LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jep dorëheqjen, je bashkëpunëtor i Ramës”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën, i kujtojnë pazaret për kunatin

3 Shtator 2021, 09:36, Politikë CNA

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama shpalli qeverinë e re, ku në fakt binte në sy edhe rikonfirmimi i shumë ministrave të kabinetit ?Rama 2?.

Pas shpalljes së qeverisë, reagoi edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se PD ka depozituar qindra padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për ?masakrën zgjedhore?.

Sipas Bashës, për Partinë Demokratike, raporti i OSBE/ODIHR është konfirmim i asaj që ata kanë denoncuar.

Por, pas këtij postimi ndjekësit e tij në rrjetet sociale kanë shpërthyer në komente, duke e akuzuar Bashën si bashkëpunëtor të kryeministrit Edi Rama.

?Te Rama 3 e meriton një post zëvendminister se keni kontribuar shumë. Ti po e mban gjallë ?Ramen 3? dhe po i fal mandatin për ?Rama 4?.-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan ?E pra z.Basha edhe ju mjaft ngelet duke na thënë se këta kanë bërë kështu e ashtu. Jemi në një pikë kritike. O zgjidhe lemshin o lëri drejtimin dikujt që ka këllqe për këtë punë?.

Gjithashtu një tjetër qytetar akuzon Bashën, se ka bërë pazare, për kunatin e tij.

?Leri përrallat, ke 9 vjet që e ke lënë vendin pa opozitë, bën vetëm pazare ekonomike për kunatin??legen?-shkruan qytetari.

?Keni humbur zgjedhjet, jepni dorëheqjen sot. Ende është kohë e mirë për ju që të bëni gjënë e duhur. Mungesa e aftësive tuaja po a vret partinë. Për sa kohë që ju jeni ende “në pushtet”, PD po vdes një vdekje e ngadaltë. Edhe pse i vonuar, është ende koha perfekte për të shkuar. Dorëhiquni sot, nesër ose pasnesër. Dorëhiquni të paktën brenda një jave.?-shkruan një tjetër.

Po ashtu një tjetër shkruan ?Basha është bashkëautor me ndyresitë e Ramës, se ndryshe e kishte shporrur nga pushteti. A pyeten talebanët, për qeverinë,që financonte amerika? Ndërsa këtu, Amerika, jo vetëm nuk financon, por zhvate fitime nga nafta etj. Basha, na bënë teorizime, se natyrisht, merr super rrogë nga shteti,bashkë me lakejtë e tij.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga