Connect with Us

Manovra të rrezikshme në rrugë/ Policia gjobit dhjetëra shoferë

Kronika

Manovra të rrezikshme në rrugë/ Policia gjobit dhjetëra shoferë

Publikuar

-

cna, lajme , kronike

Për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar kontrollet në rrugën interurbane Elbasan – Tuneli i Krrabës.

Gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 174 km/h deri në 224 km/h në kulmin e trafikut.

Si rezultat janë tërhequr 10 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar dhe janë vendosur 29 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë,

Kontrollet me dron kanë vijuar në rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, dhe Elbasan – Cërrik ku janë evidentuar e ndëshkuar për parakalim të gabuar 21 drejtues mjetesh me masë administrative 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar kontrollet në rrugën interurbane Elbasan – Tuneli i Krrabës- Elbasan.

Drejtuesi i mjetit tip Audi, shtetasi A.S., nga Tirana është konstatuar me shpejtësi 224 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 15.000 lekë të rinj, 6 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve nga leja e drejtimit.

Shtetasi E.H, rezident në Itali u konstatua me 174 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 40.000 lekë të rinj.

Gjithashtu janë vendosur 29 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 5 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 12 masa administrative me vlerë deri 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotesues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni  se shpejtësia vret  jetë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

E rëndë në Fier/ Humb jetën i moshuari, policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Një 72 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në qytetin e Fierit.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se i moshuari me inicialet B.L është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe si pasojë ka humbur jetën në vend.



Ai ka rënë në mjediset e parkimit të pallatit dhe më pas është transportuar në spital. Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Kastriot” Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. L., 72 vjeç.” – njofton policia.

LEXO EDHE:  Video-Po “fluturonin” në rrugë/ Shoferëve u ndodh e “papritura” në mesnatë

LEXO EDHE:  Furgoni përplaset me dy makina në Elbasan/ Plagoset njëri prej shoferëve

Ne vendin e ngjarjes policia dhe ambulanca, ndërsa nuk ndihen shkaqet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot konfiskimin e 3.4 milionë eurove, të sekuestruara në qershor të vitit 2018 në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Sipas SPAK, vlerat monetare janë para të ardhura nga aktivitet i paligjshëm.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Vladin, pasi u kap me 3.4 milionë euro të fshehura brenda makinave “Toyota Yarsi”.



Ai ka përfituar gjykim të shkurtuar që do të thotë se do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit.  Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

LEXO EDHE:  Bie numri i infeksioneve/ Komiteti i Ekspertëve merr vendimin për masat anti Covid

LEXO EDHE:  Pas joshjes me seks i vinte gjoba, flet autori i kurthit: Më kishte borxh ...!

Katër të arrestuarit në Shqipëri për këtë ngjarje kanë qene Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa janë liruar. Ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK prangos avokatin/ I zhvati një klienti 12 000 euro

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimit penal nr. 179 të vitit 2021. Në kuadër të hetimeve të kryera nga strukturat e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin të arsyeshëm se shtetasi L. Sh., me profesion avokat, ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F. H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit të shtetasit F. H. nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Në vijim, personi nën hetim Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F. H. një shumë prej 5.000 (pesë mijë) eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2020.

LEXO EDHE:  Përplasën makinat/ Shoferët rrihen më njëri-tjetrin me shkopinj, përfundojnë në spital

LEXO EDHE:  Këlliçi denoncon “krimin” në Durrës/ “Dhjetëra biznese gjobiten me mbi 10 milionë lekë”

Në hetimin e këtij procedimi penal dhe mbledhjen e provave për të sqaruar ngjarjen e ndodhur ka dhënë një kontribut të rëndësishëm emisoni investigativ “STOP”, i TV Klan.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 86 datë 21.10.2021, ka vendosur:



Caktimin i masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit Lavdosh Shehu, me profesion avokat, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi (2) i Kodit Penal.

Sot me datë 22.10.2021 është ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj shtetasit L. Sh.

LEXO TE PLOTE