Connect with Us

Largimi nga LSI/ Flet Luan Rama: Ishte vendimi i duhur

Politikë

Largimi nga LSI/ Flet Luan Rama: Ishte vendimi i duhur

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish nënkryetari i LSI, Luan Rama ka folur për herë të parë për largimin e tij nga LSI. Rama pohoi se dorëheqja ishte vendimi i duhur pas analizës pas zgjehdjeve të 25 prillit.

Rama theksoi se duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve, një drejtues duhet të marrë përgjegjësi, pavarësisht se nuk është e drejtëpërdrejtë.

I ftuar në emisionin “Kjo javë”, Luan Rama u shpreh se edhe në shkallë vendi LSI nuk ka rezultatin që meriton.

Gjatë gjithë periudhës pas zgjedhjeve i kam dhënë vetes kohë për të reflektuar, për të krijuar një distancë edhe emocionale me zgjedhjet, fushatën, problematikën. Për ta parë veten me produktin që solli angazhimi me qetësinë.

Jam ndarë, kam mbajtur një qëndrim, e gjykoj, rikonfirmoj se ka qenë qëndrimi i duhur pas analizës që i bëra vetes në LSI, në mënyrën më të drejtpërdrejtë nisi në 2010. Kam shkuar që në 2008, por në 2010 u zgjodha Sekretar dhe më pas nga 2017 zv/kryetar, sigurisht anëtar i Kryesisë dhe dy herë deputet.

Duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve, s’mund të mos merrja përgjegjësinë që duhet të marrë drejtuesi. Ai rezultat nuk ishte përgjegjësi e drejtpërdrejtë, ka një mori faktorësh. Ka një tërësi elementësh, politikë e apolitikë, zgjedhorë e jozgjedhorë. E kam bindje që padyshim në kushtet optimale rezultati i LSI do të ishte dyfishi i votave që kam marrë. Ashtu siç e kam bindje se edhe në shkallë vendi LSI nuk ka rezultatin që meriton, s’ka votën që i japin qytetarët asaj. Sado dhe 100 mijë votat që mori, pozitiv, por ishte i kushtëzuar. Ato 1 mijë e 1 problemet e raportit të OSBE, dhunën shtetërore, makinerinë të implikuar etj. Natyrisht dhe për arsye objektive të vetë rolit të strukturave tona”, shprehet ai në emision./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bashistët hidhen në “sulm”/ Lajka Lulit, “vrer” kundër Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në një kohë që Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha po nxjerr në pah gjithnjë e më shumë se demokratët tashmë janë kundër Lulzim Bashës, ky i fundit duket se po tenton të përdorë “bashistët” dhe servilët që i rrinë vërdallë për të sulmuar liderin historik të demokratëve.

I fundit që Basha ka hedhur në sulm, është anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Bernard Banushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Banushi shkruan se Basha ishte njeriu me kontribut të madh në fitoren e vitit 2005 dhe që shkëlqeu dhe shkërmoqi këdo që i dilte para në çdo debat politik të kohës.

LEXO EDHE:  “Plasin” dorëheqjet në mbarë vendin/Ikin të gjithë drejtorët e hetimit tatimor

LEXO EDHE:  Hakmarrja ndaj LSI-së/ Kryeministri shkarkon vëllain e Luan Ramës

Në fakt “shkëlqimin” e Bashës demokratët e kanë parë në çdo betejë politike, dhe në tre mandate që iu siguroi në Opozitë.



Por, Banushi ka komentuar edhe ndjesën e Berishës që ka mbështetur Bashën.

Banushi shkruan se është jo korrekte t’i kërkosh ndjesë demokratëve për njeriun që ka sjellë “fitore” të mëdha.

Në fakt, me Lulin e Banushin, PD vjen në pushtet kur të japë dorëheqje djali i Zahos./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha dosje në DASH, Rama në FBI”/ Gazetari “shkund” politikën, akuza dhe për Metën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI”. Kështu u shpreh përmes një lidhje Skype në edicionin e lajmeve të MCN TV gazetari Robert Papa teksa fliste për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe famijes së tij.

Siç u shpreh Papa, dosja e kryeministrit Rama mund të jetë në FBI për shkak të fotografisë që bëri me presidentin amerikan Barack Obama ku një biznesmen pagoi për të.

Fotoja Rama-Obama u publikua në vitin 2012 dhe asokohe u cilësua si një skandal nga demokratët, të cilët akuzuan kryeministrin, se kishte paguar 80 mijë dollarë për këtë foto në formë kontributi për zgjedhjet në SHBA.

Intervista:

Zoti Papa, sekretari amerikan, Antoni Blinken, do të raportojë përpara Kongresit për listën me personat e shpallur non grata ku bën pjesë edhe familja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Mendoni se ky zhvillim do të sjellë të reja sa i përket çështjes Berisha?

Papa: Nuk është se do raportojë Blinken për listën me personat e shpallur non grata, është detyrim i shtetit që çon një raport në Kongres. Është vënë theksi për korrupsion sinjifikativ. Deri tani kishte pandema se Berisha mund të kishte cënuar sigurinë kombëtare por del haptas se kryesorja është korrupsioni. Ne na vjen keq që në këtë listë të jetë dhe një shqiptar. Ambasadorja duket se kërkon që këtij problem ti shkohet deri në fund. Çdo shqiptar ka të drejt të pyes pse goditet vetëm njëri krah. Nëse dosja dhe dënimi politik ndaj Berishës do jetë i njëjtë me të Dakos dhe Doshit nuk do lejë shije të mirë. Por drejtësia vendos në fund.

Nderkohe ekziston një klauzolë që lë hapësirë për heqjen sanksioneve nëse ndryshojnë rrethanat për individin apo nëse kjo do i shërbente interesit kombëtar të SHBA-së. Mendoni se kjo klauzolë mund të aplikohet edhe për rastin Berisha?



Papa: Interesa të mëdha kombëtare kanë ndodhur në kohën e Mit’hat Frashërit kur nuk donin ti jepnin vizën. Nuk besoj se për këtë listë mund të ndodhë dicka për interesa të mëdha kombëtare. Berisha duhet ta kishte ndërtuar çelësin para se të bëhej non grata ai i besojë Bashën dhe anashkaloi. Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI. Një kongresmen e dërgoi problemin deri në FBI kur Rama pagoi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me presidentin Barack Obama duke shkelur ligjet amerikane sepse një i huaj nuk lejohet që të ndërhyjë në politikën e brendshme dhe të kontribuajo me një sasi të madhe dollarësh. Ka pasur një gjyq ndaj shqiptarëve që u treguan bujarë ndaj Ramës dhe Rama që ishte mosmirënjohës. Mos i duket çudi Ramës që ditës që nuk do jetë kryeministër do jetë non grata dhe ai. Vuçiç dhe figura të tjera me të vërtetë kanë dosje korrupsioni, por ndërhyjnë kur duhet.

Pse tani ky vendim për Berishën?

Papa: Ata godasin kur mendojnë ata. Ata janë të zhgënjyer për korrupsionin në Shqipëri sepse kanë bërë investime të mëdha. Akuzat për Metën janë se është njeriu më i korruptuar në Ballkan, por ata nuk e godasin sepse është ende në detyrë.

Zoti Berisha i ka mbledhur firmat për të thirrur Kuvendin e Partisë Demokratike, por ndërkohë vijon takimet me bazën duke mos e depozituar kërkesën për mbledhjen. Nga ana tjetër, zoti Basha ka premtuar se nuk do e lejojë mbledhjen e këtij Kuvendi, por pa treguar se si do e ndalojë. Duket se të dyja palët po tregohen të kujdesshme për të hedhur hapin e parë në përballjen finale. Pse ky hezitim?

Papa: Që Berisha është lojtarë i fortë në PD askush se vë në dyshim, por Basha do mbetet në politikë si Bashkim Fino, që mbahej aty. Mund ta heqin si kryetar por jo si deputet. Ajo që fiton këtu është baza e PD për një hapje, por më i fituari është Rama në këtë mes.

Pavarësisht se cili do të fitojë nga kjo përballje, Basha apo Berisha, ju si e shihni të ardhmen e Partisë Demokratike?

Papa: Berisha e sposton Bashën, ka pasur shumë pushtet. Duhet bërë partia si këtu që askush si njeh kryetarët. Duhet të zgjidhet me votë se cilët do të jenë kandidatët.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja me demokratët”/ Zbulohet qyteti i radhës që do presë Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet me demokratët, në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të “Foltores me demokratët”, e cila ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe rikthimin e PD-së, në vlerat e saj demokratike.

CNA.al ka mësuar se qyteti i radhës që do të presë Berishën, është Kukësi.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se ditën e martë, Berisha do të zhvillojë “Foltoren” me demokratët e Kukësit.

LEXO EDHE:  Kryemadhi mbulon sponsorizimin e Metës/ “Harbutët nuk mund të bëhen xhentil”

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Kutjojmë këtu se pasditen e djeshme Berisha u ndal në qytetin e Elbasanit, ku pritja ishte e jashtëzakonshme.



Gjithashtu Berisha ka zhvilluar takime edhe në Tiranë, më pas në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Shkodër dhe në Gjirokastër.

Ndërsa të martën do jetë në Kukës./CNA.al

Berisha “çon në këmbë” Elbasanin/ Foto nga “Foltorja” me demokratët

LEXO TE PLOTE