Connect with Us

Floriri i Krrabës vijon të “përndjekë” Metën/ Akuza të forta kundër Presidentit

Politikë

Floriri i Krrabës vijon të “përndjekë” Metën/ Akuza të forta kundër Presidentit

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Presidenti Ilir Meta, ditën e djeshme ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku shfaqet i shqetësuar për largimin e fëmijëve nga Shqipëria.

Në fakt lajmi në fjalë, ka qarkulluar prej gati një jave, por Metës dje në mesditë i doli “gjumi”, dhe u kujtua që fëmijët shqiptarë, kanë marrë rrugët dhe filloi të “shqetësohet”.

Edhe pse presidenti Ilir Meta ka 30 vite në politikë, i paguar nga taksat e shqiptarëve në detyra që nga deputet, ministër, kryeministër, zv.kryeministër, kryetar Kuvendi e deri edhe President, nuk e drejton gishtin nga vetja, si pjesë e kësaj kaste politike.

Por, Meta reagon nëpër rrjete sociale, a thua u fut sot për herë të parë në politikë.

Por, pas postimit, ndjekësit e tij në rrjetet sociale, e kanë “kryqëzuar”, nëpërmjet komenteve, ku nuk kanë munguar edhe akuzat për vjedhjen e floririt të Krrabës.

Ky e ka vjedh florinin për vete dhe nuk ka pse të largohet nga Shqipëria”-shkruan një qytetar.

Kujtojmë këtu se ndër vite Meta është akuzuar për vjedhjen e floririt të Krrabës, por vetë presidenti i ka mohuar akuzat.

Personi që e artikuloi për herë të parë publikisht, dhe ngriti alarmin se floriri i Krrabës ishte grabitur, ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Në vitin 2000 ai akuzonte kryeministrin e atëhershëm, Ilir Meta si shkaktarin e kësaj vjedhje shtetërore.

LEXO EDHE:  Meta: Qeverisja me Ramën, arrogancë dhe konfliktualitet të tepërt

Nëqoftëse dikush mendon t’u vjedhë shqiptarëve floririn dhe të laj duart si ponc pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogaritë shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës”, ka deklaruar në atë kohë Berisha.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “I detyruat ju flliqësira hajdutëria politikane që nuk keni të ngopur duke rrjep popullin. Nëse ka Zot marrtë hak me të gjithë ju që drejtoni ende vendin (jeni 99-sha krejt)pthuuuu”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Këta duan gijotinë në rrjesht

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Mos qaj me lot krokodili. I përzutë të gjithë o maskarejn o të pangopur. Por te pakten mos lozni dhe patriotizëm se populli e di mirë se kush janë politikanët shqiptarë gjithë këto vite.”

Më tej, një tjetër ironizon Metën, ndërsa shkruan “Të lutem ta përmbash veten president nga shqetësimi jeni dobësuar shumë , të pangopshëm paskeni qënë”.

Më poshtë disa nga komentet në postimin e Metës: /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kërcënimet e Bashës për Berishën/ Noka: Lajthitja e tij e tretë, e ka kapur paniku

Publikuar

-

Nga

Sot në mesditë është zhvilluar mbledhja e fundit e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD-së, ku janë dorëzuar 316 emra. CNA.al ka mësuar se ka patur vendime të forta duke hequr nga lista rreth 80 emra. Më herët raportuam heqjen e emrit të ish deputetëve Ervin Salianji dhe Endri Hasa, dhe Gerti Bogdani. Ndërkohë që mësohet se nga Komisioni janë hequr dhe dy emra të tjerë, Aldo Bumçi e Flamur Noka. Emrat i ka hequr Basha, pork a kërkuar që të mbetet kofidente gjithçka. Kjo për shkak të ndërhyrjeve të forta që mund të vijnë, por dhe mundësisë që ti rikthejë kryesia e PD-së si kandidatë.

Deputeti i PD, Flamur Noka, ka komentuar ‘kërcënimet’ e kreut të PD, Lulzim Basha, sot gjatë mbledhjes së grupi parlamentar të PD, me të cilat i drejtohej ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë për Syri Tv, Noka ka theksuar se kjo deklaratë e Bashës është lajthitja e tretë e tij, pasi e ka kapur paniku sepse nuk përfaqëson më PD-në dhe demokratët.

Jam i prirur ta besoj këtë deklaratë. Kohët e fundit Basha është çekuilibuar, e ka humbur davanë, thotë populli, arsyet dihen, është kapur me presh në duar në pazar me Edi Ramën. Këto lajthitje nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e panikut sepse Basha nuk përfaqëson më PD-në, as demokratët, ai thjesht përfaqëson veten e vet dhe interesat e tij i ka të lidhura me karrigen e kryetarit të PD. 



LEXO EDHE:  A kishte Presidenti Meta konflikt interesi në shtyrjen e 30 qershorit? Vjen përgjigja nga Presidenca pas 7 orësh

LEXO EDHE:  Meta: Qeverisja me Ramën, arrogancë dhe konfliktualitet të tepërt

Edhe kjo lajthitja e sotme, nuk është as më shumë e as më pak se dy lajthitjet e para.E mbani mend kur etiketoi bazën e PD si anti-amerikane.Lajthitja e dytë ishte kur quajti llum qeverinë e PD që ka qenë qeveria më e mirë dhe quajti llum bazën e partisë. 

Kjo është lajthitja e tretë. Këto të treja së bashku e bëjnë Bashën një personazh grotesk të politikës shqiptare, asgjë më shumë. Ai stonon edhe me impostimet që ka marrë kohët e fundit në Parlament duke u ‘trimëruar’ ndaj Edi Ramës, asgjë më shumë, është një instonim i habitshëm qesharak. Basha sot është ish-kryetar i PD, sepse nuk ka bazën, nuk ka delegatët, ai ka thjesht veten dhe ndonjë nëpunës që paguan me rrogë aty rrotull”, u shpreh Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Salianji shfrenon fantazinë/ Lë mustaqet dhe kujton se bëhet burrë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ervin Salianji ka lënë mustaqet dhe duke kujtuar se është bërë burrë, po i rreh shpatullat Lulzim Bashës.

I ftuar në emisioni “Real Story” , ndërsa ka komentuar deklaratën e bërë ditën e sotme nga Lulzim Basha në lidhje me Berishën, Salianji u shpreh se  kishte ardhur koha për të reaguar dhe për të thënë disa të vërteta.

Sipas tij kishte ardhur koha që këto të vërteta të thuheshin nga Basha, madje përveçse e nxit Bashën të bëhet burrë, e merr dhe në mbrojtje.

Unë mendoj që duhej përballur si argument dhe duhet që të gjitha arsyer e atij vendimi të detyruar duhet shpjeguar. Nuk është vendimarrje emocionale, personale apo e marrë  me mllef, por është vendimarrje në interes të Partisë Demokratike.

Është shfrenim fantazie të mendosh që Basha ka pasur arsye personale. Interesi i PD-së dhe marrëdhëniet e pacënuara me SHBA-të janë të çështjet kryesore”, është shprehur Salianji.

LEXO EDHE:  Një këshillë miqësore për Kryemadhin/ Ja si mund ta ndalë shpopullimin e Shqipërisë

LEXO EDHE:  Sukth/ 488 nxënës të 9-vjeçare “Vadardhë” udhëtojnë çdo ditë “si sardele” në dy autobusa



Në fakt shfrenim fatanzie është të mendosh se ke lënë mustaqet dhe je bërë burrë.

Lulzim Basha mori një vendim personal, anti-demokratik, pa u konsultuar me strukturat e PD, pa pyetur askënd në PD, në këmbim për të mbyllur bëmat e tij me lobime.

Si nuk qenka personale, kur mbyll dosjen e tij në këmbim të përjashtimit nga grupi parlamentare të ish-Kryeministrit  Sali Berisha.

Salianji që nuk u bë burrë për G.D dhe që hesht kur e pyesin për të, Salianji që me iniciativë të Lulzim Bashës, shkatërroi degën e PD-së, në Korçë, del sot dhe flet për vërteta që duhen.

Të vërteta që të thëna nga “lideri i pusetës”, apo “Babalja”, nuk kanë asnjë vlerë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E kemi vënë në mbrojtje Vjosën”/ Rama: Nuk do të ndërtojmë hidrocentrale

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në lumin Vjosa nuk do të ndërtohen hidrocentrale, për sa kohë që Partia Socialiste është në pushtet.

I pyetur në emisionin “Now” se nga kush rrezikon Vjosa, kryeministri u përgjigj që “nuk e di, por ka gjasa që nga ata që mund të kthehen përsëri”.

“Ne jemi ata që e kemi vënë në mbrojtje Vjosën. Kur kemi thënë se Vjosa duhej mbrojtur aty projektoheshin hidrocentrale”, tha kryeministri Rama.



Përsa i përket qeverisë së mëparshme, kryeminitri Rama u shpreh që është një shembull se si mund të ndodhë që dy ministri të së njëjtës qeveri të kundërshtojnë njëra- tjetrën.

LEXO EDHE:  Një këshillë miqësore për Kryemadhin/ Ja si mund ta ndalë shpopullimin e Shqipërisë

LEXO EDHE:  Drama në kufi/ Meta këshillon dy qeveritë: Trajtojni shqiptarët me dinjitet

“Një ministri jep një autorizim për të ecur duke parë një interes të sektorit dhe ministria tjetër, e mjedisit, brenda të njëjtës qeveri thotë kjo nuk do të bëhet, pasi në Vjosë nuk do të ndërtohen hidrocentrale”, u shpreh kryeministri Rama, i cili në fund theksoi se në Vjosë nuk do të ndërtohen hidrocentrale për sa kohë që në qeveri është PS.

LEXO TE PLOTE