LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas dorëheqjes, “reflekton” Braçe/ “E mbaj çdo ditë pranë për t’i thënë vetes se sa kot është karrigia”

4 Shtator 2021, 14:59, Politikë CNA
Pas dorëheqjes, “reflekton” Braçe/ “E mbaj

Ish zëvendës kryeministri Erion Braçe, pas dorëheqjes nga posti, duket se po e shfrytëzon këtë periudhë kohe për të reflektuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka publikuar një pikturë të artistit Ardian Cene, në të cilën pasqyrohet një filxhan i përmbysur dhe një libër.

Braçe shkruan se e mban këtë pikturë çdo ditë pranë për t?i thënë vetes se sa kot është karrigia.

?Ardian Cene është një artist i madh. Kjo pikturë është e tij; një filxhan kafeje i përmbysur- dihet çfarë përfaqëson dhe një libër! E mbaj çdo ditë pranë për t?i thënë vetes se sa kot është karrigia! Ka njerëz që i zë libri, ka të tjerë që e kërkojnë në bankomat?, shkruan Braçe./ CNA.al

Lajmet e fundit nga