LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nismat e përbashkëta Shqipëri-Itali/ Rama evidenton bizneset dhe universitetet

4 Shtator 2021, 06:30, Politikë CNA
Nismat e përbashkëta Shqipëri-Itali/ Rama evidenton bizneset dhe

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministraj e Arsimit, Evis Kushi, mëngjesin e sotëm është shfaqur në Pulja, në Itali, në një takim me zyrtarë vendorë atje.

Nismat e përbashkëta,mes dy vendeve kanë qenë temë e bisedës së kryeministrit Rama me zyrtarët italinë.

Në këto nisma, ndër të tjera përfshihen, bizneset dhe universitetet.

?Jemi këtu për të çuar në një tjetër nivel universitetet tona dhe jo vetëm si dhe për shtim të sipërmarrjeve në Shqipëri dhe anasjelltas?, është shprehur Rama, ndërsa ka falënderuar zyrtarët Italian për disponilitetin që ata kanë treguar

Një tjetër sektorë ku do të bashkëpunohet do të jetë edhe shëndetësia.

Madje ky bashkëpunim sipas Ramës do të shtrihet edhe me Greqinë, duke përfshirë edhe zjarret

?Sa i takon shëndetësisë jemi në një proces që është shumë konstruktiv dhe mbart mundësi të mirë arritjeje dhe besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë, por edhe Greqinë, para pak ditësh fole me kryeministrin e Greqisë për të parë mundësinë mënyrën e përballimit të vatrave të zjarrit. Zjarre të cilat e bëjnë të pamundur t’i përballojmë me kapacitet të parashikuara në situata të ndryshme dhe lidhur me këtë mund të mendojmë diçka. Edhe sa i takon hartës së zjarreve duket qartë që kjo pjesë e Europës është më e rrezikuara, por njëherësh kjo pjesë përfaqëson edhe një pjesë të rëndësishme nga pikëpamja e diversitetit natyror dhe kulturor?, është shprehur Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga