LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e tunelit të pestë në ish-sheshin Shqiponja/ Gazetari publikon foton: Një tmerr i madh

4 Shtator 2021, 14:43, Politikë CNA
Hapja e tunelit të pestë në ish-sheshin Shqiponja/ Gazetari

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka njoftuar një ditë më parë se është hapur qarkullimi për automjetet në tunelin numër 5 duke.

Në këtë mënyrë do të lehtësohet qarkullimi i automjeteve në hyrje të Tiranës.

Ndërkohë gazetari i njohur Klodian Tomorri, ka publikuar një foto ku tregon trafikun e rënduar në këtë zonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tomorri shkruan se trafiku është një tmerr, e aq më keq kush merr rrugën për në Astir.

?Hap tunele dhe shto trafikun. Se lëshuan tellallin dje, hapet tuneli i pestë. Merr fund gangrena e trafikut tek Shqiponja.

Një orë nga hyrja e tunelit deri tek dalja e tunelit. Pastaj kush merr rrugën e Astirit e ka ngrënë. Një tmerr i madh?, shkruan gazetari. / CNA.al

Lajmet e fundit nga