LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Niko Peleshi vlerëson prefektin e Vlorës/ E kam parë për net të tëra pa gjumë

3 Shtator 2021, 10:30, Politikë CNA
Niko Peleshi vlerëson prefektin e Vlorës/ E kam parë për net

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka mbajtur një fjalim sot në Bazën Ajrore të Farkës, ku u organizua një aktivitet për menaxhimin e zjarreve.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi falenderoi të gjitha forcat që morën pjesë në shuarjen e zjarreve dhe tha se ka parë devocion tek puna e ushtarëve shqiptarë dhe zyrtarëve.

Ai nuk la pa vlerësuar edhe prefektin e Vlorës, Flamur Mamaj, për të cilin tha se ?Më ka prekur kur e kam parë net të tëra pa gjumë?.

Gjithashtu Peleshi theksoi se duhet punuar për një qasje të re të Mbrojtjes Civile dhe është rasti për të mbajtur shënime dhe të nxirren mësime nga ngjarjet e të shkuarës. ?Na duhet të reflektojmë, ne kemi mbajtur shënimet tona?, tha Peleshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga