LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Propagandë e neveritshme që shet dështimet si sukses”/ PD akuza Qeverisë për zjarret

3 Shtator 2021, 12:35, Politikë CNA
“Propagandë e neveritshme që shet dështimet si

Partia Demokratike ka reaguar pas bërjes së bilancit të situatës së zjarreve nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, paraditen e sotme.

Deputeti Tomor Alizoti, me anë të një postimi në rrjete sociale e ka cilësuar si propagandë, falënderimin e atyre që ishin në vijën e parë në ?luftën? me flakët.

 ?Sot, qytetarët dëgjuan edhe njëherë propagandën e neveritshme që prej shumë kohësh përmbys të vërtetën, për t?iu fshehur përgjegjësive dhe për ta shitur dështimin si sukses. Është e qartë për të gjithë, braktisja e forcave të ushtrisë dhe skuadrave të emergjencave civile. Ata u përballën me zjarret me mjete rrethanore ndërsa Rama, shëtiste me helikopterin që duhej të ndihmonte në përballjen me zjarret.

Mirënjohje partnerëve tanë euro-atlantikë dhe Kosovës, pa ndihmën e të cilëve dhe pa vullnetin e personelit të ushtrisë dhe emergjencave, të braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit, kostot e keqmenaxhimit, paaftësisë dhe korrupsionit të këtij regjimi, do të ishin edhe më të frikshme për qytetarët dhe pasurinë tonë natyrore?, shkruan Alizoti.

 Sipas të njëjti, e domosdoshme është që ligji të veprojë kundër zjarrvënësve, por edhe më rëndësishme që përpara ligjit të japin llogari  ata që kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi, të cilët janë zjarrvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë./CNA.al

Lajmet e fundit nga