LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një ministër me dosje kriminale?/ Pasuria e zyrtarit të lartë që doli në përgjimet e BILD

3 Shtator 2021, 09:00, Aktualitet CNA
Një ministër me dosje kriminale?/ Pasuria e zyrtarit të

Dje u prezantuan ministrat e kabinetit qeveritar ?Rama 3?. Një ndër të emëruarit ishte edhe Ulsi Manja, të cilit kryeministri Edi Rama, i besoi Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa nxori jashtë institucionit Etilda Gjonajn.

Kujtojmë se në Qershor të vitit 2009, Ulsi Manja është bërë pjesë pjesë e listës konkuruese të PS në Qarkun e Dibrës dhe nga Korriku i vitit 2010 është Drejtues i Degës Lokale të PS Dibër. Ndërsa në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 dhe në ato të fundit të 25 Prillit ai është zgjedhur Deputet i Dibrës në Kuvendin e Shqipërisë.

Në legjislaturën e kaluar ai ka mbajtur postin e kreut të Komisionit t të Ligjeve, ndërsa ditën e djeshme, ai sërish është dërguar nga Rama për të drejtuar Qarkun e Dibrës, paralelisht me drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ulsi Manja, është një emër mjaft i lakuar. Ai ka bërë xhiron e mediave , të paktën në dy raste.  Kur dolën në dritë përgjimet e Bild, për dosjen 184, në vitin 2019 dhe kur dërgoi Arta Markun në krye të Prokurorisë së Përgjithshme në vitin 2018.

Të dyja këto çështje e njollosin Ministrin e ri të Drejtësisë, pavarësisht se ai nuk mban përgjegjësi.

Në vitin 2019, Bild? ka publikuar 10 përgjime të reja të dosjes hetimore 184 që sipas saj, që dëshmonin vjedhjen e votave në zgjedhjet vendore në Dibër.

Sipas gazetës gjermane, në përgjime ishin zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste të cilët komunikojnë me drejtuesit e policisë vendore e biznesmenë.

Përveç, ministritë të asaj kohe, Damian Gjiknuri, i cili bisedonte me Imer Lalën, që sipas ?Bild?, është i dënuar për vrasje,  në përgjime dilte edhe Ulsi Manja.

?.Robert Aga: Unë jam ushtari jot?

 Xhemal Qefalia: Të fala edhe nga Ulsiu. Foli dhe çik Ulsiut.

Ulsi Manja: Ku je mo vlla.

Robert Aga: Ç?bëni mo.

Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin.

Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje..

Ulsi Manja: Ku more?

Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru.

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë?

Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po..

Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu?Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.

Robert Aga: Mirë vlla mirë.

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni.

Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë..

Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë.

Robert Aga: Ai thotë jashm ushtari i Bertit.

Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla.

Xhemal Qefalia: Hajde se më çave trapin.

Nga ana tjetër, Ulsi Manja, ka deklaruar se dosja 184 është damkë për Dibrën dhe i kërkoi hetime Prokurorisë. Hetime në fakt që u zvarritën dhe që nuk u bënë kurrë siç duhet dhe që ende kjo dosje nuk ka marrë epilog.

Duke lënë të kuptohet, se askush se kishte seriozisht hetimen e kësaj dosjeje, për arsye të implikimit të zyrtarëve të lartë.

Gjithashtu, deputeti socialist Ulsi Manja, i njohur në publik si kumbari i ish-Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

Manja ka qenë shpesh objekt akuzash nga PD për një sërë çështjesh, por kryesisht në lidhje me kryeprokuroren Arta Marku.

Sipas PD-së, ka qenë Ulsi Manja, që e ?peshkoi? Markun nga prokuroria e Shkodrës me qëllim që ta përdorte më vonë për interesa politike.

Arta Marku është ish-kolege e deputetit socialist Ulsi Manja, madje e ka pasur shef atë në Shkodër.

Kujtojmë se Marku u zgjodh në krye të Prokurorisë së Shtetit, mes tymit dhe flakadanëve.

Ndërkohë, Manja është jsutifikuar duke përdorur CV e Arta Markut.

Sa i përket pasurisë, rezulton se Manja, rezulton burimet e të ardhurave i ka paga.

Ndër të tjera ai deklaron një banesë, por nuk jep të dhëna s aka kushtuar dhe si e ka blerë.

Më tej ai deklaron një automjet Benz Mercedex që kushton 20 000 euro, të cilën thotë se e ka blerë me kredi.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 788 319 lekë.

Mbyllur llogaria ne nje banke te nivelit te dyte ne vleren 15 000 leke.

Karte krediti ne nje banke te nivelit te dyte ne vleren 250 000 leke.

Të ardhura nga paga si deputet, 2 781 820 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 185 590 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 315 915 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 455 lekë.

Të ardhura nga paga si deputet, 2 873 391 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 875 180 lekë.

Të ardhura nga shitja veturës tip Ford Focus, 4 500 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 340 099 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 30 340 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës, 2 192 139 07 lekë.

Bashkëshortja zonja Ermira Manja, të ardhura nga paga, 902 422 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 2 192 139 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 55 368 lekë.

Të ardhura të vitit me vlerë 2 404 642 Lekë nga paga, dieta, shpërblime dhe pjesëmarrje në komisione.

Bashkëshortja, të ardhura të vitit me vlerë 902 293 Lekë nga paga.

Pakësim me 881 379 Lekë në llogarinë rrjedhëse pranë BKT, gjendja e të cilës në 31 Dhjetor 2017 ishte 1 252 529 Lekë.

Kartë krediti Gold me limit 250 000 Lekë pranë BKT, për të cilën gjendja e detyrimit në 31 Dhjetor 2017 ishte 0 Lekë.

Bashkëshortja Znj. Ermira Manja, gjendje me vlerë 649 Lekë në llogarinë pranë Credins Bank.

Të ardhurat në vlerën 2 411 062 Lekë nga paga, dietat dhe shpërblimet nga pjesëmarrjet në komisionet parlamentare të përfituara nga statusi i Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Bashkëshortja, Znj. Ermira Manja, të ardhura në vlerën 1 216 733 Lekë nga paga për vitin 2018.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dyë, 1 078 825 Lekë, pakësuar me 173 704 Lekë. Burimi i të ardhurave të llogarisë është nga paga por që nga muaji Tetor 2018, depozitimi i pagës bëhet në një llogari tjetër bankare të subjektit.

Gjendje e llogarisë rrjedhëse të pagës në një bankë të nivelit të dytë, shuma 484 229 Lekë.

Kartë krediti Gold në një bankë të nivelit të dytë me limit shume 250 000 Lekë me detyrim 0 Lekë në 31 Dhjetor 2018.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë është pakësuar me 13.17 Euro, pasi është bërë mbyllja e llogarisë.

Pronar 100% i një automjeti tip Mercedez Benz të blerë ne datën 11.06.2018 në shumën 20 000 Euro (konvertuar vlera 2 534 000 Lekë). Burimi i fondeve është nga të ardhurat e subjektit (vlera 534 000 Lekë) dhe nga kredia bankare të marrë në një bankë të nivelit të dytë (vlera 2 000 000 Lekë).

Kredi bankare 2 000 000 Lekë të marrë në datën 14.06.2018 në një bankë të nivelit të dytë për blerje autoveture të tipit Mercedez Benz. Shuma e detyrimit të likuiduar në 2018 është 274 164 Lekë, gjendja e detyrimit të pashlyer është 1 900 000 Lekë.

Bashkëshortja, Znj. Ermira Manja, gjendje të llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shuma 60 811 Lekë, me burim të ardhurat nga paga.

Shpenzime për blerje të një automjeti tip Mercedez Benz, ne datën 11.06.2018 në shumën 20 000 Euro (konvertuar vlera 2 534 000 Lekë). Burimi i fondeve është nga të ardhurat e subjektit (vlera 534 000 Lekë) dhe nga kredia bankare të marrë në një bankë të nivelit të dytë (vlera 2 000 000 Lekë).

Shuma 274 164 Lekë është shpenzuar në vitin 2018 si shlyerje e principalit dhe interesave të kredisë bankare të marrë në 14.06.2018 në vlerën totale 2 000 000 Lekë.

Të ardhura në vlerën 2 544 891 Lekë nga paga, dietat dhe shpërblimet për pjesmarrje në komisione të përfituara nga funksioni i Deputetit pranë Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2019.

Bashkëshortja, Znj. Ermira Manja, të ardhura në vlerën 1 395 932 Lekë nga paga për vitin 2019.

Bashkëshortja, Znj. Ermira Manja, të ardhura në vlerën 166 385 Lekë si shpërblim për vitin 2019.

Pakësuar me 1 078 852 Lekë gjendja e llogaria rrjedhëse duke sjellë mbylljen e llogarisë nga subjekti. Nga këto fonde, shuma 979 851 Lekë është depozituar në një llogari kursimi ndërsa pjesa tjetër është përdorur nga subjekti për shpenzime të ndryshme (tërhequr).

Shtesë 980 061 Lekë në llogarinë e kursimit të krijuar në vitin 2019 me burim të ardhura nga fondet e transferuar të llogarisë rrjedhëse (referim pikam dhe nga interesat bankare.

Shtesë 1 097 273 Lekë në llogarinë rrjedhëse të pagës, gjendja e të cilës në 31.12.2019 është 1 581 502 Lekë.

Kartë krediti Gold në një bankë të nivelit të dytë me limit shume 250 000 Lekë dhe me gjendje detyrim 0 Lekë në 31 Dhjetor 2019.

Vajza, Znj. Sonora Manja, llogari bankare panë një banke të nivelit të dytë me gjendje 45 000 Lekë në 31.12.2019, si të ardhura nga Bashkia e Tiranës për studentë ekselente.

Kredi bankare të marrë në 14.06.2018 në vlerën 2 000 000 Lekë, për blerje autoveture të tipit Mercedez Benz. Gjendja e detyrimit të likuiduar në vitin 2019 është në 448 188 Lekë dhe gjendja e detyrimit të pashlyer është 1 447 452 Lekë.

Bashkëshortja, Znj. Ermira Manja, pakësuar me 60 881 Lekë gjendjen e llogarisë bankare të pagës duke sjellë edhe mbylljen e llogarisë.

Bashkëshortja, Znj. Ermira Manja, gjendje të llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shuma 277 997 Lekë në 31.12.2019.

Llogari rrjedhëse në shumën 2 318 091. Shtuar gjatë vitit 2020 me 736 589 lekë.

Blerë automjet Mercedez Benz për vajzën, me vlerën 1 950 euro.

Llogari kursimi në shumën 975 058 lekë.

Likuiditet kesh në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura, nga paga, dieta, shpërblime, pjesëmarrje në komisione në shumën 2 385 935 lekë.

Kredi në shumën 2 000 000 lekë. Shlyer 448 188 lekë. Pa shlyer 1 057 022 lekë.

Gjendja e llogarisë së bashkëshortes, ERmira Manja në shumën 718 247. Shtuar përgjatë vitit 2020 me 440 250 lekë.

Fond Pensioni nga bashkëshortja në shumën 19 274 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 507 209 dhe nga shpërblimi në shumën 613 033 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga