Connect with Us

Skandalet me librat shkollorë/ Politilogu denoncon: A i lexon njeri këto tekste kriminale 

Politikë

Skandalet me librat shkollorë/ Politilogu denoncon: A i lexon njeri këto tekste kriminale 

Publikuar

-

cna lajme sociale

Karl Marksi cilësohet si një gjeni dhe komunizmi si një teori e përsosur.

Ky variant u ofrohet nxënësve shqiptarë në librat shkollorë. Skandali është denoncuar nga politologu Ermal Hasimja.

Me anë të një postimi në rrjetet socciale, Hasimja e përkufizon skandalin në “gomarllëqet që i mësohen brezit të ri”.

Ndër të tjera ai shtron pyetjen se ai i lexon njëri këto tekste kriminale, që u ofrohen nxënësve për zgjerim të njohurive.

Domethënë: Marksi është gjenial, komunizmi është i përsosur si teori, por nuk u aplikua siç duhej. Mbi një shekull komunizëm, 160 milion viktima komuniste në botë dhe ka ende njerëz që mendojnë se fajin për këtë e kishin liderët dhe jo modeli!

A i lexon njeri këto tekste kriminale përpara se të botohen?!

Cili parim i komunizmit nuk u zbatua në Shqipëri, Rusi, Kinë, apo Gjermaninë Lindore?

Marksi predikonte se problemi themelor ishte prona private: komunistët e zhdukën.

Thoshte se duhet diktaturë me armë për të imponuar idetë e tij: a mund të ishte më diktaturë se ajo që provoi gjysma e Evropës?

Marksi përbuzte fenë: e zhdukën.

LEXO EDHE:  Esktradimi i “financierit” të Habilajve/ Nga hetimet tek pasuria e gjyqtarit Kastriot Gramshi

Marksi donte luftën e klasave: kockat e ajkës së intelektualëve shqiptarë, rusë, gjermanë janë shpërndarë kudo ku donin komunistët dhe një pjesë ende nuk janë gjetur.

Donte ekonomi të centralizuar socialiste: shqiptarëve ua mblodhën edhe pulat për t’i futur në kooperativë.

Çfarë dreq pjese i mbeti komunizmit pa zbatuar?!”, shkruan i rebeluar Hasimja.

Sipas të njëjtit, kjo nuk është injorancë, por është nostalgji e kalbësirave kriminale që në mes të tmerrit e mjerimit e ndjenin vete sipërorë sepse Partia i bëri vegla të saja për t’u shtypur kokën gjithë të tjerëve.

Turp! Një shoqëri që është përdhunuar 50 vjet dhe nuk ka kuptuar asgjë”, përfundon reagimin, Hasimja./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Paralajmërimi i Berishës për protesta/ Tabaku: Duhet të jemi bashkë kundër Ramës

Publikuar

-

Nga

Jorida Tabaku: Është mundësia e fundit për të ndryshuar ekonominë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar takimet e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD, Sali Berisha.

E ftuar në News 24, Tabaku ka deklaruar se PD mbështet çdo lloj proteste nga qytetarët, pasi preken edhe ata.

Tabaku tha më tej se kjo do të jetë një situatë që do të kalojë dhe se që të gjithë duhet të jenë bashkë kundër Edi Ramës.



“E kam të vështirë të komentoj sa herë bëhet fjalë për zotin Berisha. Dje zoti Basha e tha që sa herë që ka protesta nga qytetarët, sepse kjo është një gjë që prek qytetarët, përtej politikës. Ne politikën do ta bëjmë në parlament, jemi duke përdorur të gjitha hapësirat në komisione për këto.

Nuk ka rëndësi se kush e thërret protestën. Pak ditë më parë qytetarët thirrën një protestë dhe iu bashkuan shumë anëtarë të PD, shumë deputetë. Ne duhet ta shikojmë protestën edhe një mënyrë për keqqeverisjen.

Besoj që e keqja e sotme është Edi Rama. Besoj që të gjithë duhet të jemi bashkë kundër Edi Ramës. Është një moment që do të kalojë por e rëndësishme është që aksioni opozitar nuk ka asnjë devijim”, tha Tabaku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plani për përballimin e krizës energjetike/ Tabaku: Rama do të dalë si hero me paketa gjysmake

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar planin me tre pika për përballimin e krizës energjetike, i cili u prezantua pasditen e sotme nga kryeministri Edi Rama.

E ftuar në News 24, Tabaku ka deklaruar se me planin e prezantuar, kryeministri kërkon të dalë si hero para shqiptarëve.

Ajo ka deklaruar se paketat e prezantuara, i sheh si gjysmake dhe si masa korrigjuese të situatës, në të cilën ndodhet vendi.



“Mendoj se kryeministri do të dalë si hero, është në diskutim fakti që kemi krizë dhe ky do shpëtoj Ballkianin, Shqipërinë. 8 vite më parë u rrit çmimi i energjisë elektrike. 38.mijë shqiptarë përfunduan në burg.Unë i shoh të dyja paketat si gjysmake dhe masa korrigjuese të situatës. Jemi duke vuajtur krizat e 8 viteve të shkuara. Nuk është etalon i së vërtetës Edi Rama. Energjia u rrit me 25% nga viti 2013.

Rritja e çmimit të naftës nga viti 2013 dhe energjia, tregojnë se shqiptarët e kanë kaluar këtë krizë pa e kaluar e gjithë bota. Këtë krizë, e kemi paralajmëruar para 6 vitesh, jemi me të njëjtat burime hidrore si në 2013”, deklaroi ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Po fsheh vjedhjen duke e justifikuar me ‘krizë’/ Basha reagon pas 3 pikave të Ramës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas publikimit të 3 pikave të kryeministrit Rama për përballimin e krizës energjitike.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”.



“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE