LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ervin Salianji si Ben Blushi/ Akuza Niko Peleshit për pesticidet

3 Shtator 2021, 17:07, Aktualitet CNA
Ervin Salianji si Ben Blushi/ Akuza Niko Peleshit për pesticidet

Opozita ka filluar të flasë njësoj si ish-deputetë apo media që mbështetin publikisht kryeministrin Rama apo Rilindjen.

Sot në një postim në rrjetet sociale Ervin Salianji i çështjes Babale ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi me të njëjtat terma që përdorte ndaj tij Top Channel i drejtuar nga Ben Blushi.

Blushi dhe Peleshi njihen për përplasjen e tyre pasi ish socialisti që themeloi partinë Libra nuk u bë dot kurrë ministër apo drejtues në qeveri, pasi Rama e la në hije sepse ja njihte stilin dhe intrigat.

Por ai s?mund të pranonte kurrë që një politikan tjetër i reklamuar dhe mbështetur prej tij të dilte sipër dhe Blushi të ngelej në hije.

Sapo Blushi shkoi në Top Channel në emër të gjoja investigimeve e parimeve mediatike filloi sulmet ndaj Peleshit për qëllimet e tij dhe inatet personale.

Sot më gjuhen e Ben Blushit për inatet ndaj ish bashkëpunëtorit tij flet edhe Ervin Salianji i opozitës.

Duket se teatri është sa qesharak aq dhe i neveritshëm, një opozitë që përdor akuzat e lodhura e të montuara mediatikisht nga një konflikt i kërkuar nga një politikan i dështuar dhe shumë akuzuar rikthyer në fushën e medias.

Ervin Salianji do bënte mire të nxirrte denoncimet e vërteta për pesticidet, bëra në media por aty ai hesht.

Pse nuk e dimë, fakt është që PD s?ka reaguar kurrë për të vërtetën e pesticideve kineze në Shqipëri.

Ndërsa sot në skenë sjell akuzat e Top Channel dhe Ben Blushit duke i përdorur si sulme ndaj ministrave të Ramës.

Babalo politika duket se shkon përtej imagjinatës njerëzore.

Ja debati prej para 3 vitesh:

Në qërshor të vitit 2018, Top Channel akuzoi Ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi se urdhëroi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit futjen pa u regjistruar në doganë të një kimikati që përdoret kundër insekteve të qershive.

Bëhet fjalë për ?Silicon Mix?, një kimikat që sipas urdhërit të Peleshit nuk është pesticid, por pleh.

Në kronikën e Top Channel, me anë të kamerës së fshehtë transmetohej një filmim nga farmacia bujqësore që e shiste kimikatin për pesticid, ndërsa një eksperte e laboratorit që varej direkt nga ministria konfirmonte se bëhej fjalë për një pesticid.

AKU e kishte bllokuar kimikatin, por me urdhërin e Peleshit, situata kishte ndryshuar. Në reagimin e Ministrit të Bujqësisë, citohet ligji ku bazohet kërkesa e Peleshit për AKU: ?Plehrat EC FERTILIZER, si preparati për të cilin ben fjalë lajmi, sipas legjislacionit në fuqi, Ligji 10 390 datë 3.3.2011, neni 4 pika 2, germa a, lejohen të qarkullojnë lirshëm në treg, pra pa qënë të detyruar të regjistrohen?.

Megjithatë Top Channel nuk e ndali sulmin me kaq. Pas kronikave seri, ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi u thirr edhe në prokurori, se lejoi të futen në vend pesticide të dëmshme ndersa AKU u gjobit me 60.000 lekë dhe duke  bllokuar dhe 4600 litra nga ky kimikat./CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga