LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi thirrje Berishës/ “Ik nga PD sa nuk është vonë!”

3 Shtator 2021, 20:28, Politikë CNA
Patozi thirrje Berishës/ “Ik nga PD sa nuk është

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur se Berisha duhet të shkëputej nga Partia Demokratike që në vitin 2013, kur humbi zgjedhjet parlamentare.

 ?Unë Sali Berishës do t?i kisha sugjeruar, dhe e kam thënë në fakt që duhej të largohej që me kohë nga PD-ja. Madje, koha më e mirë ishte 2013-ta, por prapë nuk është vonë. Më dinjitoze do të ishte për të dhe më e dobishme për Partinë Demokratike?, tha Patozi në Top Talk.

Duke argumentuar përse ish-kryeministri Sali Berisha ?duhet të largohej prej kohësh nga PD?, ai thotë se ?tema e Berishës ka prodhuar shumë skutha në parti?.

?Ka shumë njerëz që janë skutha. Që do të thotë, për Berishën kanë përshtypje shumë të mirë, por ngaqë e dinë që mund të marrin ndonjë penallti apo faull, nuk flasin. Ndërkohë që me shpirt, do të donin që ajo që i ndodhi Berishës të mos kishte ndodhur?.

Duke folur më tej Patozi tha se Partia Demokratike është në krizë dhe do të vazhdojë të jetë në rënie.

Sa i përket zgjedhjes së anëtarëve të partisë ai e krahasoi me Partinë Socialiste.

?Duket sikur është e njëjta dorë që i lëviz të dyja fijet në të dyja partitë kryesore. Mendoj se janë interesat e përbashkëta, prandaj kemi këtë situatë që janë si dy pika ujë. Që sipas meje na prezantojnë dy gjysmat e një molle të kalbur?./CNA.al

Lajmet e fundit nga