Connect with Us

Lavrenti Beria, kush ishte shefi i frikshëm i policisë sekrete të Stalinit

Blog

Lavrenti Beria, kush ishte shefi i frikshëm i policisë sekrete të Stalinit

Publikuar

-

cna lajme blog

Gjatë Konferencës së Jaltës së vitit1945, Josif Stalin e etiketoi Lavrenti Beria njeriun e tij më të besuar, si “Hajnrih Himlerin sovjetik”para presidentit amerikan Frenklin D.Ruzvelt. Në biografinë e tij“Beria, togeri i parë i Stalinit” botuar në vitin, biografia Emi Najt e përshkruan Berian me të njëjtat tone si nazistin Herman Gëring. Në fakt Beria ishte një njeri shumë i dhunshëm, përgjegjës për mijëra vrasje.

Beria: Politikan komunist dhe drejtues i CHEKA-s, policisë sekrete sovjetike

Lavrenti Beria lindi më 29 mars 1899. Ai pati një edukim të fortë fetar sipas traditës ortodokse gjeorgjiane. Gjatë viteve 1915-1919 ai iu nënshtrua një trajnimi teknik. Në vitin e Revolucionit Rus, 1917, Beria iu bashkua degës bolshevike të Partisë Social Demokratike e Punëtorëve të Rusisë, një forcë politike që një vit më vonë e ndryshoi emrin në Partia Komuniste e Rusisë.

Në vitin 1921 ai u bë pjesë e CHEKA-s, policisë sekrete, në Gjeorgji.

CHEKA ishte akronim i “Komisioni të Jashtëzakonshëm për Luftën ndaj Kundër-Revolucionit, Spekulimit dhe Sabotimit”, dhe ishte paraardhëse e shërbimit sekret të mëvonshëm NKVD.

Beria ishte drejtues i CHEEKA-s në vitet 1923-1931. Duke qenë një mbështetës fanatik i stalinizmit, ai u bë pjesë e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste në vitin 1934, duke depërtuar kësisoj në qarqet më të larta politike të Bashkimit Sovjetik.

Karriera në NKVD

Shërbimi sekret NKVD, nën komandën e Nikollai Jezhovit, shkaktoi Terrorin e Madh të viteve 1937-1938 me urdhrin direkt të Stalinit. Ajo valë spastrimesh i kushtoi jetën miliona rusëve. Si shumë të tjerë, Jezhov u duk si shumë i fuqishëm në sytë e Stalinit, dhe për këtë arsye u eliminua.

Në gushtin e vitit 1938 Beria iu bashkua NKVD në postin e zëvendësit të saj. Shumë shpejt të gjithë mbështetësit e Jezhov u spastruan nga partia, dhe vetë Jezhov u poshtërua duke u ulur në detyrë. Në fund u ekzekutua. Beria zuri vendin e tij si drejtuesi i ri i shërbimit sekret.

Biografja Najt, në librin e shkruar mbi të e përshkruan Lavrenti Berian si një administrator shumë ambicioz, të pamëshirshëm, sadist dhe arrogant. Ai ishte i shëmtuar dhe i shëndoshë. Por pavarësisht nga pamja e tij e jashtme, intrigat e shumta dhe cinizmi i tij, Beria ishte njeriu inteligjent që mund të qeveriste mirë, dhe që nuk lejoi që ideologjia të mbizotëronte mbi praktikën politike dhe shoqërore.

Gjatë udhëheqjes prej tij të NKVD gjatë viteve 1938 deri sa vdiq në vitin 1953, policia sekrete fitoi shumë fuqi politike. Gjithashtu, kampet penale komuniste, Gulagët, u zgjeruan jashtëzakonisht dhe Beria inskenoi shumë gjyqe farsë për të eleminuar anëtarët e “dyshimtë” të partisë, shpesh me urdhër të Stalinit.

LEXO EDHE:  Rritja e populizmit/ Një kërcënim për institucionet demokratike?

