Connect with Us

Aksident në aksin Vorë-Maminas/ Përplasen dy automjete

Aktualitet

Aksident në aksin Vorë-Maminas/ Përplasen dy automjete

Publikuar

-

cna lajme kronike

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Vorë-Maminas.

Dy automjete janë përplasur njëra me tjetrën, si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe parakalimit të gabuar.

Pasojat janë vetëm dëme materiale./ CNA.al

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Çorape leshi, e grisur te gishti”/ “Perla” e radhës nga deputeti Korreshi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka goditur sërish sot, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku është diskutuar platforma e re, “Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje”.

Projektligji në fjalë u prezantua ditën e sotme nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, por është kundërshtuar nga deputetët e PD.



Deputeti Saimir Korreshi, e quajti platformën “si një çorape leshi e veshur në behar”.

“E di si më duket, si çorape leshi e veshur në behar që është grisur te gishti. Kjo agjenci ka shkelur ndonjë ligj? Ku është ajo hierarkia e ligjit. Si ka operuar? Ju deri tani thoni 43 mijë, një shifër e tillë? Sa do të jetë ajo zgjidhja që ky ligj do të ketë konkretisht. Tjetër që kam shumë problem, për sa i përket konfliktit që krijon me gjykatën administrative? Doni ta hiqni gjykatën? Tek ligji propozoni që do marrë vërejtje, do t’i shkulim veshin, do t’i heqim ditën e punës, por ligji parashikon që veprimet dhe mosveprimet bëjnë shpërdorim detyre”, tha Korreshi në komision./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje”/ Komisioni i Ligjeve miraton në parim projektligjin

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”, i cili është prezantuar në komision nga ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Projektligji u miratua me 12 vota pro dhe 6 kundër.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision pati debate për mënyrën e funksionimit të tij.

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka theksuar se ligji është i shkruar keq dhe i ka drejtuar disa pyetje ministres.

Xhafaj ka shprehur paqartësitë e tij për projektligjin, duke kërkuar më shumë sqarime nga ministrja.

Ndërsa, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi theksoi se ngritja e kësaj platforme është tregues i qartë i politizimit të administratës.

LEXO EDHE:  Aksident në autostradë/ Autobusi i pasagjerëve përplaset me një fuoristradë

LEXO EDHE:  Pësoi aksident/ “Melek” i nënshtrohet operacionit

I menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetit socialist, Damian Gjiknuri i cili tha se ish-kryeministri Sali Berisha e nisi këtë nismë me anë të telefonit, duke vendosur një numër kontakti për të gjithë qytetarët.



Debate ka pasur edhe mes deputetes Ermonela Felaj dhe deputetit Gazment Bardhi./CNA.al

“Agjencia për bashkëqeverisje”/ Bylykbashi kundër, Gjiknuri i kujton Berishën

Debatet në Komisionin e Ligjeve/ Xhafaj “përplaset” me Spiropalin

“Mos më detyro të…”/ Plas sherri në Komisionin e Ligjeve, Bardhi i kthehet keq Ermonela Felajt

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jeni në provë”/ Gledis Nano paralajmëron drejtuesit e rinj të Policisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Rreth dy javë pas marrjes së detyrës, në krye të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka bërë lëvizje, duke filluar nga kupola tek vartësit.

Dje edhe sot ai ka prezantuar një sërë emërimesh të reja, të drejtuesve të qarqeve dhe vartësve të tyre.

Ndërsa ditët në vijim lëvizje pritet të ketë edhe në nivele të tjera të Policisë, së shtetit, si shefa komisartesh, shefa të sigurisë rrugore, shefa krimesh, shefa të anti-drogës dhe në të tjera struktura policore.

Sot gjatë prezantimit të emërimeve të reaja, Nano iu ka tërhequr vëmendjes, duke iu thënë se të gjithë janë në provë.

Ai u ka bërë të qartë drejtuesve të rinj se janë në provë dhe se secili prej tyre do të vlerësohet bazuar në meritokraci dhe integritet.

Ndër të tjera ai iu ka kërkuar drejtuesve të rinj të Policisë vendore, angazhim e përkushtim maksimal për parandalimin dhe goditjen e krimit, të kultivimit të kanabisit deri në zhdukje, parandalimin e krimeve mjedisore dhe ndotjes akustike, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve dhe ndjekjen e tyre, me qëllim zgjidhjen ligjore, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera përgjegjëse, bashkëpunim më të mirë me institucionet arsimore, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Emërimet e sotme, 19 Tetor 2021

Drejtues Krenar Muço emërohet në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Migracionit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtues Ferdinand Mara emërohet në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kryekomisar Artur Selimaj emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtues Albert Nushi emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Aksident te “Ura e Bardhajve”, 2 të vdekur

LEXO EDHE:  Shkodër/ Aksident te “Ura e Bardhajve”, 2 të vdekur

Kryekomisar Ilir Dedja emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Kryekomisar Lorenc Meta emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Emërimet, 18 Tetor 2021

Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Drejtues Hamdi Fiora, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.



Kryekomisar Gentian Berberi, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Drejtues i Parë Ardian Çipa, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtues i Parë Alfred Çepe, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Drejtues i Parë Gjovalin Loka, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Drejtues i Parë Neritan Nallbati, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, në detyrën Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në DPPSh.

Drejtues Edmond Sulaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Drejtues i Parë Bledar Çeliku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Kryekomisar Oltion Bistri, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Drejtues i Parë Skënder Hitaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Kryekomisar Alban Dautaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit.

Drejtues Saimir Boshnjaku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

Drejtues Fatmir Hoxha, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Kryekomisar Sokol Cana, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

Kryekomisar Arben Joca, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

Kryekomisar Lorenc Shehu, në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit./CNA.al

LEXO TE PLOTE