Connect with Us

Vatër e re zjarri në Memaliaj/ Terreni malor vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Aktualitet

Vatër e re zjarri në Memaliaj/ Terreni malor vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një vatër e re zjarri është aktivizuar ditën e sotme, në fshatin Zhulaj në Memaliaj.

Mësohet se zjarri favorizohet nga era, ndërsa terreni malor dhe i pyllëzuar vështirëson ndërhyrjen.

Për shuarjen e flakëve po punojnë forcat zjarrfikëse dhe punonjës të Bashkisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Kush janë dy të rinjtë që u plagosën me armë zjarri në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku jane plagosur me arme zjarri shtetasit Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç.

Ata kanë qenë brenda një berberhaneje, në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja. Ata janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Zjarri në një magazinë në Tiranë/ Policia jep informacion zyrtar

LEXO EDHE:  Zjarr në Velipojë, digjet një shtëpi dhe një sipërfaqe tokë



Policia ka rrethuar zonën ku po punohet për kapjen e autorit.

Ndërkohë, në qytet janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama poston fotot/ “Përfundon Loti 5 i rrugës Kardhiq-Delvinë”

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e plotë të Lotit të 5, në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri ka deklaruar se po punohet intensivisht edhe në lotet e tjera të këtij projekti, në mënyrë që të shkurtohet distanca dhe të nxitet zhvillimi i turizmit.

“Përfundon plotësisht Loti 5 i Rrugës Kardhiq-Delvinë me gjithë veprat e artit (tombino rrethore, tombino box, mure mbajtëse e pritëse, një urë, një nënkalim).

Po punohet intensivisht edhe në lotet e tjera të këtij projekti për të shkurtuar kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut e për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të turizmit”, shprehet Rama./ CNA.al



LEXO EDHE:  Kryebashkiakja publikon videon/E frikshme në Shkodër, çfarë ndodhi mbrëmë

LEXO EDHE:  Zjarr në një fabrikë në Tiranë/ Nuk dihen ende shkaqet

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama emëron ish zëdhënësen e Ahmetajt drejtoreshë të Agjencinë e Turizmit

Publikuar

-

Nga

Pasi plotësoi kabinetit me 70% gra, Rama ka filluar emërimet edhe në institucionet e tjera të varësisë.

Ndër lëvizjet e fundit me emërimet e reja të tij, mësohet se është edhe Ori Kuçi.

Ajo është caktuar në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, aty ku Rama çoi sot edhe Vilma Bellon si zv.ministre.

Ori Kuçi ka pak përvojë në administratën publike dhe më shumë në sektorin privat.

Në vitin 2013 ajo punoi për disa kohë si këshilltare për mediat në kabinetin e ministrit Arben Ahmetaj.

Më pas u rikthye sërish në sektorin privat, ku menaxhon një dyqan kozmetike në zonën e ish-Bllokut.

LEXO EDHE:  Ndodh në Tiranë/ Fishekzjarrët e dasmorëve i vënë flakën një apartamenti

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët një pallat në Durrës



Më herët pas kthimit nga studimet në Itali, Kuçi nisi të angazhohej në media dhe jetën publike, fillimisht me një emision radiofonik.

Vec të tjerash ajo kam pasion edhe muzikën, për të cilën është shprehur “Për mua muzika është një lloj droge”. Ajo ka marrë pjesë tek “C’est la vie” në një duet me Anxhela Peristerin.

Ajo shquhet për natyrën ekzibicioniste, ka pasion fotografitë, ku bëjnë përshtypje pozat duke tymosur cigare, me fustanet sensuale dhe grimin e theksuar. Sa i përket jetës private, ajo është nënë e dy binjakëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE