Connect with Us

Paralajmërimi i CDC/ Varianti Delta shkakton simptoma më të rënda tek fëmijët

Bota

Paralajmërimi i CDC/ Varianti Delta shkakton simptoma më të rënda tek fëmijët

Publikuar

-

cna lajme bote

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëron se koronavirusi mund të shkaktojë “sëmundje të rënda” tek fëmijët dhe adoleshentët.

Në një raport të nxjerrë të premten, qendra njofton se në periudhën nga fundi i qershorit deri në mes të gushtit ka pasur “shtim të qarkullimit” të variantit shumë ngjitës Delta, gjë që u shoqërua me shtim pesë fish të ritmeve të shtrimit në spital për moshat e vogla e të reja.

Këto ritme ishin 10 herë më të larta se në muajt e mëparshëm tek të rinjtë e pavaksinuar, thuhet në studim.

Ndërkohë në mbarë botën vërehen vatra infeksionesh në keqësim. Në Indi, ministria e shëndetësisë njoftoi të shtunën në mëngjes se në 24 orët e fundit janë regjistruar 42,618 raste të reja me koronabirus dhe 330 të vdekur nga sëmundja.

LEXO EDHE:  Pandemia/ Steinmeier u bën thirrje gjermanëve: Le të mbledhim forcat të gjithë!

India renditet e dyta pas Shteteve të Bashkuara për nga pasojat e koronavirusit me një total prej afro 33 milionë të infektuarish dhe 440,225 të vdekur, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.

Ekspertët vërejnë se statistikat në Indi mund të jenë më të ulëta se shifrat reale të infektimeve dhe vdekjeve.

Në shkallë globale, Universiteti Johns Hopkins thotë se janë identifikuar afro 219.8 milionë infektime dhe ka pasur 4.5 milionë të vdekur. Po sipas këtyre statistikave, deri tani janë bërë 5.4 miliardë doza vaksine në rang botëror./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Rusia shënon rekord të viktimave me Covid-19

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19, teksa për katër ditë me radhë ky shtet ka shënuar mbi 900 të vdekur nga koronavirusi.

Task-forca kombëtare për koronavirus tha më 9 tetor se 968 persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19 gjatë 24 orësisht paraprak.

Kjo shifër është më e lartë për 30 viktima sesa dita paraprake dhe mbi 100 viktima më shumë nëse krahasohet me të dhënat e muajit shtator.

Task-forca tha po ashtu se janë regjistruar mbi 29,000 infektime të reja.

Rritja e rasteve të vdekjeve dhe infektimeve në shumë shtete po i atribuohet variantit Delta, që është variant më ngjitës. Megjithatë, autoritetet ruse gjithashtu kanë fajësuar edhe nivelin e ulët të vaksinimit kundër koronavirusit.

Pavarësisht se Kremlini vitin e kaluar njoftoi për vaksinën e parë të miratuar kundër koronavirusit, rusët po hezitojnë që të vaksinohen me një prej pesë vaksinave të prodhuara në Rusi apo me vaksinat e prodhuara jashtë, që janë më pak të zakonshme në vend.

Tatyana Golikova, zëvendëskryeministre, që merret me politikat shëndetësore, tha më 8 tetor se pothuajse 33 për qind e popullatës së Rusisë prej 146 milionë banorësh, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Sipas saj, pothuajse 29 për qind janë të vaksinuar plotësisht.

LEXO EDHE:  Habit Kryemadhi/ Fillon të besoj se Covid ekziston, shtyn Konventën

LEXO EDHE:  Si të udhëtoni me fëmijët



Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë, Kremlini po reziston që të vendosë masa për izolim mbarëkombëtar dhe ka vendosur që fuqitë për të shtrënguar masat t’ia delegojë autoriteteve lokale.

Në disa pjesë të vendit, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun, jeta zhvillohet kryesisht normalisht, ku bizneset operojnë dhe masa për të mbajtur maska nuk respektohet.

Shumë vëzhgues thonë se qeveria po paraqet numër më të ulët të vdekjeve me COVID-19, pasi sipas tyre, shifrat reale janë jashtëzakonisht më të larta.

Sipas të dhënave të fundit nga shërbimi shtetëror i statistikave, Rosstat, mbi 254,000 persona kanë vdekur në tetë muajt e parë të vitit 2021, duke kaluar shifrën prej 163,000 viktimash nga COVID-19, që u regjistruan në vitin 2020.

Për dallim nga këto shifra, task-forca për koronavirus i numëron si viktima vetëm ata pacientë, që shkaktarin kryesor të vdekjes e kanë pasur COVID-19. Rosstat përfshin edhe personat që kanë pasur COVID-19, por që kanë vdekur nga shkaqe tjera, por edhe personave të dyshuar me koronavirus, por që diagnoza për këtë virus ka mbetur e pakonfirmuar.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin tha se qyteti ishte “larg numrave rekord” dhe se rritja e infektimeve është gjerësisht e lidhur me nivelin e lartë të gjurmimit të rasteve./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova regjistron 40 raste të reja me Covid-19/ Asnjë humbje jete në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur në 24 orët e fundit janë testuar 2,870 persona, në të cilët kanë rezultuar 40 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Sipas njoftimit, në 24 orë po ashtu janë shëruar 149 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 1,226.



Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 12,144 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:  Pandemia/ Steinmeier u bën thirrje gjermanëve: Le të mbledhim forcat të gjithë!

LEXO EDHE:  Si të udhëtoni me fëmijët

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit,  janë administruar 1.432,135 doza, ku 608,939 persona janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se synon që deri në fund të vitit të vaksinojë kundër koronavirusit 60 për qind të popullatës.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vrasja që tronditi Greqinë/ Vogëlushja tashmë në kujdestari të plotë të gjyshërve  

Publikuar

-

Nga

Prindërit e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch, që u vra nga bashkëshorti grek Babis Anagnostopoulos, kanë fituar kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre Lidia.

Tashmë vogëlushja, në sy të të cilës ndodhi edhe vrasja që tronditi Greqinë, do të rritet në shtëpinë e prindërve të nënës së saj në një ishull të vendit.



“Njëvjeçarja Lidia, babai i së cilës me shumë gjasa do të dënohet me burgim të përjetshëm, është vënë zyrtarisht në kujdesin e prindërve të Caroline Crouch, Susan dhe David në ishullin e Alonissos-it ku ata jetojnë. Kurse prindërit e Babis, Konstantinos dhe Georgia do të kenë të drejtë që të komunikojnë personalisht me fëmijën,” raporton britanikja Mail Online.

LEXO TE PLOTE