Në atë periudhë, ndodhën shumë masakra, dëbime dhe tmerre të tjera. Pak njerëz mund ta dinë se Beria, bashkë me shkencëtarin Grigori Mairanovski, drejtuan një laborator sekret helmesh në zemër të Moskës gjatë viteve 1939-1951. Atje u testuan mbi të burgosurit politikë të gjitha llojet e helmeve, si gazi mustardë, ricina, digitoksina dhe akonitina.

Kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, dhe kur Gjermania naziste sulmoi Bashkimin Sovjetik në qershorin e vitit 1941 në kudër të “Operacionit Barbarossa”- e quajtur nga rusët si“Lufta e Madhe Patriotike”-Beria u ngarkua me detyra të reja.

Një Stalin tejet paranojak i dha atij kompetenca të gjera për të monitoruar dezertimet e supozuara nga radhët e Ushtrisë së Kuqe, dhe për të ekzekutuar gjeneralët“që nuk mund t’u zihej besë”. Që në vitin 1939, gjatë Luftës Dimërore Finlandë-Bashkimi Sovjetik, Beria artikuloi moton që do të çonte në ekzekutimin e mijëra njerëzve brenda ushtrisë:“Ushtari sovjetik nuk tërhiqet kurrë!”.

NKVD ndërhyri drejtpërdrejt në aktivitetin e Ushtrisë së Kuqe.

Ushtarët që tërhiqeshin  nga betejat ekzekutoheshin në prapavijë nga NKVD. Stalini e lejoi Berian të ndërhynte në vendimet e autoriteteve më të larta ushtarake të ushtrisë sovjetike.

Gjatë viteve 1942-1945, Beria vazhdoi të organizonte spastrime të shumë popullatave në Poloni dhe shtetet baltike, por edhe çeçenët dhe tartarët u dëbuan nga vendbanimet e tyre shekullore. Kjo fushatë solli dhjetëra mijëra viktima të tjera.

Në vitin 1945, Beria u emërua si një nga Dhjetë Marshallët e Bashkimit Sovjetik.

Në 1946 ai u bë pjesë e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Pas Luftës së Dytë Botërore, Lavrenti Beria u ngarkua me programin bërthamore rus, që solli edhe ndërtimin e armës bërthamore pak kohë pas amerikanëve.

Në fund, vetë Beria ra viktimë e paranojës në rritje të shefit të tij, Josif Stalinit. Ai mori frymë i lehtësuar kur Stalini vdiq më 5 mars 1953, dhe sipas disa bashkëkohësve, ai ishte shumë i ngadaltë dhe i paaftë për të ndërhyrë kur Stalini ishte në shtratin e vdekjes.

Ashtu si shumë shokë të partisë së tij, Lavrenti Beria nuk i shpëtoi paranojës së komunizmit. Më 26 qershor 1953, u akuzua për tradhti gjatë një mbledhjeje të rëndësishme, dhe se kishte bërë lëshime ndaj Perëndimit. Nikita Hrushov paraqiti një mocion mosbesimi ndaj Berias.

Mocioni u miratua, dhe Beria u arrestua menjëherë. Më 23 dhjetor 1953, një gjykatë e shpalli Berian fajtor dhe e dënoi me vdekje. Beria nisi të qajë dhe iu lut prokurorëve të kishin mëshirë. Por më kot, pasi po atë ditë u ekzekutua së bashku me 6 bashkëpunëtorët e tij të ngushtë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

E meta e madhe në luftën e Perëndimit kundër autokracisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Casey Michel “Foreign Policy”

Kur dëgjon atë që thonë politikanët perëndimorë, duket sikur demokracitë liberale gjenden në një luftë ekzistenciale kundër forcave të autokracisë, despotizmit dhe diktaturës në mbarë botën. Me këtë situatë përputhet dhe retorika e presidentit amerikan Xho Bajden, dhe synimi i tij për të organizuar Samitin global për Demokracinë.

Bajden dhe politikanët e tjerë perëndimorë që i bëjnë jehonë thirrjeve të tij, janë të saktë në diagnozën e tyre. Rritja e frymës jo liberale, autokracive dhe diktaturave gjithnjë e më agresive nga Pekini në Moskë, po zbehin përpjekjet demokratizuese në terren dhe janë duke kërcënuar rendin liberal.

Por përpjekjet e tyre për të penguar forcimin e mëtejshëm të autokracisë, kanë anashkaluar një aspekt përmes të cilit vetë demokracitë perëndimore u japin mundësi regjimeve të tilla që të lulëzojnë:ato u sigurojnë mjetet përmes të cilave kleptokratët në të gjithë botën fshehin dhe pastrojnë pasuritë e tyre të fituara përmes shkeljes së ligjeve.

Dokumentet e “Pandora Papers” të sapo publikuara, zbulojnë me detaje rolin jetik që luajnë vendet kryesore perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Francën dhe Gjermaninë në aftësimin e diktatorëve dhe autokratëve, duke lejuar lulëzimin e flukseve të paligjshme transnacionale të parave të gatshme.

Miliarda e miliarda dollarë janë derdhur në këto demokraci nga e gjithë bota, me industritë e shumta perëndimore që nuk janë në gjendje të kontrollojnë nëse pasuria rrjedh apo jo nga thesaret kombëtare të grabitura, nga pasuria e konfiskuar nga pakicat e shtypura, apo nga lloji i korrupsionit elitar që çon në kapjen e shtetit.

Kështu, u zbulua se diktatura në Azerbajxhan ka zhvendosur qindra miliona dollarë në Londër. Nuk ishte hera e parë që Londra – një qytet që duket gjithnjë e më shumë si i ndërtuar kryesisht falë përfitimeve nga pastrimi i parave – e gjeti veten në qendër të këtyre llojeve të flukseve të paligjshme.

Familja sunduese në Azerbajxhan ndoqi një model të konsoliduar:kompanitë anonime off-shore, blerjet anonime të pasurive të patundshme, dhe profesionistët ligjorë britanikë që ndihmojnë në ecurinë e këtij procesi. Po ashtu, pretendohet se kompanitë britanike kanë ndihmuar të dashurën e presidentit rus Vladimir Putin të bëjë një jetë luksoze.

Ndërkohë, Mbreti i Jordanisë Abdullah II-një njeri që ironikisht jep çdo vit një çmim për transparencën, rezulton se ka fshehur shumë pasuri të patundshme në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Edhe ish-diktatori i Kazakistani, Nursulltan Nazarbajev, një pionier i manualit modern të kleptokratëve, i kishte fshehur paratë në llogaritë e “gruas së tij të tretë jozyrtare” në parajsat fiskale.

Duke folur për Nazarbajev, mendja më shkon tek një nga ish-shkruesit e fjalimeve të tij, askush tjetër përveç ish-kryeministrit britanik Toni Bler, të cilit gjithashtu iu zbuluan pasuritë e fshehura.

Bler mund të mos jetë personi i parë që të vjen në mendje kur mendon për kleptokracinë moderne. Gjithsesi, ish-kryeministri britanik është shndërruar në një mazhordom në shërbim të politikanëve të tjerë perëndimorë që synojnë të përfitojnë sa më shumë nga këto mekanizma kleptokratikë.

Në vend se të veprojë si një forcë kundër këtij fenomeni dhe në dobi të demokratizimit apo transparencën financiare, Bler i ka kaluar vitet e tij post-kryeministrore duke fituar jo pak para për të promovuar regjimet e Kazakistanit, Azerbajxhanit dhe Serbisë, në mesin e një game të tërë autokracish të tjera.

Prandaj, nuk ishte shumë e habitshme që“Pandora Papers”, zbuloi se Bler ishte përfshirë në një operacion të fshehjes së të ardhurave me lidhje direkte me drejtuesit e diktaturës së Bahreinit. Por ndoshta nuk është e drejtë të shigjetojmë vetëm Blerin.

Tek e fundit, ai është angazhuar së bashku me shumë ish-udhëheqës të tjerë demokratikë,duke braktisur përpjekjet demokratizuese dhe duke u fokusuar më shumë tek pagesat e majme që marrin nga kleptokratët e lindjes. Ish-kancelari gjerman Gerhard Shrëder është bërë një nga promovuesit më të mëdhenj të Putinit në Perëndim.

LEXO EDHE:  Perëndimi po e injoron, por ISIS-i mund të ringrihet shumë shpejt

LEXO EDHE:  Po vjen Titanik II/ Ç’duhet të dini mbi anijen që po ndërtohet nga manjati australian Klajv Palmer



Ndërkohë ish-kancelari austriak Alfred Gysenbauer, ish-kryeministri italian Romano Prodi, dhe ish-presidenti polak Aleksander Kvashnjevski, kanë marrë gjithashtu fonde gjoja për të këshilluar diktatorët në rritje. Pra sërish, udhëheqësit demokratikë kanë hequr dorë nga çdo pretendim për të punuar në shërbim të interesave më të mira të Perëndimit, për demokracinë.

Përkundrazi, ata kanë krijuar një grupim të tërë të ish-udhëheqësve perëndimorë, që e kanë mendjen vetëm tek xhepat e këtyre figurave kleptokratike, dhe kjo në një kohë kur të njëjtat figura përdorin dhe abuzojnë për nevojat e tyre me mekanizmat lehtësues që i ka vënë në dispozicion Perëndimi.

Nga ana tjetër, edhe kur Perëndimi gjen guximin për t’i goditur këta despotë, le të themi përmes programeve të sanksioneve që synojnë të bllokojnë dhe shkatërrojnë rrjetet e tyre financiare,mekanizmat e parajsave fiskale u japin atyre mundësinë që t’i shmangin këto sanksione.

Ato i lejojnë figura të tilla të shmangin hetimet, të pengojnë çdo përpjekje për rikthimin e pasurive të grabitura, dhe të shijojnë frytet e sundimit të tyre brutale dhe pasi rrëzohen nga pushteti.“Princat e kuq” në Kinë dhe oligarkët në Rusi, biznesmenët pro-regjimit në Venezuelë dhe zyrtarë që mbështesin qeverinë në Iran, rrjetet e ekstremit të djathtë në Hungari dhe gangstero-politikanët në Azerbajxhan, që të gjithë ata mbështeten tek të njëjtat shërbime, rrjete, të njëjtat mekanizma të parajsave fiskale të ofruara nga Perëndimi.

Ne tashmë e dimë se çfarë duhet bërë. Çelësi është transparenca. Transparencë në lidhje me kompanitë, trustet dhe fondacionet. Transparencë sa i përket pasurive të patundshme, veprave të artit dhe produkteve luksoze.

Të kombinuara me rregullore të reja dhe të shtuara që synojnë të ashtuquajturit mundësues të parajsave fiskale në Perëndim – pra avokatët, kontabilistët, konsulentët etj – transparenca do të ndihmojë në nxjerrjen në dritë të diellit të këtyre rrjeteve financiare sekrete.

Vitet e fundit kemi parë disa përparime, përfshirë lëvizjen e qeverisë britanike që krijoi një regjistër publik të kompanive të caktuara. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja po ndërmarrin kohët e fundit hapa për të pastruar sektorët e tyre të kompanive off-shore.

Edhe Bashkimi Evropian ka vazhduar të ushtrojë presion për një mbikëqyrje shumë më të madhe rregullatore mbi avokatët dhe kompani të tilla. Të gjitha këto hapa janë të mirëpritura, por vështirë se gjendja mund të ndryshojë vetëm me to.

Pjesa tjetër e zgjidhjeve të propozuara më sipër, do të kërkojnë vullnet politik, dhe ndërgjegjësimin se sa qendror mbetet roli i Perëndimit në këtë aspekt.

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Franca, Gjermania dhe Balltiku:Të gjitha janë shtylla të ekonomisë së parajsave fiskale. Që të gjitha janë përdorur dhe abuzuar nga kleptokratët e botës. Dhe nuk ka asnjë arsye të mendohet se kjo do të përfundojë me zbulimet e fundit të“Pandora Papers”.

Shënim:Casey Michel, është një gazetare investigative, dhe autore e librit të ardhshëm “Kleptokracia americane:Si SHBA-ja e krijoi skemën më të madhe të pastrimit të parave”.

The Fatal Flaw in the West’s Fight Against Autocracy

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Dhjetë vrasësit më të mëdhenj të krimit të organizuar në histori

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

(Pjesa e dytë)

Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje televizive që flasin mbi mafien. Që të gjithë përpiqen të ofrojnë një përshkrim të thellë të stilit të jetës brenda pjesëtarëve të krimit të organizuar. Dhe popullariteti i tyre vetëm sa po rritet. Njerëzit janë të magjepsur pas kësaj mënyre jetese, dhe janë shumë kureshtarë të mësojnë më shumë rreth saj.

Nuk dihet me saktësi se çfarë e intrigon auditorin, por mund të jenë axhendat e fshehura, aktivitetet kriminale,apo jeta luksoze që bëjnë disa nga anëtarët e grupimeve mafioze.

Sido që të jetë e vërteta, një gjë është e sigurt:organizatat kriminale janë të rrezikshme, dhe nuk kanë frikë të vrasin cilindo që u prish punë. Por pse këta njerëz u bashkohen grupeve të tilla, dhe si nisi gjithçka? Ja cilët janë 10 nga vrasësit më famëkeq të mafies në histori:

Tomas Pitera

Tomas Pitera ishte një vrasës i pamëshirshëm që punonte për familjen e njohur mafioze

italo-amerikane Bonano në SHBA gjatë viteve 1980. Pitera ishte i njohur për aftësitë e tij luftarake, dhe kjo është arsyeja pse njihet me nofkën “Tomas Karate”. Disa pretendojnë se Pitera ka vrarë mbi 60 njerëz gjatë gjithë karrierës së tij kriminale.

Atij i pëlqente të mbante trofe nga secila prej viktimave të tij si bizhuteri dhe veshje, diçka që nuk është tipike për një pjesëtar të mafias. Pitera u kap dhe u dënua në vitin 1990 dhe sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg të Pensilvanisë.

Xhozef Barboza

 

Xhozef Barboza, ishte në fillim i njohur si një kuzhinier i shkëlqyer. Madje ai ishte diplomuar në një shkollë franceze të gatimit. Por nga mesi i të 20-tave, Barboza u bë pjesë e mafias në zonën e Nju Inglend në SHBA.

Ai fitoi pseudonimin “Kafsha”, pas një incidenti të ngjashëm me një nga skenat e filmit të famshëm “Goodfellas”. Ndërsa ishte duke pirë një natë në bar, një i moshuar i tha të mos bënte shumë zhurmë. Barboza i inatosure goditi me shuplakë, ndërsa shefi i tij e paralajmëroi që të mos e prekte kurrë më me duar një person të moshuar.

Por Barboza bëri të paimagjinueshmen, duke i kafshuar veshin dhe shkëputur një copë mishi nga faqja e tij. Ai u arrestua, por qëndroi vetëm 1 vit në burg pasi i dha policisë informacione për anëtarët e tjerë të mafias. Barboza u gjet i vrarë në vitin 1976jashtë shtëpisë së tij. Ai ishte qëlluar në gjoks me 4 plumba.

LEXO EDHE:  Si ishte jeta në haremin e Sulltanit, dhe roli i fuqishëm i grave në Perandorinë Osmane

LEXO EDHE:  Perëndimi po e injoron, por ISIS-i mund të ringrihet shumë shpejt

Roi DeMeo

 



Roi DeMeo, ishte drejtues i grupit famëkeq me të njëjtin emër“DeMeo”, një bandë vrasësish me pagesë. Gjatë viteve1973-1983, ai dhe bashkëpunëtorët e tij vranë 150-200 njerëz, kryesisht duke përdorur atë që disa e quajnë “Metoda e Binjakëve”.

Ai i joshte njerëzit të shkonin tek bari “Gemini Lounge”, ku një anëtar i grupit do t’i qëllonte në kokë me një pistoletë me silenciator, ndërsa një tjetër do t’i mbështillte menjëherë me një peshqir rreth kokës për të ndaluar gjakderdhjen. Pastaj DeMeo do t’i godiste me thikë në zemër për të ndaluar rrjedhjen e gjakut në kokë.

Më pas viktimat do të vareshin në banjo, derisa gjaku të kullonte plotësisht, dhe më pas

trupat e tyre dërgoheshin në depozitën e mbetjeve urbane në Bruklin, Nju Jork.

De Meo e krijoi atë metodë si një mënyrë të lehtë për të pastruar trupat. Për shkak se skema funksionoi në përgjithësi shumë mirë, FBI arriti që të gjente vetëm një pjesë të trupave të viktimave.

Xhovani Bruska

Xhovani Bruska, ishte një pjesëtar i rëndësishëm i mafies siciliane “Cosa Nostra” në Itali, duke pretenduar se ka vrarë deri në 200 njerëz. Ai mori nofkën “Derri” për pamjen e tij të çrregullt dhe sjelljen e egër. Në një rast Bruska vrau një informator të policisë, që ishte një djalë vetëm 11 vjeç.

Bruska u arrestua pas vrasjes së gjykatësit Xhovani Falkone, gruas së tij, si dhe 2 truprojave, në një sulm brutal me bombë. Pasi pranoi të bashkëpunojë më drejtësinë ai fitoi. Madje pretendoi se ish-kryeministri Silvio Berluskoni, paguante shuma të rregullta ndaj mafias.

Riçard Kuklinksi

Riçard Kuklinksi, është një nga vrasësit me pagesë më pjellorë që ka punuar ndonjëherë për mafian. Vrasjen e parë e kreu kur ishte vetëm 13 vjeç, ndërsa kur u kap u pohoi autoriteteve se kishte kryer mbi 250 vrasje. Ai vriste njerëz të pastrehë pa asnjë lloj arsyeje. Por sipas dëshmisë së tij, e bënte këtë për të praktikuar teknika të ndryshme vrasjesh.

Ai mori nofkën nofkën “Njeriu i Akullit”, pasi shpesh i ngrinte trupat e viktimave të tij, për të ngatërruar policinë në lidhje me kohën e saktë të vdekjes së tyre. Kuklinski u arrestua më në fund në vitin 1986, dhe u dënua me disa dënime të njëpasnjëshme me burgim të përjetshëm dhe vdiq në burg në vitin 2006.

10 Of Deadliest Mafia Hitmen In History

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Dhjetë vrasësit më të tmerrshëm të krimit të organizuar në histori

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

(Pjesa e parë)

Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje televizive që flasin mbi mafien. Që të gjithë përpiqen të ofrojnë një përshkrim të thellë të stilin e jetës brenda pjesëtarëve të krimit të organizuar. Dhe popullariteti i tyre vetëm sa po rritet. Njerëzit janë të magjepsur pas kësaj mënyre jetese, dhe janë shumë kureshtarë të mësojnë më shumë rreth saj.

Nuk dihet me saktësi se çfarë e intrigon auditorin, por mund të jenë axhendat e fshehura, aktivitetet kriminale, apo jeta luksoze që bëjnë disa nga anëtarët e grupimeve mafioze.

Sido që të jetë e vërteta, një gjë është e sigurt:organizatat kriminale janë të rrezikshme, dhe nuk kanë frikë të vrasin cilindo që u prish punë. Por pse këta njerëz u bashkohen grupeve të tilla, dhe si nisi gjithçka? Ja cilat janë 10 nga vrasësit më famëkeq të mafies në histori.

Abe Reles

Abe Reles ishte vërtet një vrasës i lindur. Ai ishte një njeri shumë i dhunshëm, me një temperament tejet të paparashikueshëm, dhe anëtar i organizatës famëkeqe “Murder, Inc”. Kjo e fundit ishte seksioni që kryente vrasjet në emër të mafies amerikane, dhe që besohet

se vrau deri në 1.000 njerëz në vitet 1930-1940.

Reles ishte i njohur për përdorimin e një kaçavide mbi viktimat e tij, të cilën ai e fuste në trurin e tyre përmes veshëve. Reles ishte një tip inatçor, dhe i përdorte vrasjet si një zgjidhje për zemërimin e tij. Në një rast ai vrau një punonjës të parkingut vetëm për mos-sjelljen shumë shpejt të makinës së tij.

Reles i shpëtoi dënimit me vdekje, duke i dhënë policisë informacione të detajuara mbi pjesëtarët e organizatës “Murder, Inc”. Por rrëfimi në polici ishte edhe fundi i tij. Mafiozët nuk i kanë qejf të penduarit, dhe në vitin 1941 Reles u gjet i vrarë në trotuarin jashtë hotelit ku banonte.

Salvatore Gravano

Salvatore Gravano i braktisi vjedhjet e vogla dhe përleshjet me grushte në rrugë, për



t’u bërë ushtari i mafiozit të njohur italo-amerikan Xho Kolombo në fundin e viteve 1960. Gravano ishte i vendosur t’i bënte përshtypje shefit të tij, duke kryer disa vrasje brutale, të cilat i dhanë atij respekt në radhët e mafiozëve.

Gravano i ngjiti shpejt shkallët e hierarkisë në familjen mafioze Kolombo, duke u bërë numri 2 i saj. Në një moment ai ngriti një biznes në fushën e transportit me kamionë, teksa në fshehtësi kryente kontrabandë. Dhe rezultoi të ishte një biznesmen i lindur. Shumë shpejt, Salvatore Gravano u shndërrua në një multimilioner.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Gjermani, do të diktojnë ritmin e ecjes përpara të Evropës

LEXO EDHE:  Ndërsa Ballkani po pret vaksinimin kundër Covid-19, rritet ndjeshëm lëvizja kundër tij

Sidoqoftë, kohët e mira nuk zgjatën shumë. Kur policia e arrestoi, Gravano e shiti partnerin e tij në biznesin e tij kriminal. Prandaj pavarësisht përfshirjes së tij në të paktën 19 vrasje, autoritetet në SHBA e dënuan në vitin 1994 me vetëm 5 vjet burg.

Sem De Stefano

Sem De Stefano e nisi karrierën e tij si një kriminel, dhe si një zbatues i “porosive” të vogla nga shefat e tij mafiozë. Por nuk kaloi shumë kohë para se t’i bashkohej bandës famëkeqe të Çikagos “Forty-Two Gang” vitin 1930. Disa vjet më vonë, ai u bë një nga xhelatët më mizorë të borxhlinjve të këqij, si të droguarit dhe varfrit.

Kur këta të fundit nuk arrinin të shlyenin në kohë borxhin, ai i çonte në “dhomën e provave të zërit” në bodrumin e tij, dhe i torturonte deri në vdekje. De Stefano provonte shumë kënaqësi duke  i vrarë viktimat e tij. Ai u arrestua me akuzën e vrasjes, por bashkëpunëtori i tij e vrau atë para se gjykata të jepte verdiktin e saj.

Frenk Abandando

Frenk Abandando, ishte një vrasës i pamëshirshëm me banim në Nju Jork. Ai thuhet se është përgjegjës për deri në 30 vrasje, por ka shumë të ngjarë të ketë kryer shumë të tjera. Ai i vriste shumicën e viktimave të tij duke i goditur me thikë në gjoks, por përdorte edhe objekte të tjera.

Abandando u arrestua në majin e vitit 1940, por nuk arriti që ta kuptonte seriozitetin e situatës ku ndodhej. Madje në një moment e kërcënoi hapur gjyqtarin e çështjes. Abandando nuk e dinte që Abe Reles kishte nisur të bashkëpunonte me policinë. Frenk Abandando u ekzekutua me vdekje në karrigen elektrike në vitin 1942.

Herri Shtraus

Herri Shtraus ishte një anëtar tjetër i “Murder, Inc”. Ai ishte anëtari më i dhunshëm i organizatës së killerave. Disa historianë të krimit, thonë se ai ka vrarë midis 50-100 njerëzve. Shtraus u arrestua plot 18 herë, por nuk u dënua asnjëherë deri në rënien e “Murder, Inc.” në vitin 1940. Gjatë gjykimit, përpjekja e tij për të dalë si mendërisht i paqëndrueshëm dështoi, dhe ai u ekzekutua në vitin 1941 në karrigen elektrike.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE