artan Hoxhës/ Në 8 dhjetor ejani në Gjirokastër

Sepse edhe gjykata në fund mund të kërkojë të luaj një rol, por besoj se do të jenë nën presion sepse nëse marrin një vendim në favor të Bashës do paragjykohen si gjykatat e Edi Ramës që po i shërbejnë pengut të tij Lulzim Basha.

Nëse marrin një vendim në favor të Berishës do akuzohen si gjykata që po nxisin destabilitet në vend.

Do jetë një vendim nën presion, por unë besoj që një gjykatë e mirë do merrte një vendim në favor të Berishës sepse aty janë shkelur rregullat.

Sepse me rregull aty duhet të flisnin forumet në Grupin Parlamentar të PD”, ka thënë Nano për Mcn.

Sipas tij, në fund Berisha do jetë viktimë e të gjitha abuzimeve që ai vetë ka shpikur dhe të tjerët thjeshtë kanë ecur në gjurmët e tij dhe kjo do të ishte finale e bukur për një njeri si ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Të bashkuar fitojmë”/ Berisha paralajmëron uragan në Elbasan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Foltorja” do të zhvendoset, sot në qytetin e Elbasani. Ish-kryeministri Sali Berisha, disa orë para nisjes së takimit, ka dalë me një mesazh për demokratët.

‘Vetëm të bashkuar fitojmë”, shkruan Berisha në rrjete sociale, duke e shoqëruar mesazhin me një video me një nga takimet e tij të mëhershme.

“Sot në ora 18:00 në Sallën e Teatrit Skampa të Elbasanit mbahet “Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Ftoj demokratet dhe demokratët e Elbasanit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë! Rroftë Elbasani”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Paketa e bujqësisë apo e qeverisë

LEXO EDHE:  Amnistia fiskale dhe penale për punë të “ndershme”!



 

LEXO TE PLOTE