LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthesa e befasishme e motit/ Fundjava me shi, mos dilni pa çadra nga shtëpia

3 Shtator 2021, 13:26, Sociale CNA
Kthesa e befasishme e motit/ Fundjava me shi, mos dilni pa çadra nga

Të gjithë ata që kanë planifikuar pushime në fundjavë, duhet të marrin masa, pasi temperaturat do të bien.

Parashikimi vjen nga MeteoAlb, i cili saktëson se në fundjavë edhe në qendër e kryesisht në Elbasan, pra jo vetëm në zonat maloren do të ketë rrebeshe shiu.

Meterologia Lajda Porja nga MeteoAlb, na njeh me detajet nga moti në fundjavë.

?Shqipëria ka vijuar në ndikimin e kushteve të motit të kthjellët.

Kthellimet kanë qenë prezente që në orët e para të mëngjesit, vranësirat do të jenë shumë pak të pranishme.

Parashikohet që në fundjavë , dita e shtunë të sjellë vranësira më të dukshme, ku në ekstremin verior do të ketë edhe rrebeshe aftashkurtra shiu.

Ndërsa dita e Diel do të ketë zhvillim të vranësirave në të gjithën pjesën Lindore duke bërë që reshjet të jenë të pranishme.

Madje parashikohet që rrebeshe afatshkurtra shiu të ketë edhe në zonat qendrore, kryesisht  në Qarkun e Elbasanit?, shprehet Porja.

Sipas saj, përsa i  përket vlerave termike, temperaturat e ajrit do të vijojnë relativisht të freskëta në mëngjes , jo më shumë se 12 gradë, por maksimalja pritet që sot dhe nesër të jetë edhe 32 gradë.

?Dita e Dielë do të sjellë edhe një rënie të lehtë të temperaturave duke bërë që temperatura maksimale në të gjithë vendin të zbresë në 30 gradë?, ka thënë më tej ajo./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga