Connect with Us

Kosovë/ Si mund të shkurtohet periudha e fushatës zgjedhore?

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Si mund të shkurtohet periudha e fushatës zgjedhore?

Publikuar

-

cna lajme rajon

Asnjë nga partitë politike në Kosovë, nuk kanë parashtruar ndonjë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me shkurtimin e periudhës se fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Kreshnik Radoniqi kryetar i këtij institucioni.

Megjithatë, ai thotë se Ligji për Zgjedhjet parasheh që fushata të mbahet 30 ditë dhe KQZ-ja nuk ka ndonjë mundësi ta ndryshojë këtë periudhë.

“Nëse partitë politike parashtrojnë një kërkesë të tillë në KQZ, ne do ta trajtojmë kërkesën, kemi Këshillin për çështje ligjore, ku do ta trajtojnë Ligjin për Zgjedhje dhe Ligjin për Parandalimin e Pandemisë dhe do të veprohet përshtatshmërisht. Por, se a do të marrim ndonjë vendim lidhur më shkurtimin e fushatës, mbetet ta trajtojmë, por mundësitë ligjore nuk janë për të marrë këtë vendim”, tha ai.

Radoniqi, shprehet se në planin operacional, KQZ-ja ka për obligim të zbatojë masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit edhe ditën e zgjedhjeve.

“Do të bëhet një plan i detajuar se si do të punohet nga stafi i KQZ-se ditën e zgjedhjeve në mënyrë që të mos të lejohet grumbullimi i njerëzve nëpër vendvotime. Ashtu si ne edhe partitë politike, janë të obliguara të zbatojnë këto masa”, thekson Radoniqi.

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit janë zgjedhje të rregullta dhe sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, fushata zgjedhore zgjat 30 ditë, në këtë rast duke filluar nga 16 shtatori deri më 15 tetor.

Për shkak të situatës se rënduar me pandeminë COVID-19, rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve pozitive me koronavirus, kryetari i partisë opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u është drejtuar krerëve të partive parlamentare, duke kërkuar që të bien dakord që të shkurtohet në 10 ditë fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

cna lajme rajon
                                                                        Lumir Abdixhiku

Radoniqi, shprehet se në planin operacional, KQZ-ja ka për obligim të zbatojë masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit edhe ditën e zgjedhjeve.

“Do të bëhet një plan i detajuar se si do të punohet nga stafi i KQZ-se ditën e zgjedhjeve në mënyrë që të mos të lejohet grumbullimi i njerëzve nëpër vendvotime. Ashtu si ne edhe partitë politike, janë të obliguara të zbatojnë këto masa”, thekson Radoniqi.

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit janë zgjedhje të rregullta dhe sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, fushata zgjedhore zgjat 30 ditë, në këtë rast duke filluar nga 16 shtatori deri më 15 tetor.

Për shkak të situatës se rënduar me pandeminë COVID-19, rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve pozitive me koronavirus, kryetari i partisë opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u është drejtuar krerëve të partive parlamentare, duke kërkuar që të bien dakord që të shkurtohet në 10 ditë fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka propozuar që fushata të shkurtohet në pesë ditë.

haradinaj kunder deklaratave te vucic
                                                                  Ramush Haradinaj  

Kurse Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se në këtë parti “ ka një mendim se duhet të diskutohet dhe dokordohen për shkurtim të fushatës”. Një qëndrim zyrtar deri më tani, nuk e ka partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

                                                                                  Memli Krasniqi

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për ndonjë kërkesë në KQZ, por tha se për këtë çështje, LDK-ja është në proces të shqyrtimit për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku do propozohet rezolutë.

“Është shprehje e vullnetit politik të partive politike në Kuvend dhe angazhim publik, për të mos mbajtur fushatë. Dhe nëse është e nevojshme, pastaj kjo mund të kthehet edhe në vendim të KQZ-së”, tha Gashi.

LEXO EDHE:  Foto-lajm/ Luli pas lyerjes së flokëve
                                                                        Arben Gashi

Shtyrja e fushatës zgjedhore përmes ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet dhe rezolutës, po konsiderohet e pamundur nga Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizatë që monitoron punën e Kuvendit të Kosovës. Ai në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se rezoluta nuk ka karakter të obligueshëm për zbatim dhe se kjo mund të keqpërdoret nga subjektet politike.

Megjithatë, Cakolli shprehet se Ligji për Zgjedhjet, në të cilin parashihet 30 ditë fushatë, nuk e përcakton llojin e fushatës, që domosdo të ketë takime publike me qytetarët. Sipas tij, partitë politike, për shkak të situatës së rënduar me pandeminë, mund të dakordohen që të anulojnë komplet fushatën dhe kjo të bëhet përmes debateve televizive dhe rrjeteve sociale.

“Çfarëdo iniciative tjetër, në formë të ndonjë rezolute apo diçkaje tjetër, nuk do të kishte efektin e njëjtë sikurse ligji, kësisoj do të ishte e predispozuar për të dështuar. Rezoluta nuk ka karakter obligativ prandaj do të ishte problematike” thekson Cakolli.

Kurse sa i takon ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet, Cakolli thotë se koha e procedurave zyrtare për ndryshimin e ligjit është pengesa e parë, ndërkaq pengesa e dytë, sipas tij, është që sipas standardeve evropiane për organizimin dhe administrimin zgjedhjeve, nuk duhet që legjislacioni zgjedhor të ndryshohet të paktën një vit para fillimit të zgjedhjeve.

Duke u nisur nga fushata e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, që janë mbajtur më 14 shkurt 2021, e në të cilën partitë politike për 10 ditë të fushatës nuk kanë respektuar masat mbrojtëse kundër pandemisë, zgjidhja e vetme, sipas Cakollit, do ishte që Qeveria e Kosovës të ndalojë të gjitha tubimet publike.

“Në këtë mënyrë edhe po të zgjaste fushata 30 ditë, nuk do të kishte fare ndikim sa i takon shqetësimit të gjendjes me pandeminë COVID-19”, tha ai.

Qeveria e Kosovës më 28 gusht, ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit, duke kufizuar lirinë e lëvizjes dhe shkurtimin e orarit për gastronominë. Në bazë të këtij vendimi 30 persona lejohen në ambiente të mbyllura, kurse në ambiente të jashtme deri në 50 persona. Në këto raste, organizatori obligohet që të sigurojë distancën fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

Më organizimin e zgjedhjeve lokale duhet të ketë kujdes të shtuar, thotë epidemiologu Isuf Dedushaj. Ai shprehet se përhapja e shpejtë e variantit Delta tek personat e tjerë dhe mosimunizimi i masës me vaksinë kundër koronavirusit, janë faktorë shqetësues për grumbullime publike.

“Format e para të koronavirusit kanë qenë infektuese, por jo aq shumë. Do të thotë me një të sëmurë klinik apo person të infektuar, tre persona kanë mundur të infektohen, ndërsa te forma Delta, është një situatë krejt tjetër. Nga një i sëmurë me këtë virus për disa sekonda, mund të prekën deri në dhjetë persona. Pra duhet të ketë kujdes”, thekson Dedushaj

Javëve të fundit, Kosova ka shënuar rritje të madhe të numrit të viktimave dhe rasteve të reja. Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, 196 persona të infektuar me koronavirus, kanë ndërruar jetë. Ndërsa, mbi 15oo raste të reja raportohen pozitiv me koronavirus, po thuajse për çdo ditë.

Edhe në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet lokale mbahen në ditën e njëjtë me Kosovën, më 17 tetor. Zyrtarisht fushata për këto zgjedhje do të nisë më 27 shtator dhe do të përmbyllet më 15 tetor, megjithëse partitë politike, aktivitetet në terren veçse i kanë nisur. Më gjithë faktin, se edhe në Maqedoninë e Veriut, situata paraqitet e rëndë me pandeminë, deri më tani nuk është kërkuar shkurtimi i fushatës zgjedhore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Rikthimi i ekstremizmit të djathtë

Publikuar

-

Nga

Para një viti u ndalua partia ekstremiste “Agimi i Artë” dhe drejtues të saj u dënuan me shumë vite heqje lirie. Por tani e djathta ekstreme në Greqi po forcohet sërish.

Pamjet nga një shkollë profesionale në Stavropuli pranë Selanikut ishin shokuese. Në fillim shikoheshin të rinjtë me maska me shufra hekuri, thika dhe gurë që sulmojnë të rinj të tjerë, që kishin shpërndarë para shkollës fletushka kundër politikës arsimore të qeverisë konservatore. Në fund të maskuarit pozuan para oborrit të shkollës me krahun ngritur për përshëndetjen e Hitlerit. Ky sulm në shkollë u zhvillua më 27 shtator. Ishte aksioni i parë i pasuesve potencialë të partisë neonaziste, “Agimi i Artë”, pas ndalimit të saj para një viti. Prej asaj kohe zhvillohen herë pas here aksione me sfond ekstremist të djathtë në Greqi. Në Evosmos, po një periferi e Selankut në 1 tetor u zhvillua një paradë neonaziste, ku si pasojë pati trazira.

Shkolla si vend rekrutimi

Zhvillimet në Stavropouli nuk janë rrufe në qiell të hapur, thotë Konstantions Tsiselikis, dekan i Universitetit Makedonia në Selanik për DW. Profesori për të drejtën ndërkombëtare, migracionin dhe të drejtat e njeriut shikon tek përshëndetja e nazistëve në oborrin e shkollës një goditje të rëndë kundër karakterit demokratik të arsimit. “Për fat të keq në shumë shkolla ka grupe ekstremiste të djathta”, thotë Tsiselikis. “Ata janë të shpërndarë ntë gjithë vendin, sidomos në zonat pa zhvillim ekonomik, ku grupet neonaziste e kanë të lehtë të rekrutojnë adoleshentët. Akoma më keq është kur mësuesit vetë e tolerojnë këtë rekrutim ose madje e nxisin. Ky është një fenomen që ka nevojë për vëmendje të madhe.”

Pas trazirave të ekstremistëve të djathtë në Selanik

Para 10 vitesh zona përreth Athinës ishte bastioni i “Agimit të Artë”. Trupat huligane të partisë “Agimi i Artë” sulmonin përditë migrantët në lagjet punëtore të Pireut. Në vitin 2018 Selaniku u kthye në bastion të ekstremistëve të djathtë, edhe në kuadër të protestave nacionaliste kundër një zgjidhjeje të konfliktit me Maqedoninë e Veriut dhe arritjes së Marrëveshjes së Prespës.

Frika nga pasiguria



Tsiselikis e ndjek me shqetësim aktivizimin e ekstremistëve të djathtë në shkolla. “Nxënësit mund të jenë për shkak të moshës së tyre më fleksibël dhe të hapur për ideologji të ndryshme politike. Por duhet të kërkojmë më thellë arsyet, pse nacionalsocializimi për disa të rinj merret si një zgjidhje ndër të tjerat.” Sipas Tsiselikis, e djathta ekstreme nxit frikën për pasiguritë e çdo lloji dhe kjo pasiguri është një nga burimet, nga i cili  ekstremistët e djathtë marrin fuqinë e tyre.

LEXO EDHE:  LISTA/ Kush janë kryebashkiakët që s’mund të rikandidojnë në 2019

LEXO EDHE:  Foto-lajm/ Luli pas lyerjes së flokëve

Pas “Agimit të Artë”

Pas ndalimit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” dhe dënimit të disa drejtuesve të saj me shumë vite burg vitin e kaluar, e djathta ekstreme po forcohet sërish në shoqërinë greke. Profesor Tsiselikis madje është i mendimit, se dënimi i grupeve kriminele përreth kryetarit të aprtisë, Nikolaos Mihaloliakos hapi rrugën për grupime edhe më ekstremiste si “Trupat e Shenjta” apo “Propatria”. “E djathta ekstreme pësoi një goditje të rëndë me dënimin e drejtuesve të “Agimit të Artë”, por kjo goditje kishte të bënte me legalizimin e mëparshëm të saj në hapësirën publike.” Tani që neonazistët nuk janë më në parlament, grupimet më të vogla janë radikalizuar më shumë. Sipas Tsiselikis “Agimi i Artë” do ta ketë të vështirë të mbijetojë pas këtyre ndryshimeve, “por formacione të tjera kërkojnë një pozicion më të fortë në hapësirën pblike, madje me qëllimin që të krijojnë një parti të re”.

Prof. Konstantinos Tsiselikis

Aktualisht partia qeverisëse “Nea Demokratia” përpiqet të gjejë balancën e vështirë mes një të djathte të moderuar dhe disa mbështetës të majtë të qendrës të qeverisë së Mitsotakis. Nga ana tjetër kryeministri i bën lëshime të djathtëve ekstremë. Në riformësimin e kabinetit qeveritar në shtator, Mitsotakis emëroi si ministër të Shëndetësisë ekstremistin e djathtë të dikurshëm, Thanos Plevris, ai është ministri i tretë i kësaj qeverie me sfond ekstremist të djathtë. Të gjithë këta ministra e kishin filluar karrierën politike tek partia ekstremiste e djathtë, LAOS.

Protestë e kundërshtarëve të vaksinimit, Athinë, 30 gusht 2021

Tsiselikis konstaton, se në kontekstin e luftimit të pandemisë, e djathta ekstreme militante po shfrytëzon padijen dhe frikën e njerëzve nga vaksina për të krijuar një pseudo-rezistencë kundër masave të qeverisë. “Reagimi ndaj masave kundër Coronës apo detyrimi për vaksinim apo kufizimet në jetën shoqërore e ekonomike për të pavaksinuarit po marrin dimensionin e një lëvizjeje rezistence me profil të fortë politik.” Ekstremistët e djathtë po ia dalin që reagimin qytetar t’ia mveshin grupimit të vet dhe ta paraqesin atë si një pjesë të ideologjisë së tyre ekstremiste./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Koalicion me VV-në/ Haradinaj: Vendos dega e AAK-së

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth mundësive të të bërit koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, në ndonjërën prej komunave të vendit, ku theksoi se lidhur me këtë çështje vendos dega e AAK-së.

Ne kemi një parim që e kemi respektuar që 22 vjet, na është bërë një ligj i pashkruar. Për koalicione vendos dega jonë në mënyrë të pavarur. Ata e sjellin propozimin tek ne, ne ua aprovojmë zakonisht. Nuk është në nivel qendror, por secila degë e bën analizën e vet”, tha Haradinaj.

LEXO EDHE:  “Me Ramën dhe shtetin e tij policor nuk ka zgjedhje të verteta por farse zgjedhore”

LEXO EDHE:  LISTA/ Kush janë kryebashkiakët që s’mund të rikandidojnë në 2019



Në Gjakovë edhe në Rahovec jemi me VV-në, në Istog e sfidojmë LDK-në. Në zgjedhjet para këtyre, në Gjakovë, kemi qenë në koalicione. Kësaj here kjo është votë e AAK-së pa partnerë tjerë”, tha kreu i AAK, i ftuar në Pressing./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Osmani: Strukturat ilegale të Serbisë ndikuan zgjedhjet komunale

Publikuar

-

Nga

Strukturat ilegale të Serbisë kanë ndikuar në garën për zgjedhje nëpër komunat e banuara me serbë në Kosovë.

Kështu tha Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, gjatë një takimi me një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, ky ndikim ka cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve.

“Sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve”, ka thënë presidentja Osmani.

Lista Serbe në Kosovë, e cila mban lidhje të afërta me strukturat qeveritare të Serbisë, ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

LEXO EDHE:  Skandalet me falsifikimet dhe listat e familjarëve/ Basha tallet me durrsakët

LEXO EDHE:  LISTA/ Kush janë kryebashkiakët që s’mund të rikandidojnë në 2019



Ajo është partia që fitoi më së shumti komuna në zgjedhjet lokale të Kosovës.

Në anën tjetër, sipas një njoftimi nga zyra e presidentes Osmani, delegacioni i BE-së e vlerësoi procesin e zgjedhjeve si një proces demokratik, i karakterizuar me një profesionalizëm dhe integritet të lartë të institucioneve, por edhe të vet qytetarëve të Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare, në zgjedhjet lokale në Kosovë, në në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave, ndërkaq në balotazh do të shkojnë 21 komuna.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë në raundin e parë. Kjo parti do të garojë në balotazh në 12 komuna./euronews

 

LEXO TE PLOTE