LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitja e makinave/ Policia edhe dështimet i trumbeton si aksione të suksesshme

3 Shtator 2021, 07:28, Kronika CNA
Grabitja e makinave/ Policia edhe dështimet i trumbeton si aksione të

Vjedhjet e automjeteve janë kthyer në një fenomen shqetësues në Tiranë.

Por, numri i vjedhjeve të zbardhura nga Policia është i ulët.

Është vetë Policia që raporton se ka zbardhur dhe dokumentuar vetëm 6 vjedhje të baterive të automjeteve, të ndodhura gjatë muajve janar, maj dhe shtator.

?Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bateristi”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetasve: A. M., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Rr., 21 vjeç?, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 6 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Me datë 08.01.2021 kanë vjedhur 4 bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit B. A;

Me datë 21.05.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit karrotrec në pronësi të shtetasit D. A;

Me datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit A. O;

Me datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Q. Ll;

Me datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Sh. D;

Mëedatë 02.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit M. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 23 bateri makinash, si dhe automjetet e përdorura nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip ?Ford? në posedim të shtetasit E. A dhe automjeti tip ?Smart? në posedim të shtetasit A. M./CNA.al

Lajmet e fundit nga