LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luan Rama i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Paulin Prekës/ “Mishërim i mençurisë unike shkodrane”

4 Shtator 2021, 19:50, Aktualitet CNA
Luan Rama i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Paulin Prekës/

Ish nënkryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar i pikëlluar pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të madh të humorit, Paulin Preka.

Ai e ka quajtur mjeshtrin e madh një mishërim të mençurisë dhe qytetarisë unike shkodrane.

?Do të mbetesh modeli dhe referenca e njeriut artist dhe e artistit njeri, përmbledhur në fjalën magjike që në Shkodër merr vlerë dhe ngjyresë të veçantë: ZOTNI !

NA I FAL LOTËT E DHIMBJES, ZOTNI PAULIN PREKA !

Na ke mësuar të të duam me humorin tënd të fisëm zotni Paulin Preka, mishërim i mençurisë dhe qytetarisë unike shkodrane.

Na u bëre i dashur me praninë tënde përherë elegante, përmes artit të një cilësie të epërme, veti e artistëve të një lloji të veçantë që skenës shqiptare nuk i vijnë shpesh.

Ike për të qenë shembëlltyrë e njeriut që fali vetëm mirësi dhe dashuri.

Do të mbetesh modeli dhe referenca e njeriut artist dhe e artistit njeri, përmbledhur në fjalën magjike që në Shkodër merr vlerë dhe ngjyresë të veçantë: ZOTNI !

Na i fal lotët e dhimbjes zotni Paulin Preka!

Të ndrittë shpirti!?, shkruan Luan Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga