Connect with Us

“Qeveria e re me byrekblerës dhe shërbëtorë”/ Gjekmarkaj tregon emrat që u “ndëshkuan” nga Rama

Politikë

“Qeveria e re me byrekblerës dhe shërbëtorë”/ Gjekmarkaj tregon emrat që u “ndëshkuan” nga Rama

Publikuar

-

Gjekmarkaj tallet me axhendën e Ramës/ Do shkojë në Uashington të zgjidhë mosmarrëveshjet e Trump dhe Biden

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka analuzuar Qeverinë e re, e shpallur nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS, në 2 shtator.

Në një shkrim të publikuar në gazetën Panorama, Gjekmarkaj shkruan se PS mund të konsiderohet një parti lokaliste e “bregut”.

Sa i takon Qeverisë së re, ai shkruan se ajo është një “qeveri me byrekblerës dhe shërbëtorë”, ndërsa shton se janë “sharruar”, disa emra që sipas tij kanë pasur peshë në PS, si Majko, Braçe, Balla, Klosi, apo dhe Bushati.

“Sot, PS mund të konsiderohet një parti lokaliste e “bregut”. Që kjo do ishte një qeveri shegertësh, shërbëtorësh, byrekblerësish, duke sharruar çdo individualitet politik të mbetur pas sosjes me një fare peshe brenda PS-së si Majko, Braçe, Balla, Klosi, më parë Bushati, edhe ai tani kokulur e plot shpresë, mos e merr Ulsiu si këshilltar kjo merrej me mend, por jo deri aty sa të parashikohej triumfi i dosjes “184”. Dje përdora termin “harem politik”, sigurisht që nuk e kisha atë në kuptimin klasik siç e përdornin sulltanët otomanë apo siç nxituan ta interpretonin sejmenët e agjitpropit, por vetëm si koncept politik pa dallime gjinore, pa pasur aspak qëllim të fyej apo komentoj zonjat e qeverisë në etikën morale. Nuk më mungon ndjesa për to nëse kështu e kanë lexuar. Gjykimi shkon mbi sjelljen politike publike, atë të bindjes dhe nënshtrimit pa kushte, atë të ambicies pa fre, e cila i shndërron në komikë, atë të pjesëmarrjes vullnetare në shkatërrimin e demokracisë, në vjedhjen e zgjedhjeve, në vrasjen e ekonomisë, në vjedhjen e zgjedhjeve, në vrasjen e ekonomisë, në shpopullimin e vendit, në votime moniste, në propagandë që themelohet mbi gënjeshtrën e rritet me ritmet e saj, në nxitjen e korrupsionit e tarafit e plot karakteristika shënjuese të këtyre viteve që nuk rilindëm”, shkruan Gjekmarkaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Llum, Kuvend anti-amerikan”/ Edith Harxhi-Bashës: Misionar dështak

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Edith Harxhi nga grupimi “Për PD”, ka reaguar  për situatën në PD, nga vendimet e Lulzim Bashës, kreut të PD-së në detyrë tek Foltorja, iniciativë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Harxhit, në këto ditë të vështira të nisjes së krizës më të fundit ekonomike dhe energjitike, në këtë përvuajtje strapacuese disa vjeçare ku një numër i madh shqiptarësh largohen nga vendi si kurrë më parë, Partia Demokratike, opozita e vetme në vend bën lajm me zhurmën e madhe por edhe ringjalljen që po shkakton tërmeti i fundit politik në të.

Ky tërmet ishte i pritshëm prej disa vitesh, sidomos për një grup nga ne idealistët që kemi vite që ngremë zërin për mungesën e fjalës së lirë, votës së lirë, konkurrencës, meritokracisë dhe orientimit konservator të PD-së.

 Kjo shkarje ka nisur herët por u forcua gjatë viteve 2013-2021 kur “lideri me shkollim perëndimorë” dhe i pa aftë të drejtoj edhe një OJQ nisi misionin e tij të shkatërrimit të investimit tonë 30 vjeçar për ngritjen e një të djathte klasike.

 Pas shumë vitesh, kam nisur këto ditë të shoh dritë në fund të tunelit. Anëtarësia po zgjohet dhe shpirti demokrat po ringjallet e për këtë shkaktar përsëri është misionari shkatërrues me vendimet e tij të fundit antistatutore dhe antidemokratike”, ka shkruar Harxhi në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Rama mbledh në selinë e PS drejtuesit politik në qarqe

LEXO EDHE:  Dështojnë zgjedhjet në PS/ Socialistët refuzojnë Rilindjen

Harxhi shkruan më tej se Foltoret po prodhojnë debat, po prodhojnë fjalën e lirë dhe pavarësisht patetizmave të kohës po ngjizin një bashkim që kaq shumë i duhej PD-së si aset kombëtar.



Sipas saj është koha për të mbledhur popullin në një beteje të re, për të mundur pazarxhintë, “Basha-Rama”.

Tani na duhet të afrojmë çdo kontribut, të dalim me një projekt të ri për një Parti konkuruese, qytetare, të kthejmë institucionin e votës dhe diversitetin e mendimit dhe të nisim largimin final të kësaj qeverie Rama-Basha nga pushteti i korruptuar.

 Etiketimet “llum”, “kuvend antiamerikan”, apo përjashtimet pa statut e pa forume alla diktator komunist, po i shërbejnë çdo ditë e më tepër projektit tonë të ri dhe fundit të tranzicionit lodhës në PD.

Tani është koha të mbledhim popullin në një betejë të re përballë pazarxhinjve Rama- Basha dhe enturazhit të tyre politik dhe ekonomik, dhe të fundosim korrupsionin dhe paligjshmërinë ashtu siç kanë bërë popuj të tjerë rreth nesh.

Fajin nuk e ka kurrë populli, fajin e kanë ata që e kanë zhvatur dhe përdhosin çdo ditë këtë popull. Të bëhemi pjesë e projektit të ri për një opozitë të fortë dhe një qeveri të ardhshme model. Këta misionarë dështak i quaj të ikur!”, ka shkruar më tej Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edhe shoku Enver bënte mbledhje byroje”/ Topalli paralajmëron Bashën: Pak kohë të ka ngelur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar me tone të forta, pas vendimit personal të Lulzim Bashës për të shkarkuar Flamur Nokën, nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli paralajmëron Bashën, se edhe pak kohë do të ketë vulën e PD.



Sipas Topalli, Kuvendi Kombëtar do i heqë Bashës edhe karrigen, edhe vulën.

“Luli paska përjashtuar prap me vendim personal sonte në darkë. Kësaj here rradhen e kishte Flamur Noka, që është rritur në Partinë Demokratike. E paska shpallur armik të brendshëm! Në fakt e paska nderuar Flamurin. Shoku Enver bënte mbledhje byroje në raste të tilla. Dmth kur anëtarësia e Partisë është ngritur për të hequr Lulzimin, ky i fundit shkarkon Noken. Edhe për pak kohë do ketë vulën. Gjatë këtyre ditëve do shpallë edhe përjashtime të tjera… deri kur Kuvendi Kombëtar do i heq edhe vulën bashkë me karrigen Lul Vulës.”-shkruan Jozefina Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vendimet e natës së Lulzim Bashës”/ Tritan Shehu: Sa më shpejt të mbajmë Kongresin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ashpër pas vendimit të Lulzim Bashës, për “shkarkimin” Flamur Nokës si numri dy i Komisionit të Sigurisë.

Shehu e ka quajtur veprimin e Bashës, si vendim të natës, një cikël ky që ka nisur me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Vazhdon cikli i ndëshkimeve të natës nga Z.Basha.

Po lexoj në media se Z.Noka qenka shkarkuar nga detyra e tij si N.Kryetar i Komisionit të sigurisë, dhe për me shumë është paralajmëruar për përjashtim nga Grupi Parlamentar….sepse paska folur a thënë diçka!

Sikur Noka të ishte Zhukovi i BS, që u shkarkua në ajër nga frika se mos nxirrte tanket në Moskë në mëngjes.

I dyti, “ndëshkim“ ky, pa asnjë vendim kolegjial, pa u pyetur asnjë forum, as grupi vetë, i marrë nga Z.Basha në orët e vona.

Fill mbas atij për z.Berisha.

Të dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracisë”, ka shkuar Shehu në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Propozimet e PS për Rregulloren/ Juristi: Skenar për tu mbrojtur nga drejtësia

LEXO EDHE:  Basha zbulon faktet tronditëse/ Ja kush po e drejton PS-në



Sipas tij, vendimet e natës së Bashës janë të pavlefeshme, janë nul.

“Ngjarje këto krejtësisht të gabuara për një Parti Demokratike!

Ngjarje këto, që në fakt janë krejt në kundërshtim edhe me atë që ne duhet të bëjme e të realizojmë.

Në vend që të rrëzojmë Ramën po “rrëzojmë” veten tonë.

Një element më shumë ky, që tregon sa i domosdoshëm është Kuvendi i ynë Kombetar, për të diskutuar e debatuar sëbashku, për të dalë nga kjo spirale kaq e rrezikshme ndëshkimesh e përjashtimesh, që po u la kështu asnjë nuk mund të parashikojë deri ku do shkojë e si do të përfundojë.

Një gjë mund ta parashikojmë, faktin se kjo metodikë, këto “masa” nuk ndjellin asgjë të mirë për PD; demokratët, demokracinë shqiptare.

Prandaj sa më shpejt të shkojmë në Kongresin tonë”, shkruan më tej Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE