LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përballja me Ramën/ Vasili tregon tre kryeçështjet e aksionit të opozitës

4 Shtator 2021, 17:33, Politikë CNA
Përballja me Ramën/ Vasili tregon tre kryeçështjet e

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili vijon me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ka kapur dhe rrëmbyer gjithçka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili ka zbuluar tre kryeçështjet e aksionit të opozitës.

Sipas tij duhet të vazhdojë hetimi për shkatërrimin dhe bllokimin e Reformës në Drejtësi, për zgjedhjet e 25 prillit dhe i koncesioneve shkatërrimtare të miratuara nga Kuvendi .

?Hetimi deri në fund i këtyre kryeçështjeve dhe identifikimi i të gjitha përgjegjësive penale dhe politike, që bien mbi Ramën dhe rilindjen është rruga e vetme e aksionit të opozitës?, shkruan Vasili në postimin e tij.

?Hetimi deri ne fund i ketyre kryeçeshtjeve dhe identifikimi i te gjitha pergjegjesive penale dhe politike, qe bien mbi Ramen dhe rilindjen eshte rruga e vetme e aksionit te opozites.

Tre Kryeçështjet e aksionit te Vërtetë të opozitës!

Ne aksionin e opozites ka tre momente themelore,  ku parimësia, kembengulja dhe koherenca ndaj tyre bejne diferencen e madhe ne perballjen me rilindjen, qe ka kapur dhe rrembyer gjithshka.

Te gjitha zhvillimet politike, shoqerore dhe ekonomike tmerresisht negative, qe po kalon vendi dhe ku pergjegjesi i vetem eshte Rama dhe rilindja e pervijojne qarte rrugen tone.

DREJTESIA DHE KAPJA E SAJ NGA RILINDJA!

LSI ishte kontribuesja kyç dhe ishte realisht ajo, qe realizoi Reformen ne Drejtesi me konsensusin historik me 140 vota, qe ishte edhe arsyeja vendimtare e marrjes per here te pare te rekomandimit per hapjen e Negociatave per Anetaresim ne BE.

Sot kapja e Drejtesise nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit te drejtesise eshte nje e vertete tragjike dhe e pamohueshme.Kjo i ka siguruar pandeshkueshmerine rilindjes, ndonese ndaj saj rendojne pergjegjesi shume te medha per korrupsionin dhe kriminalizimin kapilar te qeverisjes.Barazia e qytetareve para ligjit eshte asgjesuar dhe kapja e Drejtesise eshte FAKT!

ZGJEDHJET DHE KAPJA NGA RILINDJA!

LSI ishte kontribuese shume aktive per marreveshjen e 5 qershorit per zgjedhje te lira dhe te ndershme.Kjo marreveshje u shkaterrua nga rilindja dhe ky shkaterrim prodhoi masakren zgjedhore te 25 prillit. Kapja e zgjedhjeve prej rilindjes dhe realizimi i nje pushteti ilegjitim, qe vjen nga nga grabitja mafioze e votes prej rilindjes dhe nga krimi elektoral eshte FAKT!

EKONOMIA E LIRE DHE KAPJA NGA RILINDJA!

LSI ishte ajo qe paraqiti ne Kuvend Projekt Ligj kunder Koncesionet korruptive, qe grabisnin qindra milion euro dhe ky projektligj u bllokua dhunshem e me cdo mjet nga rilindja ne parlament.Kapja e ekonomise prej rilindjes dhe plaçkitja e ekonomise me oligarke e kriminele, qe pervetsojne miliona euro publike dhe pastrojne qindra te tjera eshte FAKT!

HETIM DHE BETEJE PA KOMPROMIS KAPJES!

Hetimi i dhe nxjerrja deri ne nje e pergjegjesive te rilindjes per shkaterrimin dhe bllokimin e  Reformes ne Drejtesi si dhe kapjen e Drejtesise prej saj eshte detyre kryesore e opozites.

Hetimi deri ne fund i zgjedhjeve te 25 prillit dhe nxjerrja e pergjegjesive shume te renda, qe bien mbi rilindjen  per kapjen dhe shkaterrimin e zgjedhjeve eshte detyra me rendesishme e opozites perballe shqiptareve te cileve u eshte grabitur vota dhe interesi kombetare dhe ai privat.

Hetimi deri ne fund i Koncesioneve shkaterrimtare te miratuara nga Kuvendi Njepartiak 2019- 2021 eshte detyre dhe detyrim madhor ndaj shqiptareve per zbardhjen e grabitjes me te rende, qe i eshte bere interesit publik dhe kombetar ne keto tridhjete vite pluralizem.

Shmangia nga keto tre ceshtje madhore  qe jane kapja e drejtesise, kapja zgjedhjeve dhe kapja e ekonomise permes koncesioneve eshte realisht krijimi i alibive per legalizimin e kapjes se shtetit nga Edi Rama, qe do te thote vazhdim i rrënimit te vendit dhe shpopullimit te tij.

Hetimi deri ne fund i ketyre kryeçeshtjeve dhe identifikimi i te gjitha pergjegjesive penale dhe politike, qe bien mbi Ramen dhe rilindjen eshte rruga e vetme e aksionit te opozites.

Vetem ne kete menyre do te forcohet besimi i popullit tek opozita dhe integriteti moral i saj per mbrojtjen deri ne fund te interesit publik dhe kombetar nga kapja dhe asgjesimi rilindas.

Kjo eshte edhe rruga e mundesia e vetme edhe per krijimin e nje lloj besimi se marreveshjet per reforma te caktuara mund te kene shanse qe te funksionojne ne te ardhmen?, shkruan Vasili./ CNA.al

Lajmet e fundit nga