Connect with Us

“Nuk duhet vetëm të trembë”/ Kadilli tregon se çfarë fshihet pas ndryshimeve të Qeverisë ‘Rama 3’

Politikë

“Nuk duhet vetëm të trembë”/ Kadilli tregon se çfarë fshihet pas ndryshimeve të Qeverisë ‘Rama 3’

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku shkruan se Reforma në Drejtësi fshihet pas zhvillimeve të fundit në qeveri dhe PS.

Kadilli thekson se kjo reformë nuk duhet vetëm të frikësojë, por edhe të veprojë shpejt pasi vetëm ajo mund t’i kthejë shqiptarëve dinjitetin.

“Reforma në Drejtësi është frika e vetme që fshihet pas ndryshimeve të Qeverisë Rama 3 dhe lëvizjeve të pakuptimta në PS.

Shqiptarët kanë pritur gjatë, shumë gjatë për të parë drejtësi.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Ish-ministri i Ramës vë në dyshim SPAK-un

Kjo reformë nuk duhet vetëm të trembë. Duhet të veprojë, duhet mbështetur dhe jo paragjykuar dhe aq më pak, nuk duhet përqeshur.

Reforma dhe organet ligjzbatuese duhet të veprojnë shpejt, me forcë dhe me drejtësi.

Vetëm kjo i kthen dinjitet shqiptarëve të ndershëm që shpresojnë se liria funksionon, që shpresojnë se demokracia u shërben atyre dhe jo padronëve politikë dhe as klientëve të politikës në biznes, në meida, apo në thellësitë e krimit.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Fabian Topollaj: 3 Propozimet e PD-së nuk janë serioze

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se propozimet e opozitës për ndryshime në Kushtetutë nuk janë serioze.

Për propozimin që edhe politikanët të kalojnë përmes procesit të vetingut, Fabian Topollaj tha se nuk ka kuptim, pasi vetingu bëhet vetëm për gjyqësorin që është institucion i pavarur, dhe kur ky i fundit të pastrohet nga gjyqtarët e korruptuar, atëherë politikanët e korruptuar do të bien automatikisht në duart e drejtësisë.

“Vetingu i politikanëve, procesi i vetingut në gjyqësor bëhet vetëm në sistemin gjyqësor që është i pavarur, vetingu te politikanët nuk ka kuptim”, tha Fabian Topollaj.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Vetëm djegia e mandateve mund t’a shpëtojë reformën në drejtësi

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Paralajmëron avokati Ngjela: Nuk do mund të shpëtoni



Fabian Topollai tha se propozimi i mazhorancës për zgjatje të afatit të vetingut i krijoi hapësirë opozitës për të prezantuar edhe ajo propozimet e saj.

“Nevoja për ndryshime kushtetuese, për zgjatjen e afateve të vetingut është një hapësirë që i krijohet opozitës për të implementuar disa kërkesa të saj”, u shpreh z. Topollaj.

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka propozuar qeverisë 3 ndryshime kushtetuese si reforma territoriale, vetingu i politikanëve dhe reforma zgjedhore./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mallra kontrabandë në traktor/ Policia “aksion” në kufirin Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Policia kufitare në Kosovë ka bërë me dije se nëpërmjet  një operacioni ka sekuestruar  një automjet, tip traktor, të mbushur me mallra kontrabandë, me pako ilaçesh dhe pajisje instalimi elektrik.

Informatat e para për  Policinë kufitare erdhën rreth orës 16:30. Policia bën me dije se  traktori i mbushur me mallra kontrabandë vinte nga Serbia drejt Kosovës, në momentin që është pikasur nga autoritetet policore.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Vasili: Ja çfarë e çon para drejtësisë listën e Astirit dhe të Dibrës

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Vetëm djegia e mandateve mund t’a shpëtojë reformën në drejtësi



Ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në ngjarje. Ditë më parë, Policia e Kosovës ka kryer një aksion për “luftim” të kontrabandës me mallra në disa qytete të Kosovës, përfshirë veriun./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kontestoi 3 amendamentet e PD/ Bylykbashi: “Bukë e cirk” për të tërhequr vëmendje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Teksa theksoi se themeli në parti nuk është Basha e Berisha, por nevoja për demokraci, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i ftuar në studion e Syri Tv, foli edhe rreth 3 amendamenteve, të cilat PD pritet t’i paraqesë ditën e nesërme në Kuvend.

“Amendamentet kushtetuese i  konstetova për mënyrën si janë bërë e si kanë shkuar. Reformat nuk mund të jenë “bukë e cirk” për të tërhequr vëmendjen e publikut nga çështje të rëndësishme”, tha Bylykbashi, duke pohuar se janë një përpjekje e dështuar e dy palëve, për të tërhequr vëmendjen e popullit.

LEXO EDHE:  “Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë!”/ Ambasada e SHBA: U kënaqëm duke parë anëtarët e KLP teksa punojnë nga shtëpia

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Vetëm djegia e mandateve mund t’a shpëtojë reformën në drejtësi



Bylykbashi gjithashtu komentoi ndjesën publike të ish-kryeministrit  Berisha gjatë fjalimit në turet në Shqipëri, për të cilën tha se ishte një ndjesë që ua kishte borxh demokratëve.

“Ndjesa publike e Berishës, sa më e fortë të jetë, aq më e besueshme është. Berisha ua kishte borxh demokratëve. Ai do të na cojë në një faqe të re brenda PD-së.  Partia tashmë po krijon një histori krejt tjetër” shtoi së fundmi Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE