Connect with Us

KLSH në aksion/ I “kërcet dhëmbët” Qeverisë, gati 80 dosje në prokurori e SPAK, luftë me korrupsionin dhe brenda vetes

Aktualitet

KLSH në aksion/ I “kërcet dhëmbët” Qeverisë, gati 80 dosje në prokurori e SPAK, luftë me korrupsionin dhe brenda vetes

Publikuar

-

cna news, cna lajme, cna politike, lajme cna

Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni kushtetues, i cili paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë, për të kontrolluar menaxhimin e tyre, duket se është kthyer në aksion.

Pas largimit të Bujar Leskaj, në një periudhë të gjatë dhe zgjedhjes në krye të tij të Arben Shehut, dhe pas një periudhe të qetë “furtuna” mesa duket ka filluar.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showNjë “furtunë” që dikush nuk e ka besuar është dukur se ka qënë thjeshtë një lëvizje drejtuesish, kështu ka ecur KLSH-ja, e të tjera si këto.

Por, mesa duket gjërat janë më serioze.

Faktet flasin për këtë. Dje KLSH nëpërmjet një njoftimi kishte ofruar hapësirën e saj për qytetarët dhe për vetë zyrtarët, të cilët do denonconin strukturat e KLSH-së, të cilat mund të abuzonin apo dyshoheshin se ishin përfshirë në problematika korruptive.

E qartë kjo, për punonjësit e saj. Që do të thotë “kujdes, hapni sytë, jeni për të kontrolluar, jo për t’u korruptuar, jeni për të kapur të korruptuarit, dhe për t’ çuar ata sipas përgjegjësisë ligjore deri në prokurori”, pasi nuk është KLSH-ja që dënon, por është gjykata.

Por, një gjë ka më shumë rëndësi. Beteja me veten është më e vështira. Dhe mesa duket, Arben Shehu ka zgjedhur fillimisht të shohë fort tek strukturat e tij dhe më pas të ecë, edhe duke u përballur me qeverinë.

Mesazhi përtej vetvetes ka qënë thelbësor, edhe menjëherë pas shpalljes së Qeverisë. Në një reagim të KLSH-së, të vetë kreut të saj Arben Shehu, bëhej një apel për ministrat e rinj. Të tregoheshin të kujdesshëm, të zbatonin procedurat, të zbatonin vetëm ligjin dhe ti shmangeshin korrupsionit. Pasi KLSH do të ishte aty.

Në fakt KLSH, ka qënë aty, por me më pak zhurmë.

Ka disa dosje të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Ministrinë e Brendshme, ka njerëz që ndodhen pas prangave, ka hetime të forta nga SPAK, ka edhe të tjerë që ndodhen në dosjet dhe ndoshta shumë shpejt do të shkojnë përballë drejtësisë.

Janë dhjetëra dosje të tjera, mbi 80 ndoshta, me problematika të marra nga të gjitha institucionet. Nga kontrollet e bëra nga KLSH-ja, ku janë gjetur shkelje proceduriale, ku janë gjetur abuzime me tendera, abuzime të drejtuesve, pagesa, e të tjera si këto. Para të keqpërdorura të qytetarëve shqiptarë.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Nanos/ ”Rama më kall datën, të hedh si bisht cigareje”

E pra, KLSH duket në aksion.

Me një dalje të fortë kundër Qeverisë, dhe një paralajmërim për ministrat e rinj.

Me një dalje të fortë brenda strukturave të saj dhe paralajmërim pë rata që duan të mbrojnë dhe të kontrollojnë pasuritë e shqiptarëve.

Me një dalje të fortë duke çuar ditë pas dite, dosje të tëra në SPAK dhe prokurori për të hetuar korrupsionin e zyrtarëve.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showPërtej dosjeve që flet SPAK me zë të lartë, është KLSH-ja.

Në shumë institucione, ndoshta kishte rënë reputacioni i kontrollit që bëhej nga KLSH, por sot mesa duket faktet po flasin se kemi një institucion tjetër në betejë dhe luftë kundër korrupsionit.

Pas SPAK-ut, të shumëpritur që lufton penalisht, është tashmë KLSH-ja, e cila nëpërmjet strukturave të saj ligjore auditon dhe po çon drejt drejtësisë me dhjetëra apo qindra zyrtarë të korruptuar.

Një tjetër institucion duket në aksion.

Pra, KLSH-ja duket se me shpejtësi, si një makinë e re që garon me kohën e lënë pas, po nxiton për të rritur shpejtësinë që duhet të ketë lufta ndaj korrupsionit. Që duhet të ketë lufta ndaj abuzuesve në strukturat e shtetit, me taksat e shqiptarëve dhe këto nuk fillojnë thjeshtë dhe vetëm me disa kontrolle sot, por ka me dhjetëra kontrolle dhe skandale, që KLSH jo vetëm i ka çuar në SPAK, por ka përgatitur dosje të mirëfillta hetimore, me fakte të cilat kryqëzojnë zyrtarët e korruptuar.

Një dritë po duket në tunel, aksioni i KLSH-së duket shpresëdhënës. Tani kemi më shumë institucione në luftë kundër korrupsionit dhe mesa duket KLSH vërtetë e ka seriozisht.

Është koha për të pasur zyrtarët vërtetë kujdes. Jo thjeshtë për t’i trembur sepse do shkojnë në SPAK, por thjeshtë dhe vetëm për të respektuar ligjin dhe për të mos abuzuar, sepse në të kundërt nuk do jetë vetëm SPAK, por edhe KLSH-ja me auditin e saj, e cila nuk do t’i lërë pa përgjegjësi dhe pasoja të mëdha ligjore./CNA.al

Ilaçe dhe ushqime të skaduara në burgje/ KLSH zbulon skandalin

KLSH i shpall “luftë” abuzuesve brenda institucionit

Paralajmërimi i fortë i kreut të KLSH/ Mesazh për ministrat e Qeverisë “Rama 3”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

BE kërkon hetime ndaj akuzave për dëbimet e dhunshme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policët kanë dëbuar me dhunë emigrantët në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, por edhe në Greqi, thuhet në disa video. Brukseli tani kërkon sqarime shtesë të këtyre kritikave.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar Kroacisë dhe Greqisë të hetojnë dëbimet e paligjshme të azilkërkuesve (pushbacks) në kufijtë e tyre. Brukseli shprehet “thellësisht i shqetësuar” për njoftimet e mediave, sipas së cilave refugjatët janë dëbuar, disa edhe me dhunë, deklaroi Komisionerja e Brendshme e BE -së Ylva Johansson në Bruksel.

Gazetarët hulumtues të revistës “Der Spiegel” dhe të disa mediave nga vendet e tjera të BE-së kanë filmuar ndërhyrjen e policisë kroate dhe njësive speciale greke, të cilat kanë dëbuar me dhunë persona që kanë kaluar kufijtë e tyre. Forcat rumune të sigurisë përmenden gjithashtu në këto raportime.

Fotografitë e paraqitura në televizionin kroat tregojnë se si njerëz të maskuar, me sa duket anëtarë të policisë kroate, po i kthejnë nga territori kroat emigrantët në Bosnjë-Hercegovinë me shkopinj. Regjistrimet e mëtejshme tregojnë se si refugjatët merren me furgona dhe sillen ilegalisht përtej kufirit. Këto janë “pushbacks” të paligjshme.

Dëmtimi i BE-së



Disa nga këto informacione janë tronditëse, tha Johansson. Ka shenja të dhunës së orkestruar në kufijtë e jashtëm të BE-së. Akuza të tilla “dëmtojnë vërtet reputacionin tonë si Bashkim Evropian”. Provat bindëse treguan gjithashtu keqpërdorimin e fondeve të BE-së, pasi operacionet e rojeve kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së financohen pjesërisht nga Brukseli. Kjo duhet të hetohet, kërkoi Johansson. Kjo çështje u trajtua edhe në një takim të ministrave të brendshëm të BE të premten, së bashku me ministrin grek të Migracionit Notis Mitarachi dhe ministrin e Brendshëm kroat Davor Bozhinoviq.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Zbulohen dy lëvizjet e radhës të Ramës/ Ja çfarë do të ndodhë pas të hënës

LEXO EDHE:  “Mbyllet qepeni hapet i-phoni”/ Çfarë fshihet pas propozimit të Ramës për bixhozin

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se Kroacia respekton ligjet e saj dhe rregulloret ndërkombëtare. Por ai shtoi, se “si çdo vend tjetër, është detyra jonë të mbrojmë kufirin tonë dhe të ndalojmë migrimet ilegale”. Ministri i Brendshëm Bozhinoviq tha se nuk ka vend për dhunë në policinë kroate. Autoritetet do t’i hetojnë raportet. “Një ekip ekspertësh është në vend sot për të gjetur se çfarë ndodhi, kush u përfshi në këtë ngjarje dhe ku ndodhi”. Pas përfundimit të raportit, Zagrebi do të vendosë për hapat e mëtejshëm.

Kontradiktat nga Greqia

Ministri grek i Migracionit Mitarachi ka protestuar me forcë. Ai ka kundërshtuar fajësimet e vazhdueshme ndaj Greqisë. “Kufijtë grekë janë kufijtë e BE-së dhe ne veprojmë brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar dhe evropian për t’i mbrojtur ata.” Greqia ka mohuar vazhdimisht dhe sistematikisht fajësimet e ngjashme në të kaluarën.

Kroacia dhe Greqia janë në rrugën ballkanike, e cila përdoret nga emigrantët që ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë drejt Evropës Perëndimore. Emigrantët përpiqen të hyjnë në Kroaci kryesisht nga Bosnja, në Greqi mbërrijnë nga deti dhe toka nga Turqia. Rojet kufitare kroate janë akuzuar vazhdimisht për dhunë kundër emigrantëve. Në Greqi, thuhet se rojet bregdetare janë në veçanti të dhunshme, ose të paktën jashtëzakonisht të pamëshirshme, ndaj anijeve me refugjatë./DW

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditet Shkodra/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset 24 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mëngjesin e sotëm, në spitalin Rajonal në Shkodër ka shkuar për ndihmë mjekësore, shtetasi me inicialet I.M, 24 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, 24 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.



LEXO EDHE:  Ekskluzive-Zbulohen dy lëvizjet e radhës të Ramës/ Ja çfarë do të ndodhë pas të hënës

LEXO EDHE:  “Shpërdorim detyre, tendera korruptiv”/ Blendi Gonxhe paditet në SPAK

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes“, njofton policia./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E kërcënonte se do t’i publikonte fotot intime në rrjetet sociale / E pëson keq i riu në Durrës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një 26 vjeçar , i shpallur në kërkim është arrestuar pasi shantazhonte dhe kanoste një shtetase se do t’i publikontre fotot intime në rrjtete sociale.

26 vjeçari në këmbim i kërkonte shtetases para.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”.

Gjatë kapjes dhe ndalimit nga forcat e Policisë, ky shtetas po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pagesa e fundit”.

Operacioni i zhvilluar nga sektori  i Hetimit të Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në bashkëpunim me Forcat Operacionale në DVP Durrës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.



Gjatë operacionit kapet dhe vihet në pranga 26 vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim  pasi shantazhonte dhe kanoste një shtetase duke i marrë vlera monetare.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi vlere monetare.

Strukturat hetimore  të DVP Durrës në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa e fundit”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, pasi në mënyrë të përsëritur, ka shantazhuar dhe kanosur një shtetase, duke i kërkuar shuma të ndryshme të vlerave monetare ose në  të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.

Gjatë kapjes dhe ndalimit nga forcat e Policisë, ky shtetas po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE