LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD-LSI në krizë pas humbjes në zgjedhje/ Petrit Vasili ankohet se Rama i mashtroi

3 Shtator 2021, 09:21, Politikë CNA
PD-LSI në krizë pas humbjes në zgjedhje/ Petrit Vasili ankohet se

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është deklaruar për qëndrimin e LSI  në raport me Partinë Demokratike

Në lidhje direkte me studion e ?Ditari? në A2 CNN, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, Vasili  është ndalur tek marrëveshja e 5 Qershorit.

Sipas të njëjtit ata tashmë kanë nxjerrë mësim dhe se kush beson te marrëveshjet me Edi Ramën, do të  sjellë 5 Qershorë të tjerë.

?Dje, zoti Basha e tha qartë se qëndron fokusi te 25 Prilli. Pa zgjidhur 25 Prillin, asnjë reformë dhe marrëveshje nuk bëhet e mundur. Ne vijmë nga dështimi i 5 Qershorit, i garantuar nga ndërkombëtarët, që u zhbë me ndryshime kushtetuese të turpshme dhe të njëanshme të ?Rilindjes? dhe bashkë me të u nxor mësimi që kush beson te marrëveshjet me Edi Ramën, do të ketë 5 Qershorë të tjerë?, është shprehur Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga