LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manjani rikthehet në LSI?/ Mesazh Monika Kryemadhit

4 Shtator 2021, 08:01, Politikë CNA
Manjani rikthehet në LSI?/ Mesazh Monika Kryemadhit

Ylli Manjani i cili ka qenë pjesë e LSI-së, madje ka mbajtur poste ministrore nën siglën e saj, i ka ?tërhequr veshin? Monika Kryemadhit për gabimet në krye të kësaj force politike.

?LSI prap po gabon.

Reforma kushtetuese dhe politike, e cila më së shumti nënkupton shkuljen e shtetit partiak dhe të sistemit hajdut zgjedhor, është gjëja e duhur që i duhet vendit në mënyrë ulëritëse.

Pa asnjë dyshim, kjo reformë nuk bëhet nga partitë veç e veç, por duhet se s?bën një platformë bashkëpunimi parlamentar.

Fakti që në Parlament është Edi Rama, shkelësi kronik i marrëveshjeve, nuk e zhbën dot nevojën për bashkëpunim parlamentar.

Madje ky bashkëpunim për reformën Kushtetuese, duhet të përfshijë edhe të faktorëve jashtë parlamentarë.

 Në këtë kuptim ideja që hedh LSI, si parti parlamentare më e pëçudnuara nga sistemi hajdut zgjedhor, për të mos bashkëpunuar për një reformë politike në vend është e gabuar.

Ata e dinë vetë hesapin e tyre, por gjykoj se e kanë gabim?, shkruan Manjani në rrjete sociale.

?Siç edhe ua kam thënë e shkruar edhe më parë (madje vite më parë) LSI duhet të kthehet tek tezat e saj të 2008-s, pra tek greva e urisë.

Për fat të keq LSI e braktisi vetë kauzën e saj për pushtet të ballancuar dhe sistem zgjedhor të ndershëm. E braktisi dhe ja ku erdhi pasoja. U ndëshkua shumë më rëndë seç e ndëshkoi rrudhja elektorale.

Rezultati i fundit zgjedhor, përtej debateve mbi mënyrën sesi erdhi, duhet lexuar në rezultanten e tij. Dhe në këtë rezultante gjykojnë se LSI duhet të luajë rol të fortë brenda opozitës, jo për ta ftuar atë drejt mosreformimit politik, por drejt proporcionalitetit të ndershëm në përfaqësim?, shkruan më tej Manjani.

?Në këtë kuptim, jo me Edi Ramën por edhe me dreqin vetë duhet bashkëpunuar në funksion të arritjes së qëllimit.

Ky qëllim madhor, pra reforma politike dhe kushtetuese bë vend, nuk arrihet pa bashkëpunim. Edhe sikur Rama të ishte në opozitë prap do bashkëpunohej me të.

Gjykoj se një mopozitë në front të përbashkët me këtë ide është e domosdoshme. Kurse LSI në këtë konstilacion duhet të jetë garanci që përmbajtja e reformave nuk cedon si të mëparshmet. Po kjo arrihet vetëm duke bashkëpunuar, jo duke u larguar.

 E di që ka shumë komente mbi LSI, por reforma të tilla duan çdo kontribues në tryezë, parti, grup apo individ.

 Përndryshe po hape rrugë ske përse ankohesh që dalin në krye budallenjtë- thotë një shprehje e urtë?, përfundon mesazhin Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga