LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ulsi Manja simboli i pandëshkueshmërisë”/ Rama e bën ministër Drejtësie

3 Shtator 2021, 08:42, Politikë CNA
“Ulsi Manja simboli i pandëshkueshmërisë”/ Rama e

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me emërimin e Ulsi Manjës si ministër i ri i Drejtësisë.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si provokim ndaj shoqërisë shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Albeaj shkruan se Rama ka emëruar në krye të Ministrisë së Drejtësisë, një prej bashkëpunëtorëve në krimet e tij.

Sipas Alibeajt, Ulsi Manja është një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj.

?Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve,? shkruan Alibeaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga