LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria "Rama 3"/ Kadilli: Kryetarokraci pa asnjë qëllim

4 Shtator 2021, 18:47, Politikë CNA
Qeveria "Rama 3"/ Kadilli: Kryetarokraci pa asnjë qëllim

Ish-kreu për kandidat i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka komentuar Qeverinë “Rama 3”.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” ai shkruan se ndërtimi i Qeverisë së re është një kryetarokraci pa asnjë qëllim, ndërsa ka akuzuar edhe dy ministrat e emëruar të Kabinetit si të lidhur me korrupsionin.

Sipas tij, nga ndërtimi i kësaj Qeverie, humbës do të jenë vetë shqiptarët, të cilët nuk kanë asnjë shpresë për uljen e borxhit, apo hapjen e vendeve të reja të punës.

Njoftimi i plotë:

KryetaroKracia e Qeverisë Rama 3 – Lëvizja gjithcka, Qëllimi asgjë

Të njëjtat linja korrupsioni, të njëjtët mjeshtra korrupsioni. Ministra përfaqësues të ortakëve të pushtetit që do të firmosin gjithcka të jashtëligjshme që do t?u kërkojë Rana.

Nga këta emra do të përfitojnë ortakët e pushtetit. Do të shtohen koncensionet dhe PPP-të korruptive. Shqiptarët do të vidhen edhe më shumë.

Ministra anonim pa profil dhe qendrim politik, që nuk përfaqësojnë askënd vec idetë e turbullta të Ramës. Ministra që nuk dinë t?i thonë asgjë shqiptareve për hallet e tyre.

Nga kjo Qeveri do të humbin shqiptarët. Asnjë shpresë për uljen e borxhit, për reduktimin e varfërisë, për vende pune, për një shtet të drejtë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